Connect with Us

Sekuestrohen 86.740 paund në Portin e Durrësit/ Ndalohet një person

Kronika

Sekuestrohen 86.740 paund në Portin e Durrësit/ Ndalohet një person

Publikuar

-

86.740 paundë janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit.

Mësohet se 86.740 paundët janë gjetur në një mjet, i cili ishte bllokuar mbrëmjen e djeshme.

Policia ka vënë në pranga shoferin e furgonit Enes Haxhiun, 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjatë kontrollit të kryer në furgon, në një televizor, u konstatuan 16 pako me para, paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

LEXO EDHE:  Terrorizoi banorët e Elbasanit/ Kush është 45-vjeçari në arrati që kundërshtoi urdhrin e policisë

Kujtojmë këtu se dje, në Portin e Durrësit u kap edhe një sasi prej 324 kg kokainë që vinte nga Maqedonia e Veriut dhe kishte destinacion Italinë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Publikuar

-

Nga

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Një 65-vjeçar është vënë në pranga në policisë në Peqin, dhe një 60-vjeçar është proceduar penalisht.

Ata akuzohen se shfrytëzonin në mënyrë të paligjshme inerte dhe penguan rrjedhën natyrale të lumit Shkumbin.

Të arrestuarit janë shteati me inicialet  E.M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi  D.Z., 60 vjeç, banues në Peqin, pasi nē fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

LEXO EDHE:  Terrorizoi banorët e Elbasanit/ Kush është 45-vjeçari në arrati që kundërshtoi urdhrin e policisë

LEXO EDHE:  Video-Shpejtësi skëterrë në aksin Tiranë-Durrës/ Policia nuk fal as për Shën Valentin, ndëshkon shoferët “rebelë”

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Librazhd.

Policia njofton se një 30-vjeçar me inicialet D. D ka varur veten në një pemë në afërsi të banesës së tij, në fshatin Dardhë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Librazhd / Informacion paraprak

Më datë 25.07.2021, rreth orës 17:40, është gjendur nga familjarët i vetëvarur në një pemë në afërsi të banesën pa shenja dhune shtetesi D.Duka rreth 30 vjeç, banues në fshati Dardhë, Librazhd.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha, simboli i gënjeshtrës/Si i harroi zullumet e qeverisë Rama

LEXO EDHE:  Parandalohet ngjarja kriminale në Korçë/ Arrestohet në flagrancë 66-vjeçari

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkrumbohet nga flakët një banesë në Durrës

Publikuar

-

Nga

Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen nr.18 në Durrës.

Policia njofton, se është shkrumbuar banesa e pabanuar e shtetasit F. B., 80-vjeç.

Për fat të mirë, veç dëmeve material nuk ka raportime për të lënduar.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

LEXO EDHE:  U gjet i pajetë në banesë me plumb në trup/ Policia jep detaje për ngjarjen e rëndë në Tiranë

LEXO EDHE:  14 kallëpë tritoli në oborrin e banesës/ Arrestohet i riu në Kamëz 

Më datë 25.07.2021, në orën 16:05, në lagjen nr.18, Durrës, ka rën zjarr në banesën e pabanuar të shtetasit F. B., rreth 80 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

 

LEXO TE PLOTE