Connect with Us

Ronaldo i vogël me Gjermaninë, por vrasës me Nojerin

Sport

Ronaldo i vogël me Gjermaninë, por vrasës me Nojerin

Publikuar

-

Mund të ketë më shumë se një analizë për çdo fakt. Gjithmonë varet nga këndi i vështrimit me të cilin e shohim.

Ronaldo nuk ka shënuar kurrë për Gjermaninë. Kjo është e vërtetë, është diçka të cilën gazetarët gjermanë e përsërisin pa pushim. Sa herë që Portugalia dhe Gjermania janë përballur me njëra-tjetrën, Nojer gjithmonë është imponuar kundër Ronaldos. Kjo është e vërtetë. Kapiteni i kombëtares portugeze është përballur katër herë kundër gjermanëve, gjithmonë në fazat finale në turnetë e mëdhenj, duke mos u shënuar asnjëherë.

Kështu ishte në Botërorin e 2006-ës, Europianit 2008, atij 2012 dhe Kupës së Botës në 2014-ën. CR7 ishte 360 minuta në fushë duke mos tundur asnjëherë rrjetën e “Pancerave”. Është e vërtetë. Ai madje kurrë nuk ka marrë qoftë edhe një barazim, dhe kjo është e vërtetë. Por, ashtu si çdo gjë tjetër në jetë, ka gjithmonë një kënd tjetër vështrimi. Këtë herë ka të bëjë me Manuel Nojerin, kapitenin e kombëtares gjermane.

35- vjeçarin, 193 centimetra, kampion bote në 2014-ën dhe 101 ndeshje me Gjermaninë. Epo, Ronaldo nuk ka shënuar as më shumë dhe as më pak se 9 gola kundër tij. Është e vërtetë, nëntë ose “Neun” nëse Nojer do ta lexonte këtë shkrim. Gjithçka nisi në prill të 2012-ës në çerekfinalen e dytë të Champions-it Real Madrdid-Bajern. CR7 shënonte në minutën e 6’ dhe më pas të dytin pas një asisti të Ozilit. Dy vite më pas në gjysmëfinale të Champions-it, ai shënoi edhe dy gola të tjerë në “Allianz” ndaj bavarezëve.

Tri vite më pas, më saktësisht në 12 prill 2017, Ronaldo shënoi dy herë duke kthyer rezultatin në favor të skuadrës së tij, në portë, Manuel Nojer. Gjashtë ditë më vonë, në 18 prill 2017 erdhi dhe tregolëshi i parë për Ronaldon kundër Nojerit. Portugezi ishte i pandalshëm duke u bërë një makth për gjermanin, të cilin do ta takojë edhe sot, sërish në shtëpinë e këtij të fundit dhe pse për një kompeticion të ndryshëm. Por, Nojer e di shumë mirë se kë do të ketë përballë, ashtu si dhe Ronaldo, skuadrën me të cilën do të ndeshet.

Dy pole të ndryshme perceptimi, por me një këndvështrim të njëjtë. Të dy ndiejnë peshën e golave. Njëri i shënon dhe tjetri i ndal. Të dy nga më të mirët në rolin e tyre, idhuj të shumë tifozëve, disa me doreza portieri dhe disa të tjerë me këpucë dhe fanellë me numër 7. Prozhektorët në Mynih do të shndrijnë më shumë te hija që i përndjek këta lojtarë. Spektakli është i garantuar. Kur në skenë shfaqen më të mirët, na mbetet vetëm ta shijojmë dhe të shpresojmë që në fund të 90 minutave ankthi, brohoritjet dhe koha e shpenzuar para televizorit ia vlejti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Zhvilloi një super Europian, Juventusi rinovon me Kielinin

Publikuar

-

Nga

Xhiorxhio Kielini do të vazhdojë të luajë me Juventusin. Telenovela ka marrë fund sot zyrtarisht, teksa klubi bardhezi ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratën e mbrojtësit i cili ishte kapiteni i Italisë në Euro 2020. Kontrata e futbollistit kishte përfunduar në qershor dhe palët nuk ishin ulur në tavolinën e bisedimeve, duke hapur skenarë të ndryshëm e spekulime në media. Por me sa duket gjithçka është shtyrë vetëm për të mos shqetësuar Kielinin gjatë pushimeve, pasi me përfundimin e tyre, mbrojtësi ka hedhur shpejt firmën në kontratë.

Ajo që pakkush priste ishte në fakt kohëzgjatja e kontratës. Për rinovimet e “veteranëve”, Juventusi ka përdorur zakonisht strategjinë e firmës për vetëm një sezon. Por klubi bëri të ditur se Kielini ka rinovuar deri në qershorin e vitit 2023 me Juventusin, për dy sezonet e ardhshme. Një mesazh i qartë për ata që dyshuan në vazhdimin e bashkëpunimit, por edhe i vetë mbrojtësit 36-vjeçar i cili me sa duket kërkon që të jetë protagonist edhe në Botërorin 2022 me fanellën e Italisë.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Arrihet akordi, Messi rinovon për 5 vite me Barçën, pritet vetëm zyrtarizimi

Publikuar

-

Nga

Lionel Messi ende nuk dalë në stërvitje me Barcelonën për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, por rinovimi i kontratës së yllit argjentinas me klubin blaugrana është vetëm çështje ditësh.

Sport.es raporton se akordi mes 6-herë fituesit të Topit të Artë dhe presidentit të Barçës Joan Laporta është arritur.

Messi ka pranuar të reduktojë në masën 50% pagën aktuale për të qëndruar te Barcelona, duke rinovuar për 5 vitet e ardhshme.

Media katalanase raporton se zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës do të vijë brenda kësaj jave. Messi vazhdon të shijojë pushimet dhe rikthimi në “Camp Nou” do të nisë me firmëm mbi kontratën e re me klubin e jetës.

LEXO TE PLOTE

Sport

Teuta godet në merkato, merr një sulmues holandez dhe Pano Qirkon!

Publikuar

-

Nga

Teuta godet sërish në merkato. Kampionët e Shqipërisë kanë arritur akordin me sulmuesin holandez Arsenio Valpoort kalimi i të cilit te durrsakët është vetëm çështje ditësh pasi marrëveshja është mbyllur. 28-vjeçari tulipan vjen nga kampionati qipriot teksa në sezonin e fundit mbajti veshur fanellën e Ermis në elitën e futbollit të shtetit ishullor me të cilët u aktivizua në 15 takime duke realizuar dhe 2 gola. Valpoort nga 1 korriku ishte një lojtar i lirë në treg ndërkohë që karrierën e tij e ka nisur te Herenveen me të cilët ka debutuar edhe në Eredivisie ndërkohë që në Holandë ka spikatur më shumë me skuadrat e RKC Waalwijk dhe Almere City në Eerste Divisie.

Në karrierën e tij Valpoort ka shëtitur shumë teksa është aktivizuar edhe me Ferencvaros në Hungari, Beitar Jerusalem në Izrael, Busan IPark në Korenë e Jugut dhe Roeselare në Belgjikë. Te Teuta Valpoort do të zëvendësojë Taulant Seferin i cili pas ndeshjeve të Europës do të rikthehet te Tirana por edhe Blerim Krasniqin që ka gjetur pak hapësira dhe me shumë gjasa do të transferohet te Gjilani në Superligën e Kosovës. Ndërkohë drejtuesit e klubit bregdetar kanë arritur akordin me Bylisin edhe për afrimin e Pano Qirkos. Gardiani i cili spikati me ballshiotët sezonin e shkuar do të transferohet te Teuta për një vlerë financiare që nuk bëhet e ditur ndërkohë që ballshiotët do të ruajnë edhe një përqindje të kartonit në rast rishitjeje në të ardhmen. Te djemtë e detit Pano Qirko do të marrë vendin e Stivi Frashërit i cili pas ndeshjeve të Europës do të transferohet te Ballkani në Kosovë.

LEXO TE PLOTE