Connect with Us

REPORTAZH- Piktori i mozaikëve që ngjyrosi Shkodrën/ Myftar Cubi, mjeshtri i pikturave me gurë

Në QYTETIN tim

REPORTAZH- Piktori i mozaikëve që ngjyrosi Shkodrën/ Myftar Cubi, mjeshtri i pikturave me gurë

Publikuar

-

REPORTAZH- Piktori i mozaikëve që ngjyrosi Shkodrën/ Myftar Cubi, mjeshtri i pikturave me gurë

Piktori i mozaikëve, mjeshtri i pikturave me gurë pas suksesit në shumë vende vendosi që të hapë një ekspozitë në Shkodër, qytetin që artisti e cilëson si të tijin për shkak se vendlindja e tij është Malësia e Madhe.Foto ekspozita

Në këtë ekspozitë të punimit të mozaikëve artisti i mirënjohur nuk doli nga natyra e tij duke sjellë portrete, figura historike kombëtare, imazhin e femrës apo edhe erosin. Drejtori i “Galerisë së Arteve” në Shkodër Fatmir Juka ku u hap kjo ekspozitë vlerëson maksimalisht piktorin Cubi dhe thotë se mozaikët e tij janë të dytët në hapësirën e Shkodrës që nga një mozaik i shekullit të tretë që gjendet në kalanë Rozafa.

“Kjo është një ekspozitë e veçantë e cila është vullnet në radhë të parë i veprës dhe punës së profesor Myftar Cubit por edhe të një arti që për hir të së vërtetës traditën e ka shumë të lashtë ndërsa shfaqjen e ka si perlat, duhet zhytur thellë për t’i nxjerrë ns siperfaqe. Nëse ne do ta hidhnim vështrimin pas në kohë në këtë moment që jemi dy mozaikë janë të shfaqura në hapësirën e Shkodrës. E para ësgtë një mozaik i shekullit të tretë në kalanë Rozafa dhe tjerat që kemi sonte këtu nga vepra e profesor Myftar Cubit. Janë shekuj e shekuj mes këtyre dy hapësirave  por në keto mjeshtri artistike që na ka sjellë profesori ne arrijmë të kuptojmë atë gërshëtim dhe atë lidhje që ndodh mes artistit, tokës ku ai punon dhe kërkon dhe në fund rreshtimi i këtyre, këtij hetimi të natyrës është vepra në vetvete. 

Mozaiku është një gamë shumë e vështirë, është jashtëzakonisht i bukur, shumë i veçantë dhe ndihemi shumë të nderuar që e kemi si teknikë, e kemi si motiv dhe e kemi të ardhur në formën më autoktone të mundshme, të ndarë me një cikël punësh që do ta kishim cilësuar ciklin e pikës historike  patriotike, të erosit, figurës akrsle dhe të portretit bashkëkohor”, shprehet drejtori i Galerisë së Arteve në Shkodër Fatmir Juka.

Fatmir Juka, drejtor i Galerisë Arteve Shkodër
Fatmir Juka, drejtor i Galerisë Arteve Shkodër

Vetë artisti që hapi këtë ekspozitë Myftar Cubi shprehet se mozaiku është dashuria e shpirtit të tij nga e cila nuk do të ndahet asnjëherë.

Foto ekspozita
Foto ekspozita

“Faleminderit per mikëpritjen dhe mundësinë që më krijuat dhe falenderoj edhe pjesëmarrësit. E kam patur një dëshirë të madhe që të hap një ekspzoitë në Shkodrën time sepse unë nga Malësia e Madhe jam. Shpresoj që ta shikoni punën time shumëvjeçare dhe të kënaqeni. Ndjehem krenar që jam sot këtu. Vërtet veprat e mia janë të veçanta. Është një gjetje, një zhanër që unë e admiroj, e dashuroj dhe jam i bindur brenda vetes time se do ta vazhdoj këtë rrugë. Ky është mozaiku im që me shumë mundime kam arritur deri këtu dhe shpresoj që t’ju pëlqejë. Dashuria per artin siç duket ka lindur bashkë me mua dhe mozaikun e kam brenda shpirtit shumë herët, qysh në vitin e parë të shkollës së mesme në Liceun Artistik kur kam bërë praktikën artistike Migjenin me ato punimet me kashtë. E dyta pastaj e kam zhvilluar mbas mbarimit të Akademisë së Arteve në pikturën monumentale ku është mozaiku, vitrazhi, afresku dhe shumë gjëra të tjera. 

Ky lloj mozaiku ka qenë gjetje për mua dhe nuk besoj se do t’i ndahem sa të kem frymën. E kam dashuruar dhe besoj se jam i vetëm në këtë zhanër. Se ku janë punët e mia, se në çfarë ekspozitash kam marrë pjesë dhe gjithçka tjetër këtu ka një vlerë sepse ka qenë një krah për mua dhe ajo është bashkëshortja ime njëkohësh edhe menaxherja ime. Unë kam ditur që të punoj dhe ajo të menaxhojë. Punimet erotike dhe të femrës janë në dëshirën time. Unë e vlerësoj figurën e femrës dhe  mendoj se ia kam arritur qëllinit. Kur kam menduar oër të hapur një ekspozitë në Shkodër e kam patur si detyrim moral sepse unë jam edhe Qytetar Nderi i Malësisë së Madhe por edhe Nderi i Qarkut Shkodër dhe nuk kishte kuptim që unë të hapja një ekszpozitë në Shkodër pa Rozafën të parën sepse kur themi Rozafa nënkuptojmë Shkodrën dhe e kundërta. Unë kam punuar për qejfin tim pa e ditur se çfarë do bëj. E gjithë ekspozita është një miks duke përfshirë edhe erosin, portretet, figurat kombëtare dhe jam munduar që t’i përmbahem seriozitetit që ka çdo lloj figure. Presidenti Clinton, Presidenti Busha, Kancelarja Merkel por qoftë edhe Papa Vojtila që ndodhet punimi im në Vatikan sepse ja kanë dhuruar si shtet dhe kjo është e rëndësishme”, shprehet piktori Cubi.

Foto ekspozita
Foto ekspozita

I pranishëm në këtë ekspozitë që zbukuroi Shkodrën ishte edhe kompozitori i njohur shqiptar Jorgo Papingji, një mik i artistit Cubi i cili sfidoi moshën dhe erdhi në Shkodër duke shijuar punimet e mikut të tij.

“Që tradita të rrijë gjallë, që tradita të mos humbi, janë disa piktorë të rrallë siç është Z.Cubi. Ju uroj gjithë të mirat dhe ndjehem shumë mirë që pata rastin të vizitoj këtë ekspozitë dhe nuk kisha qejf të ikja me peng nga kjo jetë. Është një ekspozitë shumë e bukur. Ju uroj gjithë të mirat dhe shumë suksese”, deklaroi kompozitori Papingji.

 Jorgo Papingji
Jorgo Papingji

Nëse artisti Myftar Cubi ka siguruar sukses në arenën ndërkombëtare të artit, një meritë ka bashkëshortja e tij Vjollca Cubi e cila është gjithashtu edhe menexhare nsërsa tregon se cili është çelësi i suksesit.

“Jam bashkëshortja e Myftar Cubit por edhe menaxherja e tij prej 45 vitesh përsa i përket artit, e kam bërë me dashuri. Unë kam një shprehje, nuk është e rëndësishme sa kushton një vepër por ku qëndron ajo. Sadisfaksioni më i madh për mua si menaxhere e artit ka qenë diçka shunë e bukur për mua. Unë kam menaxhuar ekspozitat në shumë shtete të botës dhe kemi hapur ekspozita në Neë York, në Paris, Londër, Vjenë, Mali Zi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri hapim thuajse çdo 5 vite. Të menaxhosh artin është sa e bukur por aq edhe e vsshtirë. Kur ndjen krenari dhe kur menaxhon art është vlerë.

 Unë e falenderoj bashëshortin për besimin që më ka dhënë dhe dua t’ju them se sapo ka filluar që të punojë. Ka një çelës sepse nuk mi sjell shqetësimet e punës në shtëpi dhe unë shqetësimet e shtëpisë nuk ia transmetoj bashkëshortit tim në punën e tij”, shprehet bashkëshortja që gjithashtu është edhe menaxhere Vjollca Cubi.

Vjollca Cubi, bashkëshortja e Myftar Cubit
Vjollca Cubi, bashkëshortja e Myftar Cubit

Kryetarit i shoqatës atdhetare “Malësia” Ilmi Kurti është një prej atyre që kontribupi në hapjen e kësaj ekspozite ndërsa është i mahnitur me punimet e Myftar Cubit.

“Unë në cilësinë e kryetarit të shoqatës atdhetare Malësia, dhashë kontributin tim modest për t’u organizuar kjo ekspozitë këtu në Shkodër si përfaqësues i malësorëve kontributi i Myftar Cubit është i jashtëzakonshëm. Them se nuk ka ndonjë mjeshtër më unikal se Myftar Cubi në mozaik. Unë kam mësuar se Myftar Cubi është shumë modest edhe pse është një artist me përmasa të mëdha dhe e falenderoj shumë që ka ardhur në Shkodër”, thotë Kurti.

Ilmi Kurti, kryetar i shoqatës “Malësia"
Ilmi Kurti, kryetar i shoqatës “Malësia”

Myftar Cubi është shpallur “Nderi i qarkut të Shkodrës” në vitin 2019 dhe “Nderi i Malësisë së Madhe” në 2018. njihet si piktori i mozaikut në Shqipëri për të cilin hyri edhe në librin Guinnes. Ai është shquar për artet vizive dhe në veçanti mozaikun, punimet e të cilave janë pjesë e ekspozitave thuajse në të gjitha kontinentet, ndaj dhe vlerësimet nuk munguan. Gjithashtu shoqata kulturore atdhetare Malësia e Madhe “Nderi i Kombit” me simotrat e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i akorduan edhe tituj të tjerë piktorit Myftar Cubi.

Foto ekspozita
Foto ekspozita

Myftar Cubi është shqiptari që ka hyrë në librin Guinnes për thyerjen e rekordit në punimin e mozaikut ndërsa ruan një fije lidhëse edhe me SHBA. Pikërisht në Shtëpinë e Bardhë gjendet një pikturë e tij, dedikuar tragjedisë së kullave binjake më 11 shtator 2001. Kjo pikturë që ka fituar mbi 5 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, drejtoi vëmendjen tek artisti shqiptar Myftar Cubi, të cilin për stilin unik, krijimin e mozaikut me gurë të gurë të rrallë; “Artexpo” në Nju Jork e ka vlerësuar  mes 500 artistëve të njohur të botës që punojnë me teknika speciale. Ndërkohë piktori Cubi i ka bërë dhuratë Presidentit të SHBA Bill Clinton dhe Geroge Bush, secilit prej tyre portretin duke bërë që Presidentët amerikan të surprizohen dhe mendohet se i kanë mbajtur në Shtëpinë e Bardhë këto punime

Foto Bill Clinton portret
Foto Bill Clinton portret

 

 

Foto George Bush portret
Foto George Bush portret

Pra, për stilin e piktorit Cubi, që një ditë vendosi të lërë në heshtje penelatat dhe i kthehet mozaikut, mund të thuhet thjesht “pikturon me gurë”. Por puna nuk është kaq e thjeshtë. Zgjedhja e piktorit është një sfidë, sepse ai kurrë nuk blen copëza industriale të ngurtësuara apo ngjyrosura, por mbledh së bashku me bashkëshorten e tij Vjollcën, gurëzat e rrumbullakosur, duke i zbuluar në brigjet e deteve dhe të lumenjve. Këta gurë grumbullohen në studion e tij që nga Kotorri në Mal të Zi, deri në rivierën e bukur të Jonit. Ndaj në zhdërvjelltësinë e veprës së kryer nga dora e tij, personazhet apo figurat asnjëherë nuk e zhveshin misterin e tyre. Zonja Vjollca, bashkëshortja e piktorit, një grua që nga dashuria për artin zgjedh të rrijë nën “hijen e pikturës”, ka dashuruar dorën e tij që praron në telajo dhe pastaj ka pranuar të sakrifikojë pak, duke bërë menaxhimin e pikturave të tij. Ky detaj doli ndër paskuintat gazmore të jetës dhe karrierës së piktorit.

Foto ekspozita
Foto ekspozita

Ndërkohë, piktori Myftar Cubi ka kontribuar për restaurimin e Mozaikut të Bankës Shqiptare. Nuk është e lehtë për gruan e artistit që sheh se me gurët që bashkëshorti i saj lëmon deri në fund të veprës, i mbyllur larg saj me orë të tëra brenda në studio, të shkoj atje së fundi e t’i shfaqet një grua tjetër, një sirenë nudo apo një lozonjare që “ndez” erotikisht edhe vetë gurin.

Por, ajo do të nis t’i dojë megjithatë si vepra arti, siç do ta donte pikturën “Rozafa”, ku është një pjesë e imazhit të saj apo Mujin e “Eposit të Kreshnikëve” (që ia ka ënda edhe vetë piktorit në vepër, të pijë qumësht zanash). Stili i të krijuarit, temat, personazhet reale që kanë pozuar, figurat historike, i kanë bërë ditët që të kenë një frymëmarrje të veçantë në komunikimin e veprës me shikuesit. Erosi është një pjesë e rëndësishme në veprat e Cubit.

Foto pikturë mozaik eros
Foto pikturë mozaik eros

Nuk ka mjaftuar me kaq, por portretet tradicionale të gruas me kostume kombëtare apo portreti i Nënë Terezës, i Ismail Qemalit, i Ibrahim Rugovës e të tjerë, të rijetëzuar në vepër me gurët e tokës shqiptare, janë kthyer në tema diskutimi. Këto kanë bërë që të përjetohen nga të pranishmit këndvështrime të reja të mesazheve të veprës së piktorit Myftar Cubi.

Foto, Isa Boletini
Foto, Isa Boletini

Në studion e Cubit, zanat e lashtësisë, Rozafa e muruar në Kala, dashuria dhe pasioni i kohëve të sotme mbeten një ndërthurje tepër origjinale e tradicionales me modernen apo heroi kombëtat Skenderbeu dhe shumë personazhe të tjerë historik por jo vetëm. E së fundi, ato mbeten piktura për të cilat mund të flitet pak, e për t’u parë mund të shkohet shpesh emeë shpesh./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-MIK Festival rikthehet sërish në Korçë/ Nata e parë nis me “Miqtë e Operës së Berlinit”

Publikuar

-

Nga

REPORTAZH-MIK Festival rikthehet sërish në Korçë/ Nata e parë nis me “Miqtë e Operës së Berlinit”

MIK Festival rikthehet sërish në Korçë, me edicionin e tij të katërt, një eveniment i cili do të zgjatë katër ditë dhe do të zhvillohet jo vetëm në qytetin juglindor por edhe në Pustec, në ishullin e Maligradit dhe në fshatin turistik të Rehovës në Kolonjë.

Ky eveniment tepër i njohur në Shqipëri, do të sjellë për të gjithë banorët dhe vizitorët vendas e të huaj, disa mbrëmje ndryshe që do të falin kënaqësi për spektatorët, duke bërë pjesëmarrës artistë të njohur.

Inva Mula, sopranoja e njohur, e cila është edhe organizatorja e këtij evenimenti, me shumë kënaqësi ka treguar se ky vit do të jetë ndryshe nga vitet e kaluara, pasi do të shtrihet në 3 qytete të qarkut juglindor pas normalizimit nga pandemia.

Ne jemi në edicionin e katërt dhe na mbushet goja kur themi që vijmë në Korçë sërish. Ky është një viti veçantë, pasi të gjithë ne kemi etje për art, pandemia dëmtoi shumë njerëzimin dhe gjunjëzoi artin. Sot jemi më shumë se kurdo herë tjetër për të thënë që pa muzikën, pa artin, pa skenën nuk ka jetë.

Jeta do të vazhdojë me optimizëm, me mbështetjen që duam ti japim njerëzimit dhe mbështetjen që ata na japin ne. Edicioni i katërt shpaloset me ngjyra, shtete, gjuhë dhe zhanre të ndryshme. Këtë mbrëmje ne e hapim me muzikën gjermane, për të vazhduar me aktivitete në zonat që duhen promovuar si në Kolonjë dhe Pustec.

Është një sërë aktivitetesh që nuk duhen humbur pasi do ti sjellin Korçës një pamje fantastike. Publiku do ta vlerësojë  shumë këtë lloj evenimenti, dhe finalja e festivalit do të jetë një grup nga Italia. Ky festival nuk do të bëhej nëse sdo të ishim të gjithë së bashku, nëse sdo të promovonim qytetin më të bukur që e do artin dhe e ka mbështetur gjithmonë atë, duke lënë trashëgimi, e ky qytet është Korça”, shprehet sopranoja Inva Mula.

Nata e parë e MIK Festival ka startuar me “Miqtë e Operës së Berlinit”, ku nga anëtarët e kësaj opera janë luajtur për artdashësit korçarë melodi të famshme. Mes tyre, ka qenë edhe dirigjentia shqiptare Elda Laro e cila ka treguar kënaqësinë që është pjesë e këtij evenimenti.

Është hera e parë për mua që marr pjesë në këtë festival dhe jam shumë e lumtur që jam pjesë e tij. Në këtë eveniment kam sjellë dy miq të mi, violinistë të mrekullueshëm të Berlinit. Jam shumë e emocionuar dhe shpresoj të japim rezultatin e duhur dhe të ekzekutojmë në mënyrë të mrekullueshme për publikun korçar. E kam të vështirë çdo herë që kthehem në Shqipëri, pasi kam emocione shumë të forta dhe e ndjej veten me shumë përgjegjësi por e gjitha është e lidhur me kënaqësinë time shumë të madhe që jam këtu”, tregon dirigjentia Laro.

I pranishëm në këtë eveniment, dhe në këtë aktivitet të zhvilluar pranë teatrit Andon Zako Çajupi ka qenë ambasadori gjerman Peter Zingraf i cili ka shprehur falenderimin e tij që ky koncert ka nisur si homazh për viktimat në Gjermani.

Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të vij në Korçë. Kam pritur shumë që të vij pasi më pëlqen shumë ky vend, ashtu edhe bashkëshortes time. Është bukur të rikthehemi këtu për art dhe kulturë. Faleminderit edhe orkestrantëve për muzikën gjermane, e cila është një dedikim dhe homazh ndaj atyre që kanë ndërruar jetë në vendin tim si pasojë e përmbytjeve”, është shprehur ambasadori Zingraf.

Gjatë tre ditëve pasardhëse, MIK Festival do të bëjë bashkë kolonjarët, banorët e Pusteci dhe korçarët, të cilët do të mund të shijojnë aktivitetet e ndryshme muzikore, dhe sigurisht që Korça do të kthehet edhe këto ditë në destinacionin kryesor të gjithë turistëve vendas dhe të huaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

REPORTAZH/ Busti madhështor i Sali Butkës, heroit që la gjurmë në historinë e vendit tonë

Publikuar

-

Nga

Sali Butka ishte një nga udhëheqësit dhe luftëtarët e lëvizjes kombëtare shqiptare. Ai u lind në vitin 1852 në fshatin Butkë të Kolonjës dhe ishte më i madhi i pesë fëmijëve të Tahir Butkës. Në dekadat e fundit të shekullit të XIX, Sali Butka u lidh ngushtë dhe bashkëpunoi për shumë kohë me Petro Nini Luarasin, duke e ndihmuar atë për ngritjen e shkollës së parë shqipe në Kolonjë dhe duke e mbrojtur atë nga armiqtë e kundërshtarët e tij që e kercënonin vazhdimisht për ta eleminuar fizikisht.

Pas mbylljes së shkollave shqipe nga qeveria turke, Petro Nini e Sali Butka e vazhduan fshehtas veprimtarinë e tyre për përhapjen e gjuhës shqipe të shkrurar, duke menduar se vetëm prej sa mund të zgjohej ndërgjegjia kombëtare. Në atë kohë, Sali Butka filloi të sillte nga Manastiri dhe Selaniku libra dhe gazeta të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat më pas i përhapte në krahinat e Kolonjës, Korçës e Përmetit.

Sali Butka u nderua sot në Kolonjë, në vendlindjen e tij, me një bust madhështor të punuar me aq mjeshtëri nga skulptori Agim Rada. Në fjalën e tij, Rada është shprehur mjaft i kënaqur për këtë vepër që ia kushtoi patriotit Butka, dhe ndihet mjaft i vlerësuar që këtë bust e realizoi ai me shumë përpjekje dhe kënaqësi.

“U detyrova të koncentroja në mendimin tim figurën dhe po ashtu ta ndërtoja unë figurën e këtij njeriu të madh duke u bazuar pak në foto dhe në imazhin e tij, që për mendimin tim ska shumë rëndësi. Rëndësi ka që ky monument të jetë sintezë e tipareve që ka një patriot i madh dhe një luftëtar si Butka. Busti ka përmasa të mëdha, sic ka qenë vetë historia e Butkës, sidomos banorët e kësaj treve që dinë shumë detaje nga jeta e këtij patrioti, të cilat mi kanë treguar dhe kanë qenë një burim frymëzimi për mua.

Ne i kemi borxh jo vetëm kësaj toke shumë pjellore në kuptimin e heronjve, patriotëve, njerëzve që e kanë dashur vendin dhe që i kanë shërbyer me devotshmëri deri në gjakun e tyre. Nuk le dot pa përmendur sot humanistin e madh Muhamed Malon, i cili sa herë më takonte, më citonte ndonjë varg që ia citonte i ati, dhe unë i kam bërë pjesë të bustit “Për lirinë, për lirinë, lum kush vdes për Shqipërinë”.

Këto janë postulate të thëna nga njerëz që kanë sakrifikuar jetën për këtë vend, dhe këta njerëz meritojnë shtatore jo kaq por akoma më të mëdha. Kjo trevë ka nxjerrë pafund patriotë të penës, pushkës, atdhedashurisë dhe unë mendoj se nuk do të dalë bronxi I Shqipërisë për të derdhur figurat e kësaj treve”, shprehet skupltori Agim Rada.

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, ky bust është një vlerësim i munguar për një kolonjar që ka dhënë shpirtin e tij për atdheun, dhe ndihet tepër i lumtur që u realizua pikërisht në qendër të qytetit të Ersekës.

“Kontributi i Bashkisë në këtë event është modest në krahasim me kontributin e kolonjarëve si i ndjeri Muhamed Malo, është i jashtëzakonshëm dhe është pasha kryesore. Na takonte që në këtë copë tokë ti vlerësojmë të gjithë patriotët që kanë kontribuar jo vetëm për Kolonjën por për të gjithë Shqipërinë. Dhe Sali Butka është një figurë e tillë që e meriton këtë vëmendje.”, thotë Erion Isai.

Një tjetër figurë e njohur e Korçës që s’mund t’i mungonte këtij aktiviteti është dhe historiani Niko Kotherja, i cili në fjalën e tij ka shprehur rëndësinë e figurës së Sali Butkës i cili ka krijuar shkollat e reja dhe ka siguruar jetën e patriotëve të tjerë të Kolonjës dhe jo vetëm.

“Sali Butka është një personalitet i rëndësishëm i Rilindjes Kombëtare Shqipëtare dhe në periudhën e Pavarësisë. Ka kontribuar masivisht në krijimin e shkollave shqipe në zonën e Kolonjës, në të gjithë ato shoqërime që ai i ka bërë Petro Nini Luarasit pasi ka qenë njeriu më i besuar i tij, duke i siguruar jetën e duke e mbrojtur atë. Sot me rastin e inagurimit të një shtatoreje të tij, në zemër të Ersekës, unë mendoj se ka ardhur koha për ta risjellë përsëri  këtë personalitet në parametrat e tij të vërtetë.

Një personalitet që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e vendit, por duke mos e ngatërruar këtu emrin e tij me njerëz të cilët kanë patur akte vandalizmi që i janë veshur figurës së Sali Butkës.

Heroi i Kolonjës jo domosdoshmërisht duhet të mbajë përgjegjësi për ato veprime që ndodhnin në mes të zjarrit të Luftës së Parë Botërore. Mendoj se është e nevojshme të rikthejmë sytë për të ridimensionuar jo vetëm figurën e Sali Butkës por gjithë familjen e tij, pasi të gjithë janë hedhur në luftë me parullën Liri a Vdekje”, tregon Niko Kotherja.

Sot u vlerësua jo vetëm figura e patriotit të shquar Sali Butka, por edhe kontributi i tij së bashku me patriotë të tjerë kolonjarë që i sollën frymë të re Kolonjës, Korçës dhe gjithë Shqipërisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

PERSONAZH/ Njihuni me mjeshtren Ardiana Handraj, “Artizania e Shqipes”!

Publikuar

-

Nga

Ardianën nuk e sheh asnjë herë duke pushuar, në dorë mban gjithmonë një çentro apo pjesë të kostumeve popullore që i punon deri në detajet më të vogla. Ardiana Handraj është një artizane nga Shkodra e cila bën punime me dorë. Pasioni i saj është punimi që i bën Shqiponjës duke e cilësuar atë si “Artizania e Shqipes”, emër me të cilin e njohin të gjithë.

Ardiana Handraj, artizane

Ardiana thotë se pasionin e saj e ka zbuluar që në moshën 7 vjeçare ndërsa shton se ka mbi 35 vite që merret me këtë punë.

Në fakt unë kam që 7 vjeçe që punoj me dorë, ndoshta duket e pabesueshme por atëherë e kam filluar për herë të parë.  E kam patur trashëgimi por nuk është vetëm ajo sepse e kam patur edhe dëshirë e pasion që e vogël.  Këto punimet ku unë jam fokusuar që është Shqija siç i themi ne ka 35 vite që e kam me shumë qejf. Unë ka 20 vite që punoj edhe me kostumet kombëtare dhe kur mërzitem ndonjëherë me to atëherë kaloj tek Shqipja sepse më duket sikur qetësohem. Të dy gjyshet e mia por më pas edhe tezet dhe hallat janë marrë me këtë punë dhe unë them se është pak edhe me gen. Vështiësi nuk mund ta quaj edhe pse ndoshta dikujt i duket ashtu por për mua është kënaqësi që e punoj“.-u shpreh për CNA.al Ardiana Handraj.

Emigrantët, të dashuruar pas simboleve kombëtare mbeten klientët më besnikë. Madje, shumë prej tyre e cilësojnë Ardjanën si “Artizanen e Shqipes”, duke iu referuar Shqiponjës në veshjet e saj.

Klientët e parë që i vlerësoj dhe falenderoj patjetër që janë shqiptarët që jetojnë në shtetet e tjera sepse këtu mua më vjen shumë keq që nuk e vlerësojnë Shqipen që është simboli ynë kombëtar. Unë e dua shumë Shqiponjën dhe e punoj me shumë dashuri dhe kudo ku kam shkuar në aktivitete më kanë quajtur artizania e Shqipes. Deri edhe tek maskat tani për pandemi kam arritur që ta punoj Shqipen.  Në Mal të Zi kanë publikuar gazetat Shqipen time dhe unë jam surprizuar sepse atje është vend i huaj sido që të jetë. Para dy vitesh u bë Sofra e Dukagjinit në Neë York. Organizatorit të atij aktivitet i kam punuar 18 xhubleta  dhe 13 kostume burrash për 20 ditë. Një ditë përpara aktivitetit i ka patur gati. Xhubleta merr shumë kohë por unë nuk e di ku e gjeta atë kohë dhe as mua nuk më besohet sot që i shoh se si i kam punuar vetë“.-thotë Ardiana Handraj.

Xhubleta, kostum femrash 

Vlera në treg nuk është edhe shumë e madhe e këtyre punimeve që unë bëj thotë Ardiana sepse nuk është materiali i dikurshëm sepse po të jetë ai shkon edhe 1500 euro apo 2000 euro kurse me këtë material që është nuk mund të marrë më shumë se 350 mijë lekë të vjetër. Normalisht që pëlqehen dhe ka porosi por edhe në ato raste kur sheh se ka pak heiztim përveç porosisë që kanë artizania shkodrane thotë se i jep edhe ndonjë gjë tjetër dhuratë vetëm për t’i nxitur dhe për t’i bërë që klientët të ndjehen mirë. Kam dëshirë që t’i ushqehet fëmijës xhubleta, Shqipja apo të tjera dhe ato ta dinë që i kanë patur gjyshet e tyre, nënat dhe t’i kenë sot edhe vetë fëmijët apo të rinjtë, ta kenë pra si ushqim traditën, thotë Ardiana.

Ardiana bën edhe një mbulesë që më shumë dikur e kanë preferuar korçarët. Në Shkodër kanë qenë dy tri gra zonja tipike që e kanë punuar kurse në Malësi të Madhe absolutisht që jo. Për artizanen tonë është i 36-ti vit që e punon dhe e mban mend dhe nuk kam nevojë as ta shohë fare dhe ndoshta dikush mund të çuditet.

Çentroja e Korçës

“Unë që punoj pak shpejt për një ditë e mbaroj një çentro të madhe ndërsa një komplet çentro i do tri ditë dhe nuk ka vlerë monetare sepse nuk e vlerësojnë, por unë e bëj për pasion. Unë përdor edhe rrjetet sociale”.-u shpreh artizanja shkodrane. 

Rrjetet sociale janë shumë të rëndësishme. Ardiana ka një llogari në Instagram por më shumë punon me facebook. Ka shumë këngëtarë shqiptar që jetojnë në SHBA, Australi, Angli, Gjermani dhe shumë shtete të tjera. U është përkushtuar shumë atyre dhe ka kryer detyra që ndoshta nuk i kanë takuar sepse përveçse ia ka punuar porositë e tyre, ka shkuar më tej edhe duke i postuar.

Ajo që mbetet problem është se për momentin nuk ka asnjë person që mund ta trashëgojë. Kishte nusen por ajo iku jashtë Shqipërisë. Ajo filloi dhe arriti të mësonte dhe nisi të ndihmonte vjehrrën e saj por u detyrua të lërë Shqipërinë. Duke mos patur dikënd që t’ia trashëgojë Ardiana ka marrë një nisëm dhe shpreson ta realizojë në shtator. Ka dëshirë që të marrë një grup të rinjsh vajza dhe djem dhe një orë në ditë dua t’ia kushtojë atyre. Ky kurs për qendistarinë do të jetë falas vetëm e vetëm që t’ia injektoj si ushqim punën e dorës dhe traditën dhe ta njohin se si bëhet dhe ta mësojnë që kjo traditë të mos humbasë.

Gjatë pandemisë kur shumë kush nuk ka punuar falë Zotit unë kam patur punë dhe nuk mund ta mohoj. Është shitur shumë maska me Shqipen që kam bërë. Unë e bëra thjeshtë për promovim fillimisht se nuk kisha çfarë të bëja por u pëlqeu dhe kisha kërkesa shumë. Ka qenë një detyrë e vështirë sepse u dontë gjithë ditën të qepja , në dark i laja dhe në mëngjes pastaj i hekurosja dhe dizinfektoja dhe më pas bëja shpërndarjen e tyre. Kam bërë vetëm nga dy-tri orë gjumë gjatë kulmit të pandemisë. Deri tani kam shpërndarë 8700 maska të bëra me dorë. Disa prej tyre edhe i kam falur sidomos për pensionistët apo ata në nevojë sepse një maskë një mijë lekë ishte shtrenjtë. Sa blen një maskë pensionisti mund të blejë një bukë“, shprehet artizania Handraj.

Në fund ka një mesazh për të gjithë artizanët:

Mesazhi që kam është që të punojmë gjithë bashkë dhe të kemi harmoni me njëri-tjetrin dhe kam një thirrje të vogël“, përfundon artizania Ardian Handraj./CNA.al

LEXO TE PLOTE