Connect with Us

REPORTAZH- Ishulli i Maligradit/ Një perlë mes liqenit të Prespës së Madhe

Në QYTETIN tim

REPORTAZH- Ishulli i Maligradit/ Një perlë mes liqenit të Prespës së Madhe

Publikuar

-

Me hapjen e sezonit turistik, atraksionet që ofrohen në zonën e Prespës janë të pakta por tepër të veçanta për të gjithë ata që e vizitojnë për herë të parë.  Bashkia e Pustecit është bashkia më e vogël në qarkun juglindor, me rreth 3500 banorë të cilët kanë vendosur të mos e braktisin vendlindjen e tyre. Ndonëse pjesa më e madhe ka emigruar drejt shtetit maqedonas, ka ende banorë që nuk i largohen dot kësaj qyteze të vogël që mbetet ende e papromovuar pavarësisht vlerave të shumta që ajo mbart.

Kjo është arsyeja që vendosëm ta kthenim në destinacionin tonë të fundjavës. Dhe pikërisht destinacioni që do të donim t’ua sugjeronim edhe ju, është ishulli i Maligradit. Një perlë që ndodhet në mes të liqenit të Prespës të madhe, dhe që shpalos një bukuri natyrale dhe shumë tërheqëse që prej së largu.

Sapo mbërritëm në Pustec, kontaktuam kryetarin e bashkisë Pali Kolefski i cili menjëherë na vuri në dispozicion informacionet e duhura, por bëri të mundur edhe vajtjen tonë në ishull. U nisëm së bashku me kryetarin drejt ishullit, me një varkë të vogël, dhe me erën e dallgët e lehta që na shoqëruan për disa minuta deri sa arritëm në destinacion. Pamja që ofrohej atje nuk kishte të krahasuar me asnjë pamje tjetër që jemi mësuar të shohim në Korçë, si qytet malor. Një pamje fantastike ku mbizotëronte ngjyra blu e liqenit, dhe ajo jeshile e pemëve, dhe që të përcillte një qetësi shpirtërore që nuk e gjen kudo. Pemët ishin rreth e rrotull ishullit, dhe në qendër të tij mund të shihje me sy të lirë shkëmbinj të mëdhenj dhe shtigje që të çonin brenda tij.

Sapo mbërritëm në breg, pyetëm kryetarin për historinë e këtij vendi përallor.

“Ishulli përban një histori. Sipër tij ka disa shtigje ku mund të vizitohet pjesa e sipërme, dhe këto shtigje të ccojnë në rrënojat e një ndërtese shumë të vjetër. Sipas gojëdhënave flitet se mund të ketë qenë një banesë që shërbente si shtëpi pushimi nga Car Samoill në shekullin XI. Nga zbulimet arkeologjike kemi mësuar se ishulli ka qenë i banuar prej shekullit XVII p.e.s. deri në periudhën e mesjetës. Po ashtu në këtë ishull janë zbuluar qeramika të ndryshme dhe varre në brendësi të tij. Kjo e bën akoma më të veçantë si ishull. Shumë njerëz mund të kenë dëgjuar edhe për gojëdhënën e gjarpërinjve, sepse këtë ishull e quajnë Ishullin e Gjarpërinjve. Është e vërtetë që ka shumë gjarpërinj uji por janë të parrezikshëm, dhe zakonisht bëhen të dukshëm në fund të pranverës dhe në fillim të verës por nuk përbëjnë rrezik për vizitorët por u shton kuriozitetin për ti parë.” – tregon kryetari Kolefski.

Pasi ecëm rreth 5 minuta në shtegun kryesor të ishullit, mbërritëm në Kishën e Shën Mërisë, i cili është monument kulture dhe vlera më e madhe e këtij ishulli. Ndonëse tepër e vjetër, kjo kishë i ka mbijetuar kohës dhe vijon të tërheqë vizitorë çdo ditë e  më shumë. Kjo kishë përbëhet nga mjedisi i altarit dhe naosi. Këto dy ambjente ndahen nga njëri tjetri nëpërmjet dy ikonostaseve prej druri, ku i pari daton që prej vitit 1345 dhe i dyti prej vitit 1604. E gjithë kisha është mbuluar me strukturë druri dhe e ndërtuar me mure guri ku shohim ikonat fetare por edhe emra të ndryshëm të shkruar në to. Këto emra dyshohet se i kanë shkruar vite më parë ushtarë gjermane por edhe vizitorë të ndryshëm që e konsideronin si fatsjellës faktin që emri i tyre të ishtë i shkruar në muret e kishës.

“Kisha e Shën Mërisë është shumë e vjetër, dhe daton që prej shekullit XIII, dhe ka rruajtur origjinalitetin e saj. Nuk ka pësuar ndryshim të madh që prej kohës që ajo është ndërtuar, edhe pse përpjekjet nga drejtoria e monumenteve kanë qënë të shumta për ta mbrojtur të gjithë strukturën e saj. Një ndërhyrje u bë vitin e kaluar nga një përfaqësi e disa studentëve vullnetarë, të cilët bënë restaurimin e çatisë së kishës. Kjo kishë është arsyeja që tërheq shumë turistë vendas e të huaj, pasi konsiderohet si një pasuri e rrallë kulturore që ndodhet në një ishull me trashëgimi të jashtëzakonshme natyrore.” – shprehet Kolefski.

LEXO EDHE:  Turistët e huaj sollën 331 milionë euro, por as shqiptarët nuk kursehen jashtë

Në këtë sezon turistik pritshmëritë për shtimin e vizitorëve janë të mëdha për bashkinë e Pustecit. Ndonëse kaluam një vit të vështirë pandemie, duket se tashmë çdo gjë po i kthehet normalitetit.

“Në kohën e pandemisë kanë qenë kryesisht vizitorët vendas  të cilët kanë vizituar ishullin, zakonisht gjatë fundjavës ku edhe koha ka qenë e ngrohtë dhe pa shi. Por sërish numri ka qenë në rënie për shkak të masave të marra kundër virusit. Në vitet e kaluara mesatarisht në ditë, rreth 30-40 vizitorë vendas bëheshin pjesë e udhëtimit drejt ishullit, ndërsa në fundjavë arrintë numri ditor i tyre deri në 60 persona. Edhe këtë vit ka patur interes, tashmë që u hap sezoni turistik dhe koha është tepër favorizuese, presim që ti rikthehemi vizitorëve vendas por edhe atyre të huaj. Ne planifikojmë të bëjmë disa ndërhyrje, për të mundësuar një mol të dytë lundrues, pasi aktualisht një mol e kemi, por për ta bërë më të lehtësuar lëvizjen e vizitorëve drejt ishullit dhe më të aksesueshëm do të nevojitet edhe një i dytë. Mendojmë që ta realizojmë si bashki lëvizjen e vizitorëve drejt ishullit, pasi momentalisht janë persona të liccënsuar që mundësojnë këtë shërbim.” – tregon kryetari i bashkisë.

Në Ishullin e Maligradit krahas atraksioneve të sipërpërmendura, gjejmë vlera ekologjike që krijojnë kushtet e përshtatshme për kolonitë, folenizimin dhe ripërtëritjen e shpendëve. Në këtë ishull gjejmë shpendë të ndryshëm si pelikani dhe lakuriqi i natës, të cilët janë karakteristikë për liqenin e Prespës. Nëse po mendoni për të shkuar këtë fundjavë në një udhëtim, u sugjerojmë të zgjidhni Ishullin e Maligradit, do të mbeteni tepër të kënaqur./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-MIK Festival rikthehet sërish në Korçë/ Nata e parë nis me “Miqtë e Operës së Berlinit”

Publikuar

-

Nga

REPORTAZH-MIK Festival rikthehet sërish në Korçë/ Nata e parë nis me “Miqtë e Operës së Berlinit”

MIK Festival rikthehet sërish në Korçë, me edicionin e tij të katërt, një eveniment i cili do të zgjatë katër ditë dhe do të zhvillohet jo vetëm në qytetin juglindor por edhe në Pustec, në ishullin e Maligradit dhe në fshatin turistik të Rehovës në Kolonjë.

Ky eveniment tepër i njohur në Shqipëri, do të sjellë për të gjithë banorët dhe vizitorët vendas e të huaj, disa mbrëmje ndryshe që do të falin kënaqësi për spektatorët, duke bërë pjesëmarrës artistë të njohur.

Inva Mula, sopranoja e njohur, e cila është edhe organizatorja e këtij evenimenti, me shumë kënaqësi ka treguar se ky vit do të jetë ndryshe nga vitet e kaluara, pasi do të shtrihet në 3 qytete të qarkut juglindor pas normalizimit nga pandemia.

Ne jemi në edicionin e katërt dhe na mbushet goja kur themi që vijmë në Korçë sërish. Ky është një viti veçantë, pasi të gjithë ne kemi etje për art, pandemia dëmtoi shumë njerëzimin dhe gjunjëzoi artin. Sot jemi më shumë se kurdo herë tjetër për të thënë që pa muzikën, pa artin, pa skenën nuk ka jetë.

Jeta do të vazhdojë me optimizëm, me mbështetjen që duam ti japim njerëzimit dhe mbështetjen që ata na japin ne. Edicioni i katërt shpaloset me ngjyra, shtete, gjuhë dhe zhanre të ndryshme. Këtë mbrëmje ne e hapim me muzikën gjermane, për të vazhduar me aktivitete në zonat që duhen promovuar si në Kolonjë dhe Pustec.

Është një sërë aktivitetesh që nuk duhen humbur pasi do ti sjellin Korçës një pamje fantastike. Publiku do ta vlerësojë  shumë këtë lloj evenimenti, dhe finalja e festivalit do të jetë një grup nga Italia. Ky festival nuk do të bëhej nëse sdo të ishim të gjithë së bashku, nëse sdo të promovonim qytetin më të bukur që e do artin dhe e ka mbështetur gjithmonë atë, duke lënë trashëgimi, e ky qytet është Korça”, shprehet sopranoja Inva Mula.

LEXO EDHE:  Durrës/ Jahti me turistë jep alarmin SOS, shpëtohet nga roja bregdetare

Nata e parë e MIK Festival ka startuar me “Miqtë e Operës së Berlinit”, ku nga anëtarët e kësaj opera janë luajtur për artdashësit korçarë melodi të famshme. Mes tyre, ka qenë edhe dirigjentia shqiptare Elda Laro e cila ka treguar kënaqësinë që është pjesë e këtij evenimenti.

LEXO EDHE:  Durrës/ Jahti me turistë jep alarmin SOS, shpëtohet nga roja bregdetare

Është hera e parë për mua që marr pjesë në këtë festival dhe jam shumë e lumtur që jam pjesë e tij. Në këtë eveniment kam sjellë dy miq të mi, violinistë të mrekullueshëm të Berlinit. Jam shumë e emocionuar dhe shpresoj të japim rezultatin e duhur dhe të ekzekutojmë në mënyrë të mrekullueshme për publikun korçar. E kam të vështirë çdo herë që kthehem në Shqipëri, pasi kam emocione shumë të forta dhe e ndjej veten me shumë përgjegjësi por e gjitha është e lidhur me kënaqësinë time shumë të madhe që jam këtu”, tregon dirigjentia Laro.

I pranishëm në këtë eveniment, dhe në këtë aktivitet të zhvilluar pranë teatrit Andon Zako Çajupi ka qenë ambasadori gjerman Peter Zingraf i cili ka shprehur falenderimin e tij që ky koncert ka nisur si homazh për viktimat në Gjermani.

Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të vij në Korçë. Kam pritur shumë që të vij pasi më pëlqen shumë ky vend, ashtu edhe bashkëshortes time. Është bukur të rikthehemi këtu për art dhe kulturë. Faleminderit edhe orkestrantëve për muzikën gjermane, e cila është një dedikim dhe homazh ndaj atyre që kanë ndërruar jetë në vendin tim si pasojë e përmbytjeve”, është shprehur ambasadori Zingraf.

Gjatë tre ditëve pasardhëse, MIK Festival do të bëjë bashkë kolonjarët, banorët e Pusteci dhe korçarët, të cilët do të mund të shijojnë aktivitetet e ndryshme muzikore, dhe sigurisht që Korça do të kthehet edhe këto ditë në destinacionin kryesor të gjithë turistëve vendas dhe të huaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

REPORTAZH/ Busti madhështor i Sali Butkës, heroit që la gjurmë në historinë e vendit tonë

Publikuar

-

Nga

Sali Butka ishte një nga udhëheqësit dhe luftëtarët e lëvizjes kombëtare shqiptare. Ai u lind në vitin 1852 në fshatin Butkë të Kolonjës dhe ishte më i madhi i pesë fëmijëve të Tahir Butkës. Në dekadat e fundit të shekullit të XIX, Sali Butka u lidh ngushtë dhe bashkëpunoi për shumë kohë me Petro Nini Luarasin, duke e ndihmuar atë për ngritjen e shkollës së parë shqipe në Kolonjë dhe duke e mbrojtur atë nga armiqtë e kundërshtarët e tij që e kercënonin vazhdimisht për ta eleminuar fizikisht.

Pas mbylljes së shkollave shqipe nga qeveria turke, Petro Nini e Sali Butka e vazhduan fshehtas veprimtarinë e tyre për përhapjen e gjuhës shqipe të shkrurar, duke menduar se vetëm prej sa mund të zgjohej ndërgjegjia kombëtare. Në atë kohë, Sali Butka filloi të sillte nga Manastiri dhe Selaniku libra dhe gazeta të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat më pas i përhapte në krahinat e Kolonjës, Korçës e Përmetit.

Sali Butka u nderua sot në Kolonjë, në vendlindjen e tij, me një bust madhështor të punuar me aq mjeshtëri nga skulptori Agim Rada. Në fjalën e tij, Rada është shprehur mjaft i kënaqur për këtë vepër që ia kushtoi patriotit Butka, dhe ndihet mjaft i vlerësuar që këtë bust e realizoi ai me shumë përpjekje dhe kënaqësi.

“U detyrova të koncentroja në mendimin tim figurën dhe po ashtu ta ndërtoja unë figurën e këtij njeriu të madh duke u bazuar pak në foto dhe në imazhin e tij, që për mendimin tim ska shumë rëndësi. Rëndësi ka që ky monument të jetë sintezë e tipareve që ka një patriot i madh dhe një luftëtar si Butka. Busti ka përmasa të mëdha, sic ka qenë vetë historia e Butkës, sidomos banorët e kësaj treve që dinë shumë detaje nga jeta e këtij patrioti, të cilat mi kanë treguar dhe kanë qenë një burim frymëzimi për mua.

Ne i kemi borxh jo vetëm kësaj toke shumë pjellore në kuptimin e heronjve, patriotëve, njerëzve që e kanë dashur vendin dhe që i kanë shërbyer me devotshmëri deri në gjakun e tyre. Nuk le dot pa përmendur sot humanistin e madh Muhamed Malon, i cili sa herë më takonte, më citonte ndonjë varg që ia citonte i ati, dhe unë i kam bërë pjesë të bustit “Për lirinë, për lirinë, lum kush vdes për Shqipërinë”.

Këto janë postulate të thëna nga njerëz që kanë sakrifikuar jetën për këtë vend, dhe këta njerëz meritojnë shtatore jo kaq por akoma më të mëdha. Kjo trevë ka nxjerrë pafund patriotë të penës, pushkës, atdhedashurisë dhe unë mendoj se nuk do të dalë bronxi I Shqipërisë për të derdhur figurat e kësaj treve”, shprehet skupltori Agim Rada.

LEXO EDHE:  Hotel Plaza, dyndet nga turistët dhe eventet/ Blendi Klosi, turizëm me një shishe konjak

LEXO EDHE:  Durrës/ Jahti me turistë jep alarmin SOS, shpëtohet nga roja bregdetare

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, ky bust është një vlerësim i munguar për një kolonjar që ka dhënë shpirtin e tij për atdheun, dhe ndihet tepër i lumtur që u realizua pikërisht në qendër të qytetit të Ersekës.

“Kontributi i Bashkisë në këtë event është modest në krahasim me kontributin e kolonjarëve si i ndjeri Muhamed Malo, është i jashtëzakonshëm dhe është pasha kryesore. Na takonte që në këtë copë tokë ti vlerësojmë të gjithë patriotët që kanë kontribuar jo vetëm për Kolonjën por për të gjithë Shqipërinë. Dhe Sali Butka është një figurë e tillë që e meriton këtë vëmendje.”, thotë Erion Isai.

Një tjetër figurë e njohur e Korçës që s’mund t’i mungonte këtij aktiviteti është dhe historiani Niko Kotherja, i cili në fjalën e tij ka shprehur rëndësinë e figurës së Sali Butkës i cili ka krijuar shkollat e reja dhe ka siguruar jetën e patriotëve të tjerë të Kolonjës dhe jo vetëm.

“Sali Butka është një personalitet i rëndësishëm i Rilindjes Kombëtare Shqipëtare dhe në periudhën e Pavarësisë. Ka kontribuar masivisht në krijimin e shkollave shqipe në zonën e Kolonjës, në të gjithë ato shoqërime që ai i ka bërë Petro Nini Luarasit pasi ka qenë njeriu më i besuar i tij, duke i siguruar jetën e duke e mbrojtur atë. Sot me rastin e inagurimit të një shtatoreje të tij, në zemër të Ersekës, unë mendoj se ka ardhur koha për ta risjellë përsëri  këtë personalitet në parametrat e tij të vërtetë.

Një personalitet që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e vendit, por duke mos e ngatërruar këtu emrin e tij me njerëz të cilët kanë patur akte vandalizmi që i janë veshur figurës së Sali Butkës.

Heroi i Kolonjës jo domosdoshmërisht duhet të mbajë përgjegjësi për ato veprime që ndodhnin në mes të zjarrit të Luftës së Parë Botërore. Mendoj se është e nevojshme të rikthejmë sytë për të ridimensionuar jo vetëm figurën e Sali Butkës por gjithë familjen e tij, pasi të gjithë janë hedhur në luftë me parullën Liri a Vdekje”, tregon Niko Kotherja.

Sot u vlerësua jo vetëm figura e patriotit të shquar Sali Butka, por edhe kontributi i tij së bashku me patriotë të tjerë kolonjarë që i sollën frymë të re Kolonjës, Korçës dhe gjithë Shqipërisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

PERSONAZH/ Njihuni me mjeshtren Ardiana Handraj, “Artizania e Shqipes”!

Publikuar

-

Nga

Ardianën nuk e sheh asnjë herë duke pushuar, në dorë mban gjithmonë një çentro apo pjesë të kostumeve popullore që i punon deri në detajet më të vogla. Ardiana Handraj është një artizane nga Shkodra e cila bën punime me dorë. Pasioni i saj është punimi që i bën Shqiponjës duke e cilësuar atë si “Artizania e Shqipes”, emër me të cilin e njohin të gjithë.

Ardiana Handraj, artizane

Ardiana thotë se pasionin e saj e ka zbuluar që në moshën 7 vjeçare ndërsa shton se ka mbi 35 vite që merret me këtë punë.

Në fakt unë kam që 7 vjeçe që punoj me dorë, ndoshta duket e pabesueshme por atëherë e kam filluar për herë të parë.  E kam patur trashëgimi por nuk është vetëm ajo sepse e kam patur edhe dëshirë e pasion që e vogël.  Këto punimet ku unë jam fokusuar që është Shqija siç i themi ne ka 35 vite që e kam me shumë qejf. Unë ka 20 vite që punoj edhe me kostumet kombëtare dhe kur mërzitem ndonjëherë me to atëherë kaloj tek Shqipja sepse më duket sikur qetësohem. Të dy gjyshet e mia por më pas edhe tezet dhe hallat janë marrë me këtë punë dhe unë them se është pak edhe me gen. Vështiësi nuk mund ta quaj edhe pse ndoshta dikujt i duket ashtu por për mua është kënaqësi që e punoj“.-u shpreh për CNA.al Ardiana Handraj.

Emigrantët, të dashuruar pas simboleve kombëtare mbeten klientët më besnikë. Madje, shumë prej tyre e cilësojnë Ardjanën si “Artizanen e Shqipes”, duke iu referuar Shqiponjës në veshjet e saj.

Klientët e parë që i vlerësoj dhe falenderoj patjetër që janë shqiptarët që jetojnë në shtetet e tjera sepse këtu mua më vjen shumë keq që nuk e vlerësojnë Shqipen që është simboli ynë kombëtar. Unë e dua shumë Shqiponjën dhe e punoj me shumë dashuri dhe kudo ku kam shkuar në aktivitete më kanë quajtur artizania e Shqipes. Deri edhe tek maskat tani për pandemi kam arritur që ta punoj Shqipen.  Në Mal të Zi kanë publikuar gazetat Shqipen time dhe unë jam surprizuar sepse atje është vend i huaj sido që të jetë. Para dy vitesh u bë Sofra e Dukagjinit në Neë York. Organizatorit të atij aktivitet i kam punuar 18 xhubleta  dhe 13 kostume burrash për 20 ditë. Një ditë përpara aktivitetit i ka patur gati. Xhubleta merr shumë kohë por unë nuk e di ku e gjeta atë kohë dhe as mua nuk më besohet sot që i shoh se si i kam punuar vetë“.-thotë Ardiana Handraj.

Xhubleta, kostum femrash 

Vlera në treg nuk është edhe shumë e madhe e këtyre punimeve që unë bëj thotë Ardiana sepse nuk është materiali i dikurshëm sepse po të jetë ai shkon edhe 1500 euro apo 2000 euro kurse me këtë material që është nuk mund të marrë më shumë se 350 mijë lekë të vjetër. Normalisht që pëlqehen dhe ka porosi por edhe në ato raste kur sheh se ka pak heiztim përveç porosisë që kanë artizania shkodrane thotë se i jep edhe ndonjë gjë tjetër dhuratë vetëm për t’i nxitur dhe për t’i bërë që klientët të ndjehen mirë. Kam dëshirë që t’i ushqehet fëmijës xhubleta, Shqipja apo të tjera dhe ato ta dinë që i kanë patur gjyshet e tyre, nënat dhe t’i kenë sot edhe vetë fëmijët apo të rinjtë, ta kenë pra si ushqim traditën, thotë Ardiana.

LEXO EDHE:  Policia: Turistët çekë janë qëlluar me një plumb pas koke

LEXO EDHE:  Bllokohen në Kanionet e Holtës një grup turistësh

Ardiana bën edhe një mbulesë që më shumë dikur e kanë preferuar korçarët. Në Shkodër kanë qenë dy tri gra zonja tipike që e kanë punuar kurse në Malësi të Madhe absolutisht që jo. Për artizanen tonë është i 36-ti vit që e punon dhe e mban mend dhe nuk kam nevojë as ta shohë fare dhe ndoshta dikush mund të çuditet.

Çentroja e Korçës

“Unë që punoj pak shpejt për një ditë e mbaroj një çentro të madhe ndërsa një komplet çentro i do tri ditë dhe nuk ka vlerë monetare sepse nuk e vlerësojnë, por unë e bëj për pasion. Unë përdor edhe rrjetet sociale”.-u shpreh artizanja shkodrane. 

Rrjetet sociale janë shumë të rëndësishme. Ardiana ka një llogari në Instagram por më shumë punon me facebook. Ka shumë këngëtarë shqiptar që jetojnë në SHBA, Australi, Angli, Gjermani dhe shumë shtete të tjera. U është përkushtuar shumë atyre dhe ka kryer detyra që ndoshta nuk i kanë takuar sepse përveçse ia ka punuar porositë e tyre, ka shkuar më tej edhe duke i postuar.

Ajo që mbetet problem është se për momentin nuk ka asnjë person që mund ta trashëgojë. Kishte nusen por ajo iku jashtë Shqipërisë. Ajo filloi dhe arriti të mësonte dhe nisi të ndihmonte vjehrrën e saj por u detyrua të lërë Shqipërinë. Duke mos patur dikënd që t’ia trashëgojë Ardiana ka marrë një nisëm dhe shpreson ta realizojë në shtator. Ka dëshirë që të marrë një grup të rinjsh vajza dhe djem dhe një orë në ditë dua t’ia kushtojë atyre. Ky kurs për qendistarinë do të jetë falas vetëm e vetëm që t’ia injektoj si ushqim punën e dorës dhe traditën dhe ta njohin se si bëhet dhe ta mësojnë që kjo traditë të mos humbasë.

Gjatë pandemisë kur shumë kush nuk ka punuar falë Zotit unë kam patur punë dhe nuk mund ta mohoj. Është shitur shumë maska me Shqipen që kam bërë. Unë e bëra thjeshtë për promovim fillimisht se nuk kisha çfarë të bëja por u pëlqeu dhe kisha kërkesa shumë. Ka qenë një detyrë e vështirë sepse u dontë gjithë ditën të qepja , në dark i laja dhe në mëngjes pastaj i hekurosja dhe dizinfektoja dhe më pas bëja shpërndarjen e tyre. Kam bërë vetëm nga dy-tri orë gjumë gjatë kulmit të pandemisë. Deri tani kam shpërndarë 8700 maska të bëra me dorë. Disa prej tyre edhe i kam falur sidomos për pensionistët apo ata në nevojë sepse një maskë një mijë lekë ishte shtrenjtë. Sa blen një maskë pensionisti mund të blejë një bukë“, shprehet artizania Handraj.

Në fund ka një mesazh për të gjithë artizanët:

Mesazhi që kam është që të punojmë gjithë bashkë dhe të kemi harmoni me njëri-tjetrin dhe kam një thirrje të vogël“, përfundon artizania Ardian Handraj./CNA.al

LEXO TE PLOTE