Connect with Us

Pesë vite nga goli i Sadikut në Europian, UEFA bën postimin e veçantë

Kombëtare

Pesë vite nga goli i Sadikut në Europian, UEFA bën postimin e veçantë

Publikuar

-

Si sot përpara 5 viteve Shqipëria arriti fitoren e parë historike në finalet e një kompeticioni madhor siç ishte Kampionati Europian i vitit 2016 në Francë.

UEFA ka kujtuar golin historik me kokë të Armando Sadikut të realizuar ndaj Rumanisë pas një superasisti të Ledian Memushaj.

Goli i Sadikut do të mbahet mend gjatë nga tifozët shqiptarë pasi ishte dhe goli i parë dhe i vetëm deri më tani në një kompeticion kaq të madh si Kampionati Europian.

Ajo sfidë përfundoi me fitoren e Kombëtares kuqezi teksa Shqipëria u rendit e treta në atë grup ku merrnin pjesë Franca, Zvicra dhe Rumania.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Erkand Qerimaj shkëlqen në “Tokio 2020”, renditet i pari në baterinë B

Publikuar

-

Nga

Arritje e madhe për sportin shqiptar mbi të gjitha për peshëngritësin, Erkand Qerimaj i cili në garën e tij të sotme doli në vendin e parë në kategorinë B të Lojërave Olimpike “TOKIO 2020”.

Peshëngritësi shqiptar garonte në kategorinë 81 kilogramë në stilin e shkëputjes dhe shtytjes dhe e përmbylli rezultatin me 338 kilogramë në total në dygarësh. Ai e filloi garën me 151 kilogramë, më pas me 155 kilogramë dhe në të fundit me 157 kilogramë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Armando Sadiku rikthehet në Spanjë, prezantohet te ekipi i njohur

Publikuar

-

Nga

Armando Sadiku ka firmosur menjëherë kontratën e re pas largimit të tij nga Bolivari. Kjo ishte një ndër arsyet kryesore të sulmuesit që u largua pasi zgjodhi të kthehej sërish në Europë, ndërsa kishte gati marrëveshjen me Las Palmas.

Klubi spanjoll ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të Shqipërisë që vjen si lojtar i lirë pasi mbylli me mirëkuptim nga të dy palët kontratën me Bolivar.

Por Las Palmas i ka besuar vetëm për një sezon Sadikut. Kjo nisur nga dy aventura tërësisht dështuese për të që nuk arriti të shënonte asnjë gol me Erzurumspor dhe mbeti hije e vetvetes në Bolivi. Me afrimin te Las Palmas, Sadiku kërkon që të përsërisi momentin e artë që kaloi te Malaga.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Nuk ka qetësi për Florian Kamberin, do ndryshojë sërish ekip

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi prej thuajse dy vitesh po mundohet në të gjitha mënyrat që të veshë fanellën kuqezi, por nuk ia ka dalë ende që të bëjë debutimin e tij. Dokumentacioni në FIFA, COVID-19, apo edhe një krisje e marrëdhënieve të tij me trajnerin Reja si pasojë e mosaktivizimit, kanë bërë që ëndrra e debutimit si kuqezi të vazhdojë të mbetet në sirtar.

Gjithçka po shoqërohet për fat të keq edhe me një formë jo siç pritej me klubet ku është aktivizuar. Kamberi nuk po gjen hapësira në Zvicër te St. Galen, ku nga një transferim i bujshëm, u kthye në një lojtar të cilin ky klub po mundohet me çdo kusht ta shesë apo ta huazojë. Sipas mediave zvicerane, për Kamberin pritet të ketë një tjetër largim gjatë merkatos së verës pasi nuk bën pjesë në planet e klubit. Në pjesën e dytë të sezonit të kaluar ai u huazua te Aberdin në Skoci, por tani nuk është ende e qartë se ku do të jetë e ardhmja e tij.

LEXO TE PLOTE