LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nje tjetër i larguar, futbollisti shpall "divorcin" me Partizanin

19 Qershor 2021, 10:21, Sport CNA
Nje tjetër i larguar, futbollisti shpall "divorcin" me Partizanin

Franci Lala është larguar nga Partizani. I afruar në janar të këtij viti nga Korabi, qendërmbrojtësi 21 vjeçar u aktivizua me ekipin B të Demave, duke mos qenë pjesë e listës së Ilir Dajës për ekipin e parë. I dalë nga moshat e Partizanit, Lala ra në sy me aktivizimin te Luftëtari.

Trajneri Daja e kishte në plane qysh verën e shkuar, me Partizanin që asokohe e kishte të bllokuar merkaton. Aktivizimi me Korabin në thuajse çdo ndeshje, forma e mirë dhe tre golat e rikthyen djaloshin te Partizani gjashtë muaj më parë, duke mos pasur hapësira.

Tanimë 21 vjeçari do duhet të gjejë një klub ku të marrë më shumë minuta. Nuk dihet nëse klubi dhe Lala kanë shkëputur kontratën që skadon në verën e 2022, apo kanë gjetur dakordësi për huazim.

Lajmet e fundit nga