Connect with Us

Mesatarisht 12 denoncime në ditë për dhunë në familje/ Ekspertët: Shumë raste nuk referohen në polici

Sociale

Mesatarisht 12 denoncime në ditë për dhunë në familje/ Ekspertët: Shumë raste nuk referohen në polici

Publikuar

-

Mesatarisht 12 denoncime në ditë për dhunë në familje/ Ekspertët: Shumë raste nuk referohen në polici

Dhuna në familje po merr përmasa shqetësuese. Referuar të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, rastet e denoncimeve në rang vendi, variojnë nga 10 deri në 12 brenda një dite.

Por a janë këto raste të denoncuara të dhunës, të vetmet?

“Sa më thellë të shkojmë në fshatrat e Shqipërisë, sa më në zona rurale të jemi, aq më të thella janë problematikat, shqetësimet dhe pamundësia për të dalë nga problematikat dhe vuajtjet që mund të kenë femrat në këto zona” – tha Helena Halilaj, pedagoge e shkencave sociale.

Referuar burimeve zyrtare, Tirana është qyteti që zë vendin e parë për nga numri i raportimeve të dhunës në familje. Viktima, në më shumë se 90% të rasteve, janë gratë.

Këto raste përhapen më pas, sipas qyteteve më të populluara, Durrësi, Fieri, Elbasani, Shkodra dhe Vlora. Edhe Dibra është një tjetër qark që së fundmi ka shënuar rritje të numrit të konflikteve brenda familjes.

Por pse pikërisht Tirana ka numrin më të lartë të dhunës? Sipas Helena Halilaj është pikërisht pamundësia për t’u integruar për qytetarët e rretheve ajo që përbën problematikën kryesore.

“Janë më tepër çështjet ekonomike që ndikojnë në mosakordimin e marrëdhënieve mes familjarëve ose mes kryefamiljarit dhe bashkëshortes. Ne jetojmë në një shoqëri në të cilën kryefamiljari ka detyrat ekonomike dhe duhet t’i bëjë ato. Ne jemi gra të cilat kërkojmë të drejta të barabarta dhe më pas nuk e matim kontributin nëse e kemi ose jo të njëjtë në familje. Pastaj duket sikur metropoli na jep mundësi që ne të kemi pak më shumë liri të vepruarit dhe të sjellurit, e ndonjëherë ndoshta kjo e trondit pak individin ose njerëzit të cilët vijnë nga rrethet” – u shpreh Halilaj.

Vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2021, janë regjistruar 10 viktima si pasojë e dhunës në familje./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Keni zgjedhur bregdetin për të kaluar ditën?/ Mësoni si do jetë moti

Publikuar

-

Nga

Të ndikuar nga masa ajrore të qëndrueshme me orijginë nga jugperëndimi, edhe dita e sotme parashikohet me mot të kthjellët dhe plot orë me diell. Përjashtim të lehtë bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.

Për ata të cilët do të parapëlqejnë një fundjavë pranë vijës bregdetare duhet të marin parasysh elementin e erës.

Duke filluar nga orët e mesditës era do të fryjë relativisht e fortë me shpejtësi 3-7m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut. Për ditën e Diel fortësia e erës bie dhe parashikohet me shpejtësi 1-3m/s erë ideale për qëndrimin në bregdet.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Zjarr masiv në Memaliaj/ Dëmtohet linja e energjisë elektrike, banorët në terr

Publikuar

-

Nga

Zjarr masiv në Memaliaj/ Dëmtohet linja e energjisë elektrike, banorët në terr

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën Ballaxhiaj dhe Miricë në Memaliaj të Tepelenës mbrëmjen e sotme.

Si pasojë e flakëve është dëmtuar edhe linja e energjisë elektrike.

OSHEE ka ndërprerë energjinë, ndërsa burime bëjnë me dije se energjia do të vijojë të mungojë derisa të konstatohen dëmet e shkaktuara në rrjet nga grupet e terrenit në fiderat Miniera 1 dhe Miniera 2.

Nga flakët është djegur edhe një hapësirë e konsiderueshme me pemë e shkurre.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nesërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-16:00 në zonat e mëposhtme.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 25 korrik

Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 25 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

Rruga e vjetër Vorë-Rinas, Dogana dhe disa biznese në këtë zonë

 

LEXO TE PLOTE