Connect with Us

Horoskopi i ditës, 19 Qershor 2021

Horoskopi

Horoskopi i ditës, 19 Qershor 2021

Publikuar

-

Horoskopi i ditës, 19 Qershor 2021

Dashi 

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Dikush do të shprehë interes për ju këtë të shtunë, madje ka gjasa që të shprehë edhe ndjenjat. Është momenti i duhur për ata që janë në kërkim të dashurisë. Ndjehuni të lirë të flirtoni, por bëni kujdes të mos ndërhyni në marrëdhënien e dikujt. Sa i përket anës profesionale, nuk parashikohen zhvillime.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Do të jeni i zhytur në mendime këtë ditë. Para se të nisni një marrëdhënie të re dashurie, përpiquni të qetësoheni emocionalisht, përndryshe do të përballeni me situata të papritura dhe do ta keni të vështirë të arrini ato që doni. Tregohuni të vëmendshëm gjatë bisedave këtë të premte.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Mos rrezikoni duke dalë jashtë kapacitetit tuaj. Përpiquni të zgjidhni mënyra më të lehta për të vepruar, për të qenë më të sigurt. Nuk është dita e duhur për të nënshkruar marrëveshje apo për të bërë reforma në jetën personale.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Kjo ditë premton të kalojë e qetë dhe lehtësisht. Ekziston mundësia të eliminoni një konflikt të vjetër, të krijoni raporte të reja me shefat ose të sheshoni problemet me partnerin/partneren tuaj. Beqarët e kësaj shenje mund të eksperimentojnë në dashuri. Nuk rekomandohen shakatë e tepruara.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Do të keni një gjendje të komplikuar emocionale. Dëshira për të realizuar diçka ekstremisht ambicioze do t’ju shfaqet sërish. Ka gjasa që një prej familjarëve tuaj të kërkojë vëmendje të veçantë për shkak të një drame që ka përjetuar.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Mos lejoni zilinë dhe ashpërsinë t’ju udhëheqë. Mësoni të kënaqeni me suksesin e të dashurve tuaj. Përndryshe rrezikoni të mbylleni në vetvete. Përpiquni të ndihmoni të rinjtë që mund të vijnë në punën tuaj. Këshillojini dhe tregohuni tolerant ndaj tyre.

Peshorja

LEXO EDHE:  Horoskopi, e Enjte, 8 Korrik 2021

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Nuk do të jeni të ekuilibruar emocionalisht gjatë kësaj dite. Skandalet dhe problemet nuk përjashtohen. Flisni me mikun tuaj të ngushtë për t’u ndjerë më mirë dhe rekomandohet të ushtroheni fizikisht, pasi do të ndikojë pozitivisht edhe në gjendjen tuaj psikologjike.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Planet do t’ju ndryshojnë disa herë gjatë ditës. Para se të premtoni për të përmbushur kërkesat e dikujt, mendoni për pasojat. Megjithatë, rekomandohet t’i mbroni interesat e tyre. Mos lejoni dikë pranë jush t’ju përdorë për të arritur qëllimet e tyre.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Rrezikoni të harroni një premtim që i keni bërë vetes. Bëni kujdes me regjimin ushqimor, pasi mund t’u ktheheni zakoneve të vjetra. Parashikohet sukses në anën profesionale, por duhet të tregoheni shumë vigjilentë gjatë zhvillimeve në punë.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Tregohuni vetvetja, përpiquni të realizoni dëshirat dhe ëndrrat tuaja. Mos jepni përgjigje standarde dhe mos flisni vetëm për motin. Ekziston mundësia të tërhiqni vëmendjen e personi që ju pëlqeni. Do ta keni mjaft të nevojshme të këshilloheni me familjarët tuaj.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Ka gjasa të mos ndiheni komod gjatë ditës së shtunë, mbi të gjitha në sferën profesionale. Do t’ju duhet të komunikoni me një koleg, të cilin nuk e keni pëlqyer asnjëherë. Ndërsa sa i përket anës personale, gjithçka duket në rregull.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Ekziston mundësia të nisni një aventurë, e cila rrezikon të mos ketë sukses. Bëni shumë kujdes nëse ndërmerrni një hap të tillë dhe mos u bazoni vetëm te fati. Rekomandohen shëtitje të gjata dhe joga. Mund të takoni dikë rastësisht, çfarë do t’ju lumturojë pamasë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

Bëjnë gjithçka për partnerin/ Tre shenjat e horoskopit që sakrifikojnë për dashurinë

Publikuar

-

Nga

Bëjnë gjithçka për partnerin/ Tre shenjat e horoskopit që sakrifikojnë për dashurinë

Dashi

Në qoftë se partneri/-ja juaj i përket shenjës së dashit konsiderojeni veten me fat, pasi dashët janë ithtarë të dashurisë së vërtetë dhe duan të përjetojnë sa me shumë emocione pranë partnerit. Asgjë nuk i tremb për të pasur marrëdhënien e ëndërruar.

Virgjëresha

Virgjëreshat janë shumë pasionante në dashuri, por kur gjërat shkojnë keq ato braktisin menjëherë gjithçka. Vlerësojnë ndershmërinë më shumë se çdo gjë tjetër dhe presin që partneri i tyre t’ua kthejë me të njëjtën monedhë, sipas “opinion”. Nuk u pëlqejnë lojërat, duan lidhje të qëndrueshme e të gjata, dashuria për ta është forca më e bukur që mund të udhëheqë jetën e një njeriu.

LEXO EDHE:  Horoskopi e hënë 23 janar

Peshorja

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 7 prill 2019

Peshoret janë pasionante të lindura, të gatshme për të bërë çdo gjë që lidhja të funksionojë siç duhet. Ato janë të gatshme të marrin avionin, trenin, biçikletën, madje të hipin edhe në shpinën e një deveje për të shkuar pranë dashurisë. Por, sakrificat në emër të dashurisë nuk nënkuptojnë vetëm zhvendosje fizike, por edhe të bësh kompromise duke hequr dorë shpeshherë edhe nga dëshirat e tyre./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Horoskopi i ditës, 24 korrik 2021

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 23 korrik 2021

Dashi (21 Mars – 20 Prill)

E keni të vështirë të ecni përpara, duket sikur diçka ju step. Jepini vetes më shumë liri. Tani është momenti sepse po ndjeni se dëshira juaj për të shijuar jetën po karikohet sërish dhe gjithçka po shkon mirë, për sa kohë që nuk e lini veten të pas dore dhe dhe përballeni me probleme shëndetësore.

Demi (21 Prill – 20 Maj)

Do të jeni më komod në shoqëri dhe është koha të kuroni marrëdhëniet tuaja në mënyrën e duhur, jo vetëm ato shoqërore por edhe me partnerin/en. Duhet të kujdeseni për veten për të kompensuar periudhat e deritanishme, që ta themi troç, i keni neglizhuar rëndshëm. Kontrolloni dietën ditore në mënyrë që ta korrigjoni atë.

Binjakët (21 maj – 21 qershor)

Mos e merrni çdo gjë shumë seriozisht. Ju e merrni gjithçka fjalë për fjalë, e analizoni dhe kjo ju shpie në ujëra të trazuara duke ndjerë veç siklet. Mjaft më, po ezauroheni!

Gaforrja (22 qershor – 22 korrik)

Mos mendoni se nuk e keni një talent. Është Ai që shumë njerëz e duan por nuk e kanë: aftësinë për të fituar simpatinë e njerëzve. Dhe ky sharm i juaj do t’ju hapë dyert! Nga ana tjetër, nëse punoni me veten dhe ia dilni për të përmbajtur padurimin që ju karakterizon, do të përfitoni. Optimizmin e keni shumë Higher dhe vetëm në rritje. Kjo është gjë e mirë sepse forcon energjinë tuaj.

Luani (23 korrik – 23 gusht)

Ju luftoni për të duruar mungesën e ndjeshmërisë që shihni tek disa dhe më në fund do të kuptoni lojën e këtyre njerëzve. Yjet ju sjellin përfitimin e një tranziti energjie dhe do të jeni të vendosur të punoni për egon tuaj. Ka kaq shumë punë për të bërë!

Virgjëresha (24 gusht – 22 shtator)

Aktivitetet në grup dhe puna në ekip do të jenë të mira për egon tuaj sot. Por rrezikoni të bëni nervozë disa njerëz përreth jush! Kurseni nervat tuaja dhe gjithashtu ato të të tjerëve!

Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Humori është i tensionuar në sferën e marrëdhënies tuaj. Do të gjeni gjuhë të përbashkët, prandaj mendoni si t’ia dilni. Rrethanat ju lejojnë të qëndroni të qetë dhe të racionalizoni jetën tuaj private në mënyrë që ta përmirësoni atë.

LEXO EDHE:  Horoskopi, e Premte 16 korrik 2021  

LEXO EDHE:  Horoskopi e enjte 5 janar

Akrepi (23 tetor – 22 nëntor)

Kjo ditë është e dedikuar për familjen, por ka vend dhe për shoqërinë, madje ky është vendi më i mirë për të rimbushur bateritë. Gjendja emocionale po ndikon në vitalitetin tuaj më shumë se zakonisht. Merruni vesh me të tjerët dhe përpiquni të komunikoni.

Shigjetari (23 nëntor – 21 dhjetor)

Do të jeni plotësisht të lirë të shprehni atë që keni në mendje dhe të arrini rezultate pozitive. Ju nuk po merrni mjaftueshëm energji dhe kjo po jua ul ritmin. Kontrolloni shëndetin dhe hani më shumë fruta stine.

Bricjapi (22 dhjetor – 20 janar)

Bricjapi me Venusin në aspekt të mirë dhe Diellin që nuk është më i kundërt, kanë një lajm të mirë për ju dhe ai po vjen. Fundi i gushtit do të jetë gjithashtu i rëndësishëm. Ajo që duhet të bëni është që të jeni të qëndrueshëm në gjërat që bëni. Çdo gjë duket të jetë në përputhje me pritshmëritë tuaja. Edhe raporti në çift duket të jetë në “qiellin e shtatë”.

Ujori (21 janar – 19 shkurt)

Duke përdorur imagjinatën tuaj do të jeni në gjendje të gjeni një mënyrë për ta bërë veten më të kthjellët, pa qenl nevoja të mërziteni për asgjë. Nuk ia vlen! Po qëndroni në mënyrë të palëkundur në formë dhe energjitë tuaja janë në ekuilibër. Përdorini këtë avantazhe si një shans për të rivlerësuar shëndetin tuaj.

Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)

Këtë ditë të parë të fundjavës, gjetja e kompromisit në çift mund të jetë pak më e komplikuar. Por vëmendja juaj tani përqendrohet kryesisht te puna, ku ka disa zhvillime të rëndësishme për tu mbajtur parasysh. Pra, para se të merreni ca si shumë me veten, merrni parasysh mirë pro dhe kundra që hasni në punë. Nëse keni pasur një zhgënjim në të kaluarën, mund të mos jeni të gatshëm t’i jepni hapësirë ​​dikujt që nuk ju sjell ndonjë sadisfaksion të paparë. Frika nga vuajtjet është e madhe dhe ju nuk jeni aspak gati që ta lini veten t’i jepeni rastësisë.

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Të gjithë duan të jenë si ato/ Dy shenjat më të forta të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Të gjithë duan të jenë si ato/ Dy shenjat më të forta të horoskopit

Akrepi

Nëse ka një shenjë që është vazhdimisht e hapur për ndryshim dhe mendim është Akrepi.

Me Jupiterin në Ujor, jo vetëm që do të ndiheni aventureskë dhe me shpirt të lirë, por do të dëshironi të shihni mundësi të reja për të bërë atë që keni ëndërruar gjithmonë .

Shigjetari

Vetëvlerësimi është një derë rrotulluese për ju derisa planeti juaj sundues të shkruajë emrin tuaj në planifikuesin e tij të ngjarjeve kozmike dhe t’iu drejtojë drejt vetëvlerësimit dhe dashurisë për veten.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 21 prill 2021

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 21 prill 2021

Dashuria ndaj vetes ju duket mahnitëse dhe kjo do t’ju çojë përpara në një moment, ku të gjithë rreth jush do të dëshirojnë të jenë si ju./ CNA.al

LEXO TE PLOTE