Connect with Us

Hipertensioni në shtatzëni/ Çfarë duhet të dinë nënat

Shëndeti

Hipertensioni në shtatzëni/ Çfarë duhet të dinë nënat

Publikuar

-

Hipertensioni në shtatëzani/ Doktoreshë Donika Belba tregon shkaqet

Nga doktoreshë Donika Beba

Presioni i lartë arterial ose ndryshe hipertensioni mund të shfaqet edhe gjatë shtatzënisë madje në cilëndo fazë të saj dhe përbën rrezik për shëndetin e nënës dhe të bebit pasi mund të shkaktojë probleme mjaft serioze. Kemi të bëjmë me hipertension në rastet kur në gjendje të relaksuar presioni arterial arrin në vlerat 140/90mmHg apo më tepër.

Hipertensioni prek rreth 8 për qind të grave shtatzëna por tashmë është i mundur menaxhimi/trajtimi i këtij problemi me kujdesin dhe kontrollet e duhura te mjekët specialistë gjinekologë si dhe kardiologë gjatë shtatzënisë.

Cilat janë llojet e hipertensionit që prekin nënat e reja gjatë shtazënisë:
1- Hipertensioni Kronik

Hipertensioni kronik nënkupton praninë e presionit të lartë arterial para fillimit të shtatzënisë. Pacientet me hipertension kronik kanë rrezik të shtuar për shfaqjen e preeklampsisë në tremujorin e dytë ose të tretë të shtatzënisë.

2- Hipertensioni gestacional

Kjo gjendje ndodh kur nëna ka presion të lartë të gjakut vetëm gjatë shtatzënisë dhe njëkohësisht nuk ka as proteina në urinë dhe as probleme të tjera me zemrën apo veshkat. Ky problem diagnostikohet zakonisht pas javës së 20 të shtatzënisë ose afër lindjes. Hipertensioni gestacional zakonisht zhduket pas lindjes.

3- Preeklampsia / Eklampsia

Preeklampsia është forma më e rëndë e hipertensionit gjatë shtatzënisë dhe ndodh kur një grua shtatzënë e cila ka pasur gjithmonë presion arterial normal, papritmas shfaq presion të lartë arterial, gjendje kjo e cila shoqërohet edhe me praninë e proteinave në urinë dhe shfaqet pas javës së 20-të të shtatzënisë.

Simptomat që sinjalizojnë praninë e pre-eklampsisë përfshijnë:

– Dhimbje koke e vazhdueshme
– Shikim i paqartë & i turbullt
– Diskomfort/Dhimbje në stomak
– Nauzea ose të vjella
– Enjtje e fytyrës si dhe duarve
– Shtim i menjëhershëm i peshës
– Probleme me frymëmarrjen
Gratë shtatzëna janë më të rrezikuara për t’u prekur nga preeklampsia në rastet kur:
– Janë në shtatzëninë e tyre të parë
– Kanë vuajtur nga preeklampsia gjatë një shtatzënie të mëparshme
– Vuajnë nga presioni arterial kronik apo dhe nga sëmundjet kronike të veshkave
– Kanë histori familjare të preeklampsisë
– Vuajnë nga diabeti i tipit 1 apo 2
– Janë mbipeshë apo obeze
– Nëna është mbi moshën 40 vjec

LEXO EDHE:  “Si të jesh me mundësitë”/ Mjekja në shtet çon pacientët në klinikën private

Në raste mjaft të rralla preeklampsia mund të shfaqet edhe pasi nëna ka lindur. Për këtë arsye rekomandohet monitorimi & ndjekja e vijueshme me mjeken obstetër-gjinekologe edhe pas lindjes.
Në rastet kur nuk trajtohet, hipertensioni gjatë shtatzënisë mund të rrezikojë jo vetëm jetën e nënës por edhe të foshnjes.

Ndër komplikacionet që mund të shfaqen si pasojë e pranisë së kësaj patologjie për foshnjën mund të përmendim, lindjen e parakohshme(para javës së 37-të të shtatzënisë) dhe lindjen nënpeshë. Duke qenë se presioni i lartë i gjakut të nënës e bën më të vështirë për fëmijën të marrë nivelet e duhura të oksigjenit dhe lëndëve ushqyese për t’u zhvilluar, nëna rrezikon në disa raste të bëjë lindje të parakohshme.

Komplikacione të shumta dhe mjaft të rrezikshme mund të shfaqen edhe te nëna dhe si të tilla përmendim vetë praninë e hipertensionit e cila shoqërohen me shenjat të encefalopatisë hipertensive, rritjen e transaminazave apo enzimave hepatike, shkolitjen e parakohshme e placentës, stroke apo goditje cerebrale, sulmet eklamtike të cilat shfaqen formën e konvulsioneve dhe rrezikojnë jetën e nënës si dhe sindromën HELLP e cila konsiston në crregullimin e faktorëve të koagulimit të gjakut, në trombocitopeni si dhe rritjen e enzimave të heparit.

Trajtimi i hipertensionit gjatë shtatzënisë konsiston të trajtimin multidisiplinar të problemit. Pra, në varësi të llojit dhe zanafillës së hipertensionit në shtatzëni, diagnostikimi i së cilit realizohet nga konsulta me mjekun obstetër-gjinekolog, nevojitet patjetër edhe ndjekja e pacientes nga mjekët e specialiteteve të ndryshme të cilët kanë si synim zbulimin dhe menaxhimin e faktorëve shkaktarë të hipertensionit nëpërmjet kryerjes së të gjitha ekzaminimeve të nevojshme.

Në Spitalin Hygeia Tiranë, ofrohen të gjitha llojet e shërbimeve mjekësore, nga ato më baziket deri tek ato më të ndërlikuarat për çdo grupmoshë, gjithcka në shërbim të shëndetit të pacientëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Varianti Delta në Shqipëri prej gati 2 muajsh/ E konfirmon zv.ministrja e Shëndetësisë

Publikuar

-

Nga

Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini thotë se prania e variantit “Delta” të COVID-19 në Shqipëria është hasur në fund të muajit maj.

Personat e prekur nga mutacioni i coronavirus tha Tomini, kanë krijuar vatra familjare dhe mes të prekurve janë dhe persona të vaksinuar.

“Të dhënat epidemiologjike, investigimi i rasteve që janë konfirmuar me variantin ‘Delta’ kanë një historik të fillimit të shenjave klinike nga fundi i majit, 29/05/2021. Gati 13 raste kanë krijuar vatra familjare”, deklaroi zv.ministrja.

Znj. Tomini gjatë një interviste për Euronews Albania bëri të ditur se personat e prekur nga “Delta” paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa personat e vaksinuar që gjithashtu janë infektuar, zv. ministrja tha se kanë shfaqur shenja të lehta duke mos pasur nevojë për trajtim në spital.

Ajo tha se të gjithë individët që kryejnë të dy dozat e vaksinës, janë të mbrojtur në nivelin mbi 95% ndaj formave të rënda të COVID-19.

Ndërkohë zv.ministrja e Shëndetësisë tha nga ana tjetër se “tek individët që janë të pa vaksinuar agresiviteti ekziston”.

LEXO EDHE:  Probleme me Tiroiden/ Ja teknika kirurgjikale më inovatore në Spitalin Hygeia

LEXO EDHE:  Tjetër histori suksesi e Transplantit të Veshkës në Spitalin Hygeia

“Sa më shumë të vaksinuar aq më pak terren gjen virusi”, tha znj. Tomini duke shtuar se shihet një përkrahje e gjerë e popullsisë për t’u vaksinuar.

E pyetur nëse do të ndiqet ndonjë politikë kushtetuese për të detyruar qytetarët refuzues që të vaksinohen, znj. Tomini tha se “nuk shihet skepticizëm” por shtoi nga ana tjetër se “në momente të caktuara popullata shfaq preferencë” për llojin e vaksinës.

Në fund, ajo tha se është ende herët për të parashikuar nëse do të kemi mbyllje tjetër apo shtrëngim të masave kufizuese.

Zyrtarisht, ISHP thotë se janë të prekur nga varianti “Delta” 6 persona të vaksinuar me të dy dozat e vaksinave kundër COVID-19. Dy kanë marrë AstraZeneca, dy Pfizer dhe dy të tjerë Coronavax. Nga këta, dy persona janë vaksinuar jashtë Shqipërisë.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Gripi i verës / Sistemi imunitar i pastërvitur ndaj mikrobeve pas vitit pandemik

Publikuar

-

Nga

Pas një viti praktikisht pa grip ose viruse të tjera, sëmundjet janë kthyer dhe më “hakmarrëse” se kurrë.

Udhëzimet për distancimin shoqëror dhe përdorimin e maskës për shkak të pandemisë COVID-19 parandaluan përhapjen e mikrobeve dhe baktereve.

Ndërsa ato masa parandaluese po hiqen, gripi ka filluar të përhapet edhe një herë.

Rastet e gripit po bëhen gjithnjë e më të rënda, sepse sistemi imunitar i njerëzve nuk është i gatshëm të fillojë menjëherë luftimin e mikrobeve edhe një herë pas një viti ku mbrojtja ka qenë kryefjala.

Fëmijët e vegjël dhe foshnjat janë veçanërisht të prekshëm, dhe shërbejnë si vektorë për përhapjen e viruseve.

‘Ekspozimi i shpeshtë ndaj patogjenëve të ndryshëm e ngre sistemin imunitar për të qenë i gatshëm t’i përgjigjet këtij patogjeni,’ tha Dr. Paul Skolnik, një imunovirolog dhe kryetar i mjekësisë së brendshme në Shkollën e Mjekësisë të Tech Carilion Virginia, për Neë Neë York Times . Rastet e gripit, rinovirusit dhe infeksioneve të tjera të zakonshme virale u shfaqën vitin e kaluar.

Ftohjet e zakonshme dhe gripi të cilat shkaktohen nga viruse të frymëmarrje- ishin pothuajse inekzistente në vitin 2020 pasi ato kishin pak mundësi të përhapeshin nga personi në person.

LEXO EDHE:  Dëshironi shëndet të mirë të trupit tuaj? Ja mënyra dhe trajtimi që duhet!

LEXO EDHE:  (Ekskluzive) Apeli i doktoreshës italiane për shqiptarët/ Na ndihmoni të shërojmë fëmijët me tumore

Rastet tashmë janë në rritje, tani që kufizimet e lidhura me pandeminë po hiqen. Texas , shteti i parë që u rihap plotësisht në mars, pa një rritje të viruseve të frymëmarrjes pothuajse menjëherë pas heqjes së masave të pandemisë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve  vërejnë RSV po bën një rritje të madhe këtë verë në të gjithë jugun e SHBA, një dukuri e rrallë për virusin që zakonisht bën dëm në muajt e vjeshtës dhe të dimrit.

Disa ekspertë madje e parashikuan këtë lloj rritje. Rastet e RSV dhe llojeve të tjera të gripit janë më serioze se më parë, pasi ka më shumë simptoma se vitet e mëparshme dhe duhet më shumë kohë për t’i kaluar.

Ky sezon i gripit të verës është veçanërisht i rrezikshëm për njerëzit më të moshuar dhe më të rinj, me RSV që shkakton deri në 500 vdekje në vit midis fëmijëve nën moshën pesë vjeçare dhe 14,000 vdekje në vit tek njerëzit mbi 65 vjeç.

Zelanda e Re dhe Australia, dy vende që ishin ndër më të suksesshmit në kontrollimin e pandemisë COVID-19, po shohin gjithashtu rritje të RSV,sipas The Times./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

U konfirmua prezenca e variantit Delta/ MSH publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

U konfirmua prezenca e variantit Delta/ MSH publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2760 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 16  qytetarë në këto bashki: 4 raste në Elbasan, 3 në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, nga 1 rast në Durrës, Korçë, Kukës, Has, Lushnje.

Aktualisht janë 283 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 11 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,152 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Dëshironi shëndet të mirë të trupit tuaj? Ja mënyra dhe trajtimi që duhet!

LEXO EDHE:  Diagnostikimi dhe trajtimi i suksesshëm kirurgjikal i arteropatisë periferike në Spitalin Hygeia Tiranë

Statistika (26 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 16
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 11
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2760

Testime totale 880,100
Raste pozitive 132,891
Raste të shëruara 130,152
Raste Aktive 283
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 100
Elbasan 34
Kukës 31
Vlorë 26
Lezhë 25
Durrës 19
Shkodër 16
Fier 15
Berat 7
Korçë 7
Gjirokastër 3

LEXO TE PLOTE