
Hysaj: Sylvinho na ka frymëzuar, skema e re më favorizon
Në një lidhje direkte nga Varshava per SuperSport, Elseid Hy...
Në një lidhje direkte nga Varshava per SuperSport, Elseid Hy...
Nga doktoreshë Donika Beba
Presioni i lartë arterial ose ndryshe hipertensioni mund të shfaqet edhe gjatë shtatzënisë madje në cilëndo fazë të saj dhe përbën rrezik për shëndetin e nënës dhe të bebit pasi mund të shkaktojë probleme mjaft serioze. Kemi të bëjmë me hipertension në rastet kur në gjendje të relaksuar presioni arterial arrin në vlerat 140/90mmHg apo më tepër.
Hipertensioni prek rreth 8 për qind të grave shtatzëna por tashmë është i mundur menaxhimi/trajtimi i këtij problemi me kujdesin dhe kontrollet e duhura te mjekët specialistë gjinekologë si dhe kardiologë gjatë shtatzënisë.
Cilat janë llojet e hipertensionit që prekin nënat e reja gjatë shtazënisë:
1- Hipertensioni Kronik
Hipertensioni kronik nënkupton praninë e presionit të lartë arterial para fillimit të shtatzënisë. Pacientet me hipertension kronik kanë rrezik të shtuar për shfaqjen e preeklampsisë në tremujorin e dytë ose të tretë të shtatzënisë.
2- Hipertensioni gestacional
Kjo gjendje ndodh kur nëna ka presion të lartë të gjakut vetëm gjatë shtatzënisë dhe njëkohësisht nuk ka as proteina në urinë dhe as probleme të tjera me zemrën apo veshkat. Ky problem diagnostikohet zakonisht pas javës së 20 të shtatzënisë ose afër lindjes. Hipertensioni gestacional zakonisht zhduket pas lindjes.
3- Preeklampsia / Eklampsia
Preeklampsia është forma më e rëndë e hipertensionit gjatë shtatzënisë dhe ndodh kur një grua shtatzënë e cila ka pasur gjithmonë presion arterial normal, papritmas shfaq presion të lartë arterial, gjendje kjo e cila shoqërohet edhe me praninë e proteinave në urinë dhe shfaqet pas javës së 20-të të shtatzënisë.
Simptomat që sinjalizojnë praninë e pre-eklampsisë përfshijnë:
– Dhimbje koke e vazhdueshme
– Shikim i paqartë & i turbullt
– Diskomfort/Dhimbje në stomak
– Nauzea ose të vjella
– Enjtje e fytyrës si dhe duarve
– Shtim i menjëhershëm i peshës
– Probleme me frymëmarrjen
Gratë shtatzëna janë më të rrezikuara për t’u prekur nga preeklampsia në rastet kur:
– Janë në shtatzëninë e tyre të parë
– Kanë vuajtur nga preeklampsia gjatë një shtatzënie të mëparshme
– Vuajnë nga presioni arterial kronik apo dhe nga sëmundjet kronike të veshkave
– Kanë histori familjare të preeklampsisë
– Vuajnë nga diabeti i tipit 1 apo 2
– Janë mbipeshë apo obeze
– Nëna është mbi moshën 40 vjec
Në raste mjaft të rralla preeklampsia mund të shfaqet edhe pasi nëna ka lindur. Për këtë arsye rekomandohet monitorimi & ndjekja e vijueshme me mjeken obstetër-gjinekologe edhe pas lindjes.
Në rastet kur nuk trajtohet, hipertensioni gjatë shtatzënisë mund të rrezikojë jo vetëm jetën e nënës por edhe të foshnjes.
Ndër komplikacionet që mund të shfaqen si pasojë e pranisë së kësaj patologjie për foshnjën mund të përmendim, lindjen e parakohshme(para javës së 37-të të shtatzënisë) dhe lindjen nënpeshë. Duke qenë se presioni i lartë i gjakut të nënës e bën më të vështirë për fëmijën të marrë nivelet e duhura të oksigjenit dhe lëndëve ushqyese për t?u zhvilluar, nëna rrezikon në disa raste të bëjë lindje të parakohshme.
Komplikacione të shumta dhe mjaft të rrezikshme mund të shfaqen edhe te nëna dhe si të tilla përmendim vetë praninë e hipertensionit e cila shoqërohen me shenjat të encefalopatisë hipertensive, rritjen e transaminazave apo enzimave hepatike, shkolitjen e parakohshme e placentës, stroke apo goditje cerebrale, sulmet eklamtike të cilat shfaqen formën e konvulsioneve dhe rrezikojnë jetën e nënës si dhe sindromën HELLP e cila konsiston në crregullimin e faktorëve të koagulimit të gjakut, në trombocitopeni si dhe rritjen e enzimave të heparit.
Trajtimi i hipertensionit gjatë shtatzënisë konsiston të trajtimin multidisiplinar të problemit. Pra, në varësi të llojit dhe zanafillës së hipertensionit në shtatzëni, diagnostikimi i së cilit realizohet nga konsulta me mjekun obstetër-gjinekolog, nevojitet patjetër edhe ndjekja e pacientes nga mjekët e specialiteteve të ndryshme të cilët kanë si synim zbulimin dhe menaxhimin e faktorëve shkaktarë të hipertensionit nëpërmjet kryerjes së të gjitha ekzaminimeve të nevojshme.
Në Spitalin Hygeia Tiranë, ofrohen të gjitha llojet e shërbimeve mjekësore, nga ato më baziket deri tek ato më të ndërlikuarat për çdo grupmoshë, gjithcka në shërbim të shëndetit të pacientëve./CNA.al
Ana Kauri është një nga personazhet më të heshtur në përputh...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrj...
Ledjana Prenga është një prej konkurenteve më të komentuara ...
Situata pandemike në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm....
Dihet prej kohësh rrezet e diellit mund të shkaktojnë kancer...
Hulumtuesit në Australi po fillojnë provat klinike të një ll...
Annelese Milton është një modele seksi shumë e njohur në rrj...
Arjan Konomi është një prej figurave publike më të pëlqyera ...
Deri në moshën 50 vjeç, ju dini disa gjëra për botën. Ju e d...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u ka bërë thir...
Koha, temperatura dhe gjatësia e dushit tuaj mund të jenë nj...
Mevlan Shaba dhe Ledjana Prenga kanë qenë çifti më i pëlqyer...
Victoria Lane është një nga modelet më seksi të momentit.Buk...
Temperatura të larta, lirime kufizimesh, atmosferë relaksues...
Kylie Jenner është një nga vazjat më të ndjekura në rrjetet ...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar sh...
Këngëtarja me famë botërore Jessie J ka zbuluar se vuan nga ...
Enca Haxhia është padyshim një prej këngëtareve që gjithnjë ...
Bashkimi Evropian ka humbur betejën ligjore në Bruksel për t...
Andi Artani është një nga dejmtë më të përfolur të emisionit...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të ...
Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi i shpërtheu lënda plasë...
Më datë 26.03.2023, në rrugën "Ndre Mjeda", në një gar...
Një 49-vjeçar ka tentuar që të korruptojë efektivët e ...
Rreth javës që presim përpara moti mbi vendin tonë bënë nj...
Ashtu si dita e djeshme, edhe sot moti parashikohet me vra...
Në Shqipëri, denoncimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave po ...
Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sekto...
Të paktën 29 migrantë kanë vdekur pasi dy anije të vogla u...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se disfata e...
Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se nuk ka indika...
Rusia dhe Kina nuk po krijojnë një aleancë ushtarake dhe n...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 26 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...
Sot më 25 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 ...
Sipas të dhënave nga Banka Botërore, emigrantët e viti...
Sot më 24 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...