Connect with Us

Foto-“Nuk kemi burra”/ Ky shtet europian ofron shpërblime marramendëse nëse martoheni me vajzat e tyre

Bota

Foto-“Nuk kemi burra”/ Ky shtet europian ofron shpërblime marramendëse nëse martoheni me vajzat e tyre

Publikuar

-

Për rritjen e popullsisë së saj, qeveria suedeze ka marrë nismën për të siguruar të ardhura mujore prej 1,800 dollarë për çdo të huaj që hyn në martesë të shenjtë me një shtetase suedeze.

Ndërsa ideja tingëllon pak e sforcuar, qëllimi i saj është për shkak se popullsia është ndalur në rritje, shkruan meganews.al.

Ndaj është edhe shqetësimi i qeverisë në përpjekjen për të kapërcyer “mungesën” e të rinjve në krijimin e një projekti për të rritur normën e lindjeve.

Masat e tilla nuk janë të reja, pasi qeveritë si Japonia dhe Kanadaja kanë zbatuar programe të ngjashme për shkak të plakjes së popullsisë.

LEXO EDHE:  Festat e fundvitit/ Ja kur shpërndahen paratë për pensionistët

Suedia ka një nga licencat më shumë “bujare” të atësisë botërore. Nëntë muaj me 80% të pagës (tre për babanë dhe nënën, si dhe tre të jetë e ndarë në mes të dyve).

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shumë shkelje nëpër hidrocentrale, por asnjë veprim ndaj tyre

Publikuar

-

Nga

Ndërtimi i hidrocentraleve në Kosovë është përcjellë me shkelje dhe tejkalime të shumta ligjore, si dhe dëmtime të rrjedhës së lumenjve, e shpeshherë objektet e hidrocentraleve janë ndërtuar në prona publike.

Këto janë disa nga gjetjet e një raporti të hartuar nga një grup punues i formuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Në këtë raport, që para pak ditësh i është dorëzuar ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu, e të cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, janë shqyrtuar të gjitha procedurat administrative të zbatuara për hidrocentrale si dhe ndikimi i tyre në ujëra dhe mjedis.

Raporti rekomandon që të ndërpritet operimi i të gjitha hidrocentraleve që operojnë pa leje mjedisore, si dhe të hetohen të gjithë zyrtarët për shkeljet ligjore, që kanë karakterizuar ndërtimin dhe operimin e hidrocentraleve.

Grupi punues po ashtu kërkon që të shfuqizohen të gjitha aktet e lëshuara në kundërshtim më ligjin, si dhe vendosjen e një moratoriumi për ndërtimin e hidrocentraleve të reja, deri në miratimin e planeve për menaxhimin e pellgjeve lumore.

Në rast se gjetjet e raportit merren parasysh nga Qeveria, atëherë shumica e hidrocentraleve do të jenë të obliguara që për një afat të pacaktuar, të ndalin punën e tyre.

Hidrocentralet e Deçanit me shumë shkelje

Prej kohës kur filloi ndërtimi i hidrocentraleve në atë që njihet si Gryka e Deçanit, pati kundërshtime të banorëve të zonës, mirëpo kjo nuk i pengoi institucionet, e as autoritetet lokale që të lejojnë ndërtimin e tyre.

Për hidrocentralet që ndodhen në rrjedhën e Lumëbardhit në Deçan, në raportin e grupit punues, konstatohet se përveç që është dëmtuar rrjedha e lumit dhe nuk është respektuar minimumi ekologjik, po ashtu kanë ndodhur shkelje ligjore në ndërtimin e objekteve të hidrocentraleve.

Deçani kërkon riparimin e ambientit të shkatërruar nga hidrocentralet

“Ndërtesat e dy HC (Lumëbardhi II dhe Belaja), janë ndërtuar në pronë ujore në afërsi të drejtpërdrejtë të lumit, në kundërshtim me Ligjin për Ujërat (neni 48) 12, që përcakton distancën prej minimum 30 metra për ndërtimin e objekteve nga vija e plotave (ujërat 100-vjeçare)”, thuhet në raport.

Kundërligjore te këto hidrocentrale ka rezultuar të jetë edhe një marrëveshje për shfrytëzim të tokës pyjore që kompania Kelkos Energy, kishte nënshkruar me Agjencinë e Pyjeve të Kosovës.

Sipas raportit, shpeshherë, hidrocentralet kanë bërë ndërhyje në projekt pa pëlqimin e Ministrisë.

“Në HC “Lumëbardhi II” janë bërë ndryshime në projekt pa pëlqimin e Ministrisë, siç kërkohet me vendim për leje ndërtimore”, thuhet në raport.

Grupi punues po ashtu gjen se kompania Kelkos Energy, në mënyrë të jashtëligjshme ka bërë eksploatimin e zhavorrit nga lokacioni që njihet si Zalli i Rupës.

Dy nga hidrocentralet e Deçanit, “HC Deçani” dhe “HC Belaja”, janë ndërtuar brenda Zonës së Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

Sa u takon hidrocentraleve të Decanit, grupi punues i ka rekomanduar Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të obligojë kompaninë Kelkos Energy, që mes tjerash të kushtëzohet me lëshimin e lejes mjedisore për ndërtimin e digës në liqenin në Zallin e Rupës, pasi kjo kishte qenë edhe marrëveshje në mes të investitorit dhe komunës së Deçanit.

Shkelje të shumta edhe në hidrocentralet e Shtërpcës

Një nga hidrocentralet kryesore në atë që njihet si kaskada e Lepencit e që është hidrocentrali Brezovica, vazhdon të operojë pa leje mjedisore.

Ky hidrocentral, që është në pronësi të kompanisë “Matkos Group”, ka arritur që të marrë pëlqim ujor pa i përmbushur kushtet ujore.

Kjo është nga lejet më të rëndësishme për operim të hidrocentraleve.

“Ky pëlqim ujor është lëshuar pa i përmbushur asnjë prej kushteve ujore të përcaktuara me aktvendimin e datës 15/06/2015, kushte këto të përsëritura me aktvendimin (Konkluzionin) e datës 3/07/2015”, thuhet në raport.

LEXO EDHE:  Pensionistët, në radhë të gjata për 3 mijë lekë/ Po na japin gjysëm gjeli

LEXO EDHE:  Gjergj Luca, biznesmeni që solli Suedinë në Elbasan/Shikoni ç'ka bërë

Paditë, si mjet për të heshtur kundërshtimin qytetar   

Me tej, grupi punues ka gjetur se “leja ndërtimore për këtë hidrocentral është lëshuar në pronë ujore, në afërsi të drejtpërdrejtë të lumit, në kundërshtim me Ligjin për Ujërat e Kosovës”.

Po ashtu shkelje tjetër në këtë rast është gjetur edhe në dhënien për shfrytëzim të pronës ujore nga komuna e Shtërpcës.

Përpos Brezovicës, grupi punues ka gjetur shumë shkelje ligjore edhe në tri hidrocentralet e tjera në kaskadën e Lepencit, hidrocentralin “”Sharri”, “Shtërpca” dhe “Viça”.

“Për asnjërën prej katër HC-eve nuk janë lëshuar lejet mjedisore, por megjithatë të tërat janë në operim”, thuhet në raport.

Për të gjitha këto hidrocentrale, rekomandohet pezullimi i operimit deri në plotësimin e të gjitha rekomandimeve të dala nga ky raport.

Shkelje të njëjta edhe në hidrocentralet e Brodit dhe Restelicës

Raporti i grupit punues ka gjetur shkelje thuajse të ngjashme edhe në hidrocentralet e Brodit dhe Restelicës në Dragash.

Për hidrocentralet “Brodi 1”, “Brodi 2” dhe “Brodi 3”, ishte lëshuar jashtëligjshëm vetëm një pëlqim mjedisor. Sa i përket lejes mjedisore, e njëjta nuk është lëshuar ende – përkundër kësaj hidrocentrali operon në kundërshtim me nenin 31 të Ligjit për Mbrojtje të Mjedisit nr. 03/l-025”, thuhet në raport.

Te dy hidrocentralet tjera “Restelica 1 dhe 2” dhe “Restelica 3”, janë evendituar po ashtu shkelje ligjore si dhe ndërtime në pronë ujore.

Shkelje të ngjashme si këto janë gjetur në shumicën e hidrocentraleve të tjera që operojnë në Kosovë.

Heshtja e Qeverisë

Ka disa javë prej kur Radio Evropa e Lirë është duke provuar që të marrë përgjigje nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, se a janë duke planifikuar marrjen e masave ndaj hidrocentraleve që është evidentuar se kanë kryer shkelje ligjore.

Por në këtë Ministri nuk kanë qenë të gatshëm që të japin informacione. Ditë më parë, marrjen e masave e ka paralajmëruar zëvendësministrja e Mjedisit, Linda Çavdarbasha.

Kabineti i ministrit, Liburn Aliu nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e REL-it se a do të merren parasysh rekomandimet e raportit të grupit punues, që evidentoi shkeljet nga hidrocentralet.

Kërkohet veprim i shpejtë institucional

Ditë më parë, Instituti për Politika Sociale ‘Musine Kokalari’, ka publikuar një raport që ka evidentuar po ashtu shkelje të shumta ligjore nga hidrocentralet.

Dardan Kadaj, nga ky Institut, thotë se në Kosovë hidrocentralet janë ndërtuar pa respektuar procedurat ligjore si dhe në mungesë totale të transparencës.

“Leja për hidrocentrale duhet të jepet përmes koncesionit, pra në të cilën procedurë disa investitorë konkurrojnë me njëri-tjetrin dhe kjo i jep mundësi autoritetit publik me zgjedhë investitorin më të mirë. Pra duke i marrë parasysh edhe përfitimet, të cilat komuniteti mundet me i pas prej investitorit”, thotë Kadaj.

Kadaj thotë se Qeveria duhet të ndalojë operimin e çdo hidrocentrali i cili nuk i plotëson kriteret ligjore për operim.

“Kishte me qenë asgjë më shumë sesa e logjikshme që puna e hidrocentraleve pa leje mjedisore, të pezullohet, të ndërpritet, sidomos puna e hidrocentraleve që nuk kanë asnjë lloj leje derisa të rregullohet e gjitha, qoftë me legjislacion, qoftë prej veprimeve të Qeverisë”, tha Kadaj.

Sipas të dhënave të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë – (ZRrE), vlera e përgjithshme e investimeve në hidrocentrale të cilat janë në operim, arrinë shifrën rreth 122 milionë euro.

Përkundër investimeve në hidrocentrale, rreth 95 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet me thëngjill, ndërsa vetëm 2.7 për qind nga hidrocentralet.

Pjesa tjetër prodhohet nga era, si dhe nga panelet solare./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Në Shtetet e Bashkuara shtohen infektimet me variantin Delta

Publikuar

-

Nga

Në Shtetet e Bashkuara shtohen infektimet me variantin Delta

Varianti Delta aktualisht është mutacioni që po dominon në Shtetet e Bashkuara, me rreth 83% të rasteve. Ekspertët thonë se varianti më shqetëses deri më tani, Delta ka aftësi të mëdha ngjitëse dhe përhapjeje.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti Delta është rreth 60% më ngjitës se varianti Alfa i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekspertët thonë se varianti Delta mund të përhapet shumë më lehtë se të gjitha variantet e tjera në një mjedis ku njerëzit nuk janë të vaksinuar apo nuk përdorin maska.

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit e infektuar me variantin Delta kanë nivele shumë më të larta të pranisë së virusit krahasuar me mutacionet e mëparshme, çfarë rezulton në arsyen që ky variant i virusit është shumë më ngjitës.

Në qytetin e Siatëllit në shtetit e Uashingtonit, zyrtarët e shëndetit publik kanë nxjerrë urdhra për përdorimin e maskave në mjediset e brendshme publike si rezultat i shtimit të infektimeve me variantin Delta. Urdhri po zbatohet edhe për pjesën e vaksinuar të popullatës.

LEXO EDHE:  Gjergj Luca, biznesmeni që solli Suedinë në Elbasan/Shikoni ç'ka bërë

Shumica e amerikanëve që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19 thonë se nuk ka gjasa të imunizohen, duke hedhur dyshime sevaksinat nuk janë efektive kundër variantit Delta. Gjetjet u publikuan në një sondazh të ri që nënvizon sfidat me të cilat përballen zyrtarët e shëndetit publik ndërsa numri i infeksioneve po rritet në disa shtete.

LEXO EDHE:  Shpërblimi 30 mijë lekësh për pensionistët

Një pikëpyetje e madhe që është ngritur është nëse mutacioni Delta i bën njerëzit më të sëmurë se varianti fillestar i virusit, diçka që ende po studiohet.

Por ajo që dihet me siguri është se personat që nuk janë të vaksinuar plotësisht janë më të rrezikuarit. Autoritetet spitalore anembanë vendit thonë se ata që janë të shtruar në spital me variantin Delta janë më të rinj në moshë, krahasuar me prirjen gjatë valëve të mëparshme të koronavirusit.

Tani për tani, mjekët thonë se vaksinimi është mbrojtja më e mirë nga varianti Delta./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Protesta kundër masave anti-Covid/ Mijëra qytetarë “mësyjnë” rrugët

Publikuar

-

Nga

Në disa qytete australiane është protestuar kundër masave të ashpra, me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Mijëra persona janë mbledhur në Sidnej, ndërsa organizime më të vogla janë raportuar në Melbën dhe Brisbën.

Njerëzit kanë bërtitur “liri”, teksa kanë marshuar në qendër të Sidnejt.

Zyrtarët bëjnë të ditur se kanë kryer 57 arrestime.

Autoritetet në Australi kanë rikthyer masat e izolimit, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Përhapja e variantit Delta të koronavirusit ka sfiduar strategjinë paraprake të këtij vendi, që përfshinte mbyllje të kufijve, programe të karantinës dhe izolime të shpejta, që ka ndihmuar në uljen e numrit të të infektuarve.

LEXO EDHE:  Lajme të këqija për pensionistët/ Shpërblimi për fundvitin i pasigurtë

LEXO EDHE:  Europa e ngërthyer nga Corona

Shkalla e vaksinimit mbetet e ulët në këtë vend, pasi më pak se 14 për qind e popullsisë është imunizuar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopikins, Australia ka regjistruar 32,594 raste dhe 916 viktima, prej shpërthimit të pandemisë.

LEXO TE PLOTE