Connect with Us

Euro 2020, Merkel: Stadiumet plot? Jam ende skeptike, pandemia nuk ka mbaruar

Sport

Euro 2020, Merkel: Stadiumet plot? Jam ende skeptike, pandemia nuk ka mbaruar

Publikuar

-

Pandemia po shkon drejt fundit, por duhet akoma kujdes. Kështu mendon Angela Merkel, e cila është ndalur te rikthimi tifozëve në stadiume për Euro 2020, Gjatë një konference për shtypin bashkë me Emmanuel Macron, kryeministrja e Gjermanisë shprehet se nuk duhen marrë vendime të nxituara.

Ne kemi një koordinim më të mirë, por ende jo të përsosur. Nuk mund të sillemi sikur pandemia ka mbaruar. Kemi shembullin e Lisbonës, që tregon qartë se situata mund të ndryshojë nga momenti në moment.

Ka akoma shumë persona që nuk janë vaksinuar ende, kujdesi është tepër i domosdoshëm. Duhet të jemi në gjendje të kemi më shumë liri në verë, por nuk mund të lirohemi akoma plotësisht.

Gjë e bukur të shohësh 14 mijë tifozë në ‘Alianz Arena’, por vazhdoj të jem skeptike kur shoh stadiume të tjera të mbushura plot me tifozë“, deklaroi kancelarja në detyrë e Gjermanisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Si lojtar kalibri, driblimi i Myrto Uzunit po bën xhiron e mediave

Publikuar

-

Nga

Grupet e Champions League do të siguroheshin nga Myrto Uzuni në edicionin e kaluar, por e njëjta situatë duket se do të përsëritet edhe në këtë sezon. Nëse sulmuesi shqiptar nuk ka arritur të shënojë në një gol të kampionëve hungarez, me siguri që ka ndihmuar në realizimin e tij. Ferencvarosh mori fitoren e rëndësishme ndaj Slavias së Pragës duke e mundur në shifrat 2-0.

Goli i parë ishte qesharak pas gafës së madhe të portierit kundërshtar, ndërsa në të dytin ishte radha për protagonizmin e Uzunit. Teksa lojtari bën një lëvizje dribluese në hyrje të zonës, nga ana tjetër ka parë shokun e skuadrës që del në pozicion më të mirë në krahë dhe e shërben duke gënjyer kundërshtarin. Lojtari i Slavias së Pragës bën ndërhyrje të palejuar ndaj Uzunit dhe kështu ishte Karahtin që shënoi golin e dytë nga penalltia.

LEXO TE PLOTE

Sport

Lajm i trishtë, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe trajneri kosovar

Publikuar

-

Nga

Nadir Haxhimusa është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare. Ish-sulmuesi dhe trajneri i Ferizaj i ka tronditur të gjithë në Kosovë, teksa njihej prej vitesh në angazhimin në sport.

Klubi i Futbollit Ferizaj ka shprehur ngushëllimet dhe shprehen se lajmië shtë marrë me pikëllim. Haxhimusa ishte sulmuesi që paçka ofesivës serbe dhe kushteve jo të mira për sport, zhvilloi aktivitetin në vitet 1990-1999.

Njoftimi:

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Nadir Haxhimusa, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta.

Nadiri ishte pjesë e gjeneratës së futbollistëve të cilët i rezistuan pushtuesit serb në vitet e 90-ta. Ai ishte sulmues i spikatur i KF Ferizajt dhe me paraqitjet e tij la gjurmë të pashlyeshme në futbollin kosovar, duke u shndërruar në model për shumë breza të rinj ferizajas.

Edhe pas përfundimit të karrierës si lojtar, Nadiri gjithmonë i qëndroi afër klubit të tij të zemrës, duke e ndihmuar në forma të ndryshme rritjen e tij, si drejtues dhe menaxher i sukseseshëm.

Kontributi i tij në klub ishte i jashtëzakonshëm dhe pa dyshim ishte ndër punëtorët më të dalluar sportivë në klub.

Ikja e tij e hershme është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për vet futbollin ferizajas.

Nadiri u dallua për virtyte të larta intelektuale e sportive dhe si personalitet që tërë jetën ia kushtoi futbollit.

Komuniteti i futbollit përherë do ta kujtojë atë si njeri të dashur dhe do ta vlerësojë për kontributin e tij në avancimin e futbollit ferizajas”.

LEXO TE PLOTE

Sport

UEFA e konfirmon/ VAR-i në kualifikueset e Katar 2022 prej muajit shtator

Publikuar

-

Nga

VAR-i vazhdon të shtrihet në të gjithë kompeticionet e futbollit. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë vendim për përfshirjen e teknologjisë edhe në takimet kualifikuese të kombëtareve.

UEFA konfirmon se VAR-i, me pëlqimin e FIFA-s, do të përdoret në të gjithë ndeshjet e mbetura të dueleve eliminatore të kombëtareve evropiane për Botërorin Katar 2022.

Sistemi do të jetë funksional duke filluar nga sfidat e katërta në grupe, dhe do të përdoret në të gjitha ndeshjet e mbetura që do të zhvillohen duke filluar nga muaji shtator.

LEXO TE PLOTE