Connect with Us

Digjet makina e Shefit të Krimeve në Mirditë

Kronika

Digjet makina e Shefit të Krimeve në Mirditë

Publikuar

-

Digjet makina e Shefit të Krimeve në Mirditë

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje në autostradën Milot-Thumanë, pranë kryqëzimit të Patokut.

Mësohet se makina është në pronësi të shefit të Krimeve në Mirditë, Imer Ukës.

Uka ka bërë me dije se automjeti është përfshirë në flakë për shkak të një defekti elektrik.

Zjarrfikesit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kane bere të mundur shurjen e flakëve./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Ekzekutimi i ish-anëtarit të bandës së Lushnjës/ Artan Hoxha zbardh mesazhin

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një ditë më parë, pranë Urës së Shkumbit u gjet një 38 vjeçar i vrarë me armë zjarri.

Gjatë të dielës, policia zbardhi identitetin e tij. Bëhej fjalë për Alban Semakun, i cili kishte një plumb në shpinë dhe një brinjë.

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në ABC News ka thënë se dyshon që vrasja është kryer diku tjetër dhe  më pas kufoma është hedhur në Peqin.

Sipas Hoxhës, autorët kanë pasur mundësi ta hidhnin aty dhe e kanë hedhur.

“Duket si një vend që autorët kanë vendosur ta hedhin kufomë. Ata kanë pasur mundësi edhe ta hedhin në rrugë. Është lënë aty edhe për shkak të mesazhit që duan të përçojnë. Duke sjellë deri aty kanë pasur mundësi ta zhduknin fare. Autorët derisa e kanë sjellë deri aty mund ta kishin eliminuar fare dhe do të kishim të bënim me një person të zhdukur. Në Shqipëri ka shumë të zhdukur”, ka thënë Hoxha, duke u ndalur më tej tek Jan Prenga, i cili figuron i zhdukur.



“Unë dyshoj shumë se ata e kanë lënë kufomën aty për të çuar një mesazh te të tjerët. Kufoma është goditur me dy predha. Duket se është një ekzekutim me mesazh brenda. Kjo nuk është vrasja e parë e tillë që ndodh në Lushnje. Viktima është banor i Lushnjes, aktivitetin e tij e ka pasur në Lushnje. Nga Lushnja në Peqin ikën për punë minutash. Nuk ka pasur vështirësi. Ata mund ta kenë ekzekutuar pak më tej apo edhe në Lushnje. Nëpërmjet këtij të vrari është çuar një mesazh atyre që janë gjallë”, është shprehur më tej Hoxha.

Gazetari më tej ka shenjëstruar edhe autoritetet hetuese.

LEXO EDHE:  Shkrumbohet makina në autostradë/ Dyshimet e para

LEXO EDHE:  Përplasen dy makina në Fier/ Plagoset një person

Sipas tij, zakonisht autoritetet  për të justifikuar krimet që ndodhin nxijnë shumë të kaluarën e tyre.

“Ky i fundit ka të kaluar kriminale. Manuali që ka Kodi Penal për të ngjitur hapat e të qenit eksponent i krimit ky duket se i ka ndjekur hap pas hapi. Gjeja që intereson sot është a është ky pjesë e një zinxhiri vrasjes që kanë ndodhur në Lushnje? Po është. ky zinxhir nuk po ndërpritet,” ka thënë Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Terrorizuan banorët duke shtënë më armë zjarri/ Arrestohen dy persona

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Dy shtetas, L. Ç., 23 vjeç dhe A. D., 24 vjeç, janë arrestuar nga policia në Vorë sepse po qëllonin me armë zjarri në ajër duke terrorizuar qytetarët.

Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, një sasi të vogël lënde narkotike kanabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Njoftimi i plotë i policisë:



“Qëlluan me armë zjarri në ajër, falë denoncimit të qytetarëve dhe reagimit të menjëhershëm të Policisë u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy të rinjve. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga qytetarët, se në vendin e quajtur “Kuç-Vorë”, mbi kodrat e fshatit Gjokaj, po qëllonin me armë zjarri në ajër, kanë shkuar në vendngjarje, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve: L. Ç., 23 vjeç dhe A. D., 24 vjeç të dy banues në Shijak.

LEXO EDHE:  Foto/ Shkrumbohet nga flakët makina në Pogradec, dyshimet e para

LEXO EDHE:  (Video) Tentoi t’i shpëtonte policisë, pëson aksident dramatik

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit të tyre që u gjet në vendin e ngjarjes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, një sasi të vogël lënde narkotike kanabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve hetimore, këta shtetas kanë rezultuar edhe autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2021, ku shtetasi B. V. ka kallëzuar se është qëlluar me armë zjarri në ajër dhe për pasojë është dëmtuar automjeti i tij”. /CNA.al 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vdekja misterioze e 4 turistëve rus/ Prokuroria regjistron procedim penal për vrasje

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Prokuroria e Kavajës ka nisur hetimet për vdekjen e mistershme të katër tustistëve rus, në një hotel në Qerret të Kavajës.

Akuza ka regjistruar procedimin penal për vrasje dhe po pret ekspertizën për të qartësuar më tej situatën, nëse është vdekje aksidentale, apo vrasje.

Kujtojmë se4 shtetas nga Rusia u gjetën të asfiksuar në një dhomë saune në një hotel në Qerret të Kavajës.



Viktimat janë Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

LEXO EDHE:  Shkrumbohet nga flakët banesa sociale në Shkozë

LEXO EDHE:  (Video) Tentoi t’i shpëtonte policisë, pëson aksident dramatik

4 turistët kishin ardhur prej një javë në Shqipëri për pushime. Ata ishin pjesë e një grupi të madh turistësh rus. Kanë qenë pikërisht pjesa tjetër e grupit që kanë vërejtur mungesën e tyre dhe pas kërkimeve i kanë gjetur të vdekur në dhomën e saunas të hotelit ku ishin akomoduar./CNA.al

LEXO TE PLOTE