Connect with Us

Bruno Telushi drejt Shkodrës, gati goditja e madhe e Vllaznisë në merkato

Sport

Bruno Telushi drejt Shkodrës, gati goditja e madhe e Vllaznisë në merkato

Publikuar

-

Vllaznia pret të bëjë goditjen e madhe në merkato. Klubi shkodran është vënë pas ish-lojtarit të Partizanit, Bruno Telushi. Burime zyrtare i treguan gazetës se palët janë në bisedime dhe mund të arrihet një akord në orët në vijim.

30-vjeçari mbylli aventurën e tij tek Neftçi Baku nga ku u aktivizua në 11 ndeshje.

Telushi pritet të rikthehet në Kategorinë Superiore pas një viti ku u largua nga Kukësi. Gjithashtu mesfushori vlonjat ka mbajtur veshur fanellat të Flamurtarit dhe të Partizanit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

E KRYER/ Mbërrin në Itali të martë, Interi firmos me talentin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Inter ka gati transferimin e Kevin Zefit, talentit shqiptar me origjinë nga Shkodra. 16 vjeçari ka shkëlqyer me moshat e Shamrock Rovers në Irlandë dhe sipas Time, të martë mbërrin në Milano për të firmosur një kontratë me skuadrën e të rinjve të Inter.

Si një ndër talentet premtues në Europë, Zefi është pikasur nga kampionët e Italisë që i kanë ofruar një kontratë me ekipin e moshave. Pas ekzaminimeve mjekësore, djaloshi që ka bërë mirë me Shamrock do kërkojë një tjetër nivel. I kontaktuar nga The Times, Zefi u shpreh:”Mezi pres që të filloj”, duke konfirmuar marrëveshjen. Duket se FSHF po punon të veshë talentin me fanellën kuqezi.

LEXO TE PLOTE

Sport

ZYRTARE/ Kontratë për 4 vite, Partizani prezanton afrimin e ri! Sulmuesi shkodran firmos me “demat”

Publikuar

-

Nga

Partizani afron një tjetër talent! Sulmuesi 18-vjeçar, Klevis Dragaj, i është bashkuar “demave të kuq”, duke nënshkruar kontratë 4-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Dragaj është produkt i Akademisë së Shkëndijës të Tiranës. Njëkohësisht sulmuesi shkodran është edhe anëtar i Kombëtares U-19 të Shqipërisë.

NJOFTIMI I PARTIZANIT:

ZYRTARE 
KLEVIS DRAGAJ VISHET I KUQ
FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Klevis Dragaj. Sulmuesi i talentuar 18 vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë katër vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Dragaj është produkt i Akademisë së Shkëndijës të Tiranës. Njëkohësisht sulmuesi shkodran është edhe antar i ekipit tonë përfaqësues U-19.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Hani m*t, hani m*t”/ Plas sherri mes trajnerëve Unai Emery dhe Jorge Sampaoli (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Sezon në ligat e mëdha në Evropë është gati të nisë, por para fillimit të saj disa klube po luajnë ndeshje miqësore; Villarreal vs Marsejë për pak sa nuk përfundoi në përplasje fizike mes trajnerit Unai Emeri dhe Jorge Sampaoli.

Të dy trajnerët gëzojnë reputacion të mirë në mbarë botën për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera në nivel klubi, por vapa duket se bëri që ata të humbitnin toruan,  duke krijuar një situatë të tensionuar në Stade Velodrome.

Marseja dhe Villarreal  po luanin një ndeshje miqësore, e cila po zhvillohej normalisht deri pak pas fillimit të pjesës së dytë.

Arbitri vendosi t’i tregonte kartonin e dytë të verdhë Juan Foyth të Villarreal, pas së cilës ai u përjashtua nga loja.

Diçka që nuk u përtyp nga Emeri i cili nisi të ankohej për vendimin e gjyqtarit. Emery u nxeh aq shumë sa që gjyqtari vendosi ta dërgonte në tribuna. Pas këtij vendimi të gjyqtarit Emeri shkoi të përballet me Jorge Sampaoli, duke i thënë “hani mut … hani mut” në disa herë. Sampaoli u zemërua pas fjalëve të Emeri dhe shkoi në drejtim të tij për ta goditur , por një nga asistentët e tij e pengoi dhe e ndaloi, duke lënë gjithçka në një përballje shumë të nxehtë që mund të përfundonte edhe më keq.

Në fund, Marseja e fitoi ndeshjen 2-1 ndaj Villarrealit, por rezultati u la në hija nga përballja e teknikëve  Jorge Sampaoli dhe Unai Emery që bëri xhiron e botës.

LEXO TE PLOTE