Connect with Us

Artan Hoxha: Shkëmbi i ka disa detyrime Dinamos

Sport

Artan Hoxha: Shkëmbi i ka disa detyrime Dinamos

Publikuar

-

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është rikthyer që të komentojë futbollin ndërsa jemi në aromën e Europianit. Pavarësisht se bëhet fjalë për këtë turne kaq të rëndësishëm, nuk mund të linte në anashkalim edhe ngjarjet e ndodhura te dashuria e tij në futbollin shqiptar, Dinamo. I ftuar në emisionin “Euro Zone” në “MCN TV”, Hoxha u shpreh:

“Dinamon nuk e kam lënë pas dore, por ta lëmë të vazhdojnë punën. Uroj trajnerin Bledi Shkëmbi i ka disa detyrime atij klubi. Në finalen e 2008, Dinamo fitoi me 9 lojtarë, kur Shkëmbi mbante fanellën e Partizanit. Ajo stema që i kanë ndryshuar, vlen më shumë se gjithçka. Dëshiroj shumë që drejtuesit e rinj të bëjnë një punë të mirë dhe ta ngrenë skuadrën, por të shikojmë”, ka thënë Hoxha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Aksident në Formula 1/ Surprizë në garën e Hungarisë, një francez merr fitoren e parë

Publikuar

-

Nga

Piloti francez, Esteban Ocon ka regjistruar fitoren e parë në Formula 1, me makinën e tij Alpin. Ocon la pas tij Sebastian Vettel me Aston Martin dhe Lewis Hamilton me Mercedes, duke fituar “Çmimin e Madh të Hungarisë”.

Në një garë shumë të bukur dhe me pistë të lagur nga shiu, francezi ia doli të triumfojë, duke arritur një sukses të madh, i cili për të është i pari në karrierë në Kampionatin Botëror të Formula 1

Gara e Hungarisë i kishte të gjitha brenda, teksa 5 makina ku bënin pjesë Leclerc, Norris, Bottas, Perez dhe Stroll, u përfshinë në një aksident dhe dolën nga gara.

LEXO TE PLOTE

Sport

ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Skënderbeut vazhdon karrierën në Kosovë, firmos me skuadrën e…

Publikuar

-

Nga

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Agim Zeka ka nënshkruar ditën e sotme me skuadrën nënkampione të Kosovës, Dritën.

22-vjeçari pasi shkëlqeu te Skënderbeu u transferua te skuadra franceze e Lilës më pas u huazua në një sërë skuadrash me emër si Varzim, Lezhokse dhe Fortuna Sitard. Sezonin e kaluar, Zeka ishte pjesë e Austrisë së Vienës, duke vendosur kështu të rikthehet sërish në Kosovë.

Kujtojmë se më parë Zeka ka qenë pjesë e të gjitha ekipeve zinxhirë të Shqipërisë deri te Shpresa e 21 vjeçarëve. Lajmin për transferimin e 22-vjeçarit e bëri të ditur vetë klubi kosovar me anë të një postimi në faqen zyrtare në ‘’Facebook’’.

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

Nëse largohet Vidal, Interi do tentojë afrimin e Pjanic

Publikuar

-

Nga

Miralem Pjanic mund të kthehet në Serie A pas vetëm një sezoni zhgënjyes në Barcelonë. Në klubin blaugrana po kërkojnë të reduktojnë organikën dhe buxhetin e pagave për të bërë të mundur federimin e Lionel Messit, dhe në klubin katalanas synojnë t’i gjejnë sa më shpejt një sistemim.

Nëse përparësia e boshnjakut mbetet një rikthim te Juventusi, por momentalisht hapsirat për të janë të pakta. Interi është përfshirë në garë ndërkohë për të siguruar shërbimet e Pjanic.

Për momentin kjo është vetëm një hipotezë, por ajo që  mbetet për tu parë është pjesa sesi do te ecin diskutimet e zikaltërve me çështjen e rinovimit të kontratës së Brozovic, nëse nuk arrihet akordi atëherë, Inter po mendon t’i propozojë Juventusit një shkëmbim mes Brozovic dhe Pjanic nëse boshnjaku rikthehet te bardhezinjtë.

Mediat iberike nuk japin shumë detaje në lidhje me këtë tentativë të zikaltërve, megjithatë është e qartë se një mesfushor me cilësitë e Pjanic do t’i bënte punë Interit.

Gjithsesi për të arritur te Pjanic në shtëpinë zikaltër duhet që më parë të lirohen nga Arturo Vidal duke patur parasysh pagën e lartë por edhe rendimentin e kilianit në sezonin e shkuar.

LEXO TE PLOTE