Connect with Us

Aksidenti i trefishtë në Elbasan/ Plagoset një 62-vjeçar dhe një fëmijë

Aktualitet

Aksidenti i trefishtë në Elbasan/ Plagoset një 62-vjeçar dhe një fëmijë

Publikuar

-

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë ka mbetur të plagosur dy persona, drejtuesi i mjeteti tip Benz një 62 vjeçar dhe një fëmijë.

Të aksidentuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë

Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji,  mjeti tip “Benz” , me drejtues shtetasin E.K., 62 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Toyota ” me drejtues shtetasin Sh.B., 36 vjeç, banues në Elbasan dhe me mjetin tip  “Audi” me drejtues shtetasin J.Sh., 43 vjeç, banues në Elbasan.

LEXO EDHE:  Makinat përplasen "kokë më kokë"/ Zbardhen identitetet e të plagosurve

Si  pasojë  e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit “Benz” dhe një fëmijë i cili ishte pasagjer në mjetin tip “Audi”, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Çfarë i ndodh lëkurës kur digjemi nga Dielli/ Si të kujdeseni

Publikuar

-

Nga

Të gjithë ne e kemi përjetuar djegien nga dielli kur e ekzagjerojmë me ekspozimin në diell.

Lëkura skuqet dhe në rastin më të keq krijohen disa flluska të mbushura me ujë të cilat dhembin.

Përveç dhimbjes, djegia nga dielli ka dhe pasoja në shëndetin e organizmit të njeriut. Por cilat janë pasojat që shkakton djegia e diellit?

Lexoni listën e AgroWeb.org për të zbuluar gjithçka.

Dëmtimi i ADN-së

Djegia nga dielli përcaktohet nga ekspertët si djegie nga radiatimi i tepërt.

Gjithçka lidhet me kontaktin e rrezeve ultraviolet me sipërfaqen e lëkurës.

Nga ky kontakt dëmtohet struktura e shtresës së parë të qelizave të lëkurës.

Këto rreze kur lëkura është e pambrojtur, përthithen nga qelizat e ADN-së, duke shkaktuar kështu një deformim në lidhjen e gjeneve të ADN-së.

Nga ky deformim qelizat nuk arrijnë të rigjenerohen dhe fillojnë të shkatërrohen me ritëm më të shpejtë.

Sulmi në Sistemin Imunitar

Në momentin që qelizat e shtresës së parë të lëkurës kuptojnë që ‘sulmohen’ nga rrezet e dëmshme ato fillojnë të prodhojnë molekulat mbrojtëse.

Këto molekula nxisin enët e gjakut që të mbushin hapësirat mes qelizave dhe strukturave të tjera të lëkurës.

Ky vërshim i lëngjeve si gjaku dhe limfa, shkakton ënjtjen dhe skuqjen e lëkurës, si dhe ndjesinë e nxehtësisë dhe ndjeshmërinë e lartë.

Një proces i tillë fillon që në momentin që ju jeni duke qëndruar në plazh dhe zgjat për disa ditë, prandaj dhe ju duket sikur gjendja e lëkurës suaj po përkeqësohet.

Disa qeliza mbrojtëse pastrojnë lëkurën nga zonat e dëmtuara ndërsa të tjera merren me eliminimin e kimikateve që shkaktojnë dëmtimin e mëtejshëm të lëkurës.

LEXO EDHE:  E rëndë në Elbasan/ 71-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur

LEXO EDHE:  Aksidenti ku humbi jetën 27 vjeçari/ Dalin detajet e para

Aksioni i tyre mund të shkaktojë dhe një reagim alergjik, prandaj dhe ju keni nevojë që të kruheni.

Përgatiteni veten për të parandaluar një herë të dytë

Në momentin që inflamacioni fillon të qetësohet, lëkura fillon të ndërtojë një shtresë të shëndetshme.

Ky proces njihet nga shumica si rënia e lëkurës së vdekur apo rrjepja.

Dëmtimi nga rrezet e diellit gjithashtu nxit trupin që të prodhojë melaninë, pigmentin që i jep ngjyrë lëkurës dhe flokëve tuaj. Melanina na dhuron ngjyrën e bukur të nxirjes që që të gjithë e synojmë.

Por edhe pse skuqja ka kaluar në nxirrje nuk do të thotë që lëkura juaj tanimë është imune ndaj rrezeve të diellit.

Masat Mbrojtëse

Është shumë e rëndësishme që gjatë kohës që jeni në plazh të pini sa më shumë lëngje dhe fruta.

Pasi këto të dyja ndihmojnë lëkurën tuaj të jetë e hidratuar dhe e shëndetshme.

Nëse digjeni përdorni kompresa të freskëta duke i vendosur lehtë në zonat ku jeni djegur.

Gjithashtu kosi është një nga produktet perfekte që freskon dhe ndihmon shërimin e shpejtë të lëkurës nga dielli.

Por mos hezitoni të përdorni edhe kremra të cilët përdoren pas diellit.

Nëse ndjeni marrje mendsh, të vjella apo dhimbje të forta koke duhet të kërkoni menjëherë ndihmën e një mjeku.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Sfidat e arkitekturës ndaj ndryshimeve klimatike

Publikuar

-

Nga

Fenomenet ekstreme të motit si përmbytjet po shpeshtohen. Njerëzit duhet të mësojnë të jetojnë me natyrën, dhe jo të synojnë ta sundojnë atë. Si duhet të reagojmë në planifikimin urban ndaj klimës?

Është një thënie e vjetër, se uji e gjen rrugën e vet. Se çfarë ndodh, kur rrugët e tij natyrore bllokohen me ndërtime, na e demonstroi në mënyrë dramatike katastrofa e përmbytjeve në Rheinland-Pfalz, në Nordrhein-Westfalen dhe vendet fqinje.

Përmbytja është një fenomen natyror, që mund të ndodhë, për shembull nga shkrirja e borës dhe akullit, nga reshjet e forta ose të vazhdueshme. Fillimisht komunat dhe landet federale në Gjermani i patën marrë parasysh rreziqet, duke rezervuar territore për raste përmbytjesh dhe baticash të mëdha. Por numri i këtyre siperfaqeve fushore erdhi duke u pakësuar vazhdimisht në vitet dhe dekadat e fundit.

Siperfaqet fushore për raste përmbytjesh po pakësohen vazhdimisht prej ndërtimeve buzë lumejve

Në të gjithë Gjermaninë shfrytëzimi i tokës, pra shndërrimi i tokës bujqësore ose asaj të lënë djerrë, në sipërfaqe për banim dhe trafik shkon nga 50 dhe 60 hektarë në ditë – dy herë më i lartë se objektivi i vendosur nga qeveria gjermane në vitin 2018. Terreni vuloset për ndërtime banesash, qendrash tregtare, trafiku dhe zonash rekreative. Toka mbulohet hermetikisht dhe bëhet e papërshkueshme për ajrin dhe ujin, praktikisht uji i shiut nuk mund të rrjedhjë më në të. Kësaj i shtohen masat e rikonstruktimit të lumenjve, të cilët janë drejtuar, gjë që ka rritur shpejtësinë e rrjedhjes së tyre. Gati të gjitha masat, me të cilat njeriu ka ndërhyrë në natyrë, kanë arsye financiare.

Një herë në 10.000 vjet

Katastrofa e fundit e përmbytjeve në Rheinland-Pfalz dhe Nordrhein-Westfalen “zbulon pa mëshirë pikat tona të dobëta”, thotë Holger Schüttrumpf, profesor i inxhinierisë hidraulike dhe drejtor i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Shkollën e Lartë Teknike, RWTH në Aachen në një intervistë për DW. Këto pika të dobëta kanë pjesërisht arsye historike.

Qeteza Derenau, Eifel

“Në Eifel komunat janë vendosur buzë lumenjve, për të shfrytëzuar fuqinë e ujit, fillimisht në mullinj dhe më vonë për industrinë e letrës dhe çelikut.” Me popullimin dhe vendosjen e qyteteve pak nga pak rrjedha natyrore e lumenjve u bllokua.

Në fakt gjithmonë ka pasur fenomene të jashtëzakonshme meteorologjike, thotë Holger Schüttrumpf, duke iu referuar stuhisë detare të vitit 1962 dhe përmbytjeve në lumin Oder (1997) dhe në lumin Elba (2002). Sidoqoftë një ngjarje aq ekstreme si së fundmi ndodh vetëm një herë në 10.000 vjet.

LEXO EDHE:  Korçë/ Makina përplas rëndë qytetarin

Është vërtet brutale ajo që ka ndodhur këtu”, tha ai menjëherë pas vizitës në Stolberg në landin Nordrhein-Westfalen. “Njerëzit nuk kanë ujë, nuk kanë energji elektrike dhe sistemi i ujërave të zeza nuk funksionon.”

LEXO EDHE:  Aksidenti ku humbi jetën 27 vjeçari/ Dalin detajet e para

Përmbytja ka qenë e parashikueshme që më herët

Studiuesit e klimës në të gjithë botën janë të mendimit se fenomenet ekstreme të motit po shtohen si rezultat i ndryshimit të klimës. Megjithatë duket se shumë njerëz janë befasuar nga përmbytja. Pas përmbytjes meteorologët dhe studiuesit kritikuan faktin, se zonat e prekura nuk ishin evakuuar në kohë – edhe pse situata e motit ka mundur të parashikohej që më parë.

“Këto fenomene ndodhin në vende të ndryshme, ne i shohim ato në televizion, por s’jemi të prekur personalisht prej tyre”, thotë Holger Schüttrumpf. “Që në fillim ka qenë e qartë se do përballeshim me përmbytje.” Për të shmangur dëmet në njerëz në të ardhmen, duhet të rritet “ndërgjegjësimi ndaj paralajmërimeve”.

Zhvendosje nga zonat e rrezikshme

Përveç ndërtimit të bazeneve për grumbullimin e ujërave dhe lartësimit të digave, Holger Schüttrumpf thotë se u duhet dhënë më shumë hapësirë ​​lumenjve – “edhe nëse kjo është e vështirë të realizohet në një zonë të populluar, është e rëndësishme të bëhet”.

T’ia kthesh natyrës hapësirën e vet, do të thotë që njeriu të tërhiqet nga rajonet e rrezikshme. Arkitekti dhe urbanisti, Mark Kammerbauer e sheh transferimin nga këto zona si një instrument të rëndësishëm.

Banesat pranë lumit Rin kosiderohen si luks, por njerëzit duhet të tërhiqen nga rajonet e rrezikshme, thonë urbanistët

„Kur të rindërtohet, duhet marrë parasysh, se kush është veçanërisht i rrezikuar dhe i prekshëm”, thotë Kammerbauer në një intervistë për DW. Është e imagjinueshme që njerëzve, që nuk do të mbroheshin dot, t’u ofrohen stimuj për t’u larguar nga rajoni i rrezikuar.”

“Për rindërtimin ka rëndësi jo të rindërtojmë ad hoc, por të ndërtojmë më mirë”, thotë Mark Kammerbauer. “Të ndërtosh një banesë, në mënyrë që të mos depërtojë uji askund, është shumë e shtrenjtë”, thotë ai, “kështu që ka kuptim të pranosh, që mund të ndodhë”. Një shtëpi duhet të projektohet në mënyrë të tillë, që “një përmbytje të shkaktojë sa më pak dëme dhe punimet e pastrimit të mbeten të menaxhueshme”./DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Edhe ata që kanë kaluar COVID të vaksinohen”/ ISHP: Nxit antitrupat

Publikuar

-

Nga

Mes qytetarëve që e kanë kaluar COVID-19 dhe kanë krijuar antitrupa në mënyre natyrale, ka mëdyshje nëse duhet të vaksinohen. Por ekspertët këshillojnë personat që kanë mbi 6 muaj që e kanë kaluar virusin, të vaksinohen.

“Gjatë këtij muaji të hapur të vaksinimit unë do të sugjeroja që edhe personat që kanë kohë që e kanë kaluar COVID, flasim në vitin e kaluar apo mbi 6 muaj të drejtohen drejt vaksinimit. Bërja e vaksinës bën të mundur nxitjen e antitrupave dhe jep një lloj fuqie më të madhe përgjigjes imunitare ndaj COVID”, tha Menaxhere e Programit Kombëtar të vaksinimit, Erida Nelaj.

Gjatë muajit të hapur të vaksinimit do të përdoren vaksinat Coronavac, Astrazeneca dhe Pfizer. Kjo e fundit vetëm për të sëmurët kronik.  Por a do të mundësohet Pfizer edhe për pjesën tjetër të popullatës?

“Numri i të sëmurëve kronik është shumë i madh. Të sëmurë kronik, obezë, është shumë e rëndësishme që personat obezë të vaksinohen me vaksinën Pfizer dhe të vaksinohen ndaj COVID mos e neglizhojnë. Pra sido që të jetë numrat janë shumë të mëdhenj, thjesht të mundohemi të bëjmë një lloj ndarje të drejtë për ti ndihmuar sa më shumë personat që janë vulnerabël”, tha Nelaj, për Report tv.

Sipas saj, edhe pas injektimit të dozës së parë, qytetarët duhet të vijojnë me respektimin e masave.

LEXO EDHE:  Makina përplas fëmijën/ Arrestohet drejtuesi i mjetit

LEXO EDHE:  Makina përplas fëmijën/ Arrestohet drejtuesi i mjetit

“Vëmë re që në qendrat tregtare njerëzit futën pa maska sërish, nëpër linjat e transportit urban, nëpër autobusë  janë pa maska. Edhe pse jemi të vaksinuar, të paktën ne të vaksinuarit të parët të respektojmë rregullin, kjo sepse ne nuk dimë ende nëse mund ta mbartim, nëse mund ta transmetojmë, se sa mund të mbrohemi dhe sa mund të mbrojmë të tjerët. Kështu që duhet të vazhdojnë të merren masat për tu mbrojtur dhe të mos mendojmë që me bërjen e një doze vaksinë jemi të mbrojtur dhe mos të përdorim distancimin social apo heqjen e maskave. Kemi thënë dhe duhet ta theksojmë fort që vaksinimi i sigurt apo mbrojtja fitohet pas dozës së dytë”, shtoi Nelaj.

Mes të infektuarve me COVID ka dhe qytetarë të vaksinuar, por ekspertët thonë se vaksinat mundësojnë që qytetarët ta kalojnë lehtë sëmundjen dhe evitojnë komplikacionet dhe fatalitetet.

LEXO TE PLOTE