Connect with Us

Vrasja në ish-bllok/ Truproja i Elvana Gjatës fiton lirinë

Kronika

Vrasja në ish-bllok/ Truproja i Elvana Gjatës fiton lirinë

Publikuar

-

Ish-komandoja Meviol Bilo u cilësua fajtor nga gjykata e Tiranës për plagosjen e rëndë të Elio alias Esmerald Hatos, në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, si dhe u plagos Ervis Martinaj. Ai u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje dhe dënua me 7 vite burgim, shkruan BË.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim iu reduktua në 4 vite e tetë muaj. Por ish komandoja nuk do të shkojë në burg, pasi dënimi iu konvertua ne 4 vite e 8 muaj shërbim prove. Gjatë gjykimit, avokati Alban Bengasi arriti të bindte gjykatën se Bilo reagoi me armë për shkak se i rrezikohej jeta.

Me këtë argument, se ai kishte reaguar për shkak të nevojës ekstreme, gjykatësi paraprak i pushoi ish ushtarakut akuzën e vrasjes së Fabian Gaxhës. Nga ky moment, Bilo mund të dalë në liri, përderisa është shuar edhe masa e sigurisë për të. Ai jetoi në arrati që nga mbrëmja e ngjarjes së rëndë.

LEXO EDHE:  Detaje të reja/ Identifikohet viktima tek Lana, ishte prerë me thikë në fyt

Ndërkohë, biznesmeni Ervin Mata dhe miqtë e tij Fabio Allushi dhe Ajaks Boshnjaku, të cilët u mbrojtën në proces nga mbrojtësit Bengasi dhe Elton Hyseni, u dënuan për moskallëzim krimi me 6 muaj burgim që zbret në 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata e pezulloi ekzekutimin e dënimit dhe urdhëroi Matën, Allushin dhe Boshnjakun të kryejnë secili nga 100 orë punë në interes publik. Me shërbim prove u dënua edhe Geldo Hoti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë/ 80-vjeçarja vetëdigjet në oborrin e banesës  

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Hundëkuq, ku një 80-vjeçare është gjetur e pajesë në oborrin e banesës së saj.

Policia bën të ditur se viktima është shtetasia O. K., 80 vjeçe, e cila prej disa kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Në datën 26.07.2021, është gjetur e pajetë në oborrin e banesës së saj, në fshatin Hundëkuq, shtetasia O. K., 80 vjeçe, e cila prej disa kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor.

LEXO EDHE:  Përplasje me armë zjarri/ Zbulohet identiteti i njerit prej të plagosurve

Menjëherë pas njoftimit,

LEXO EDHE:  Vrasja në Tiranë/ Shpallet në kërkim Domart Konjari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo shtetase është vetvrarë duke u djegur pjesërisht në pjesën e sipërme të trupit.”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kontrolli në banesë “fundos” 49 vjeçarin/ E pabesueshme çfarë gjeti policia

Publikuar

-

Nga

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, kanë vënë në pranga një 49-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.”

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi A. Sh., 49 vjeç, banues në fshatin Fushbardhë, Gjirokastër.

Sipas uniformave blu, shtetasi A. Sh. mesnatën e datës 26.07.2021, në gjendje të dehur ka hedhur në lumë dy granata. Menjëherë pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit A. Sh.

LEXO EDHE:  Vrasja e avokatit në Elbasan/ Trondit Berisha

Nga kontrolli që është ushtruar në banesë u gjetën 6 granata, ndezësa dhe 5 kallëpe tritoli.

LEXO EDHE:  U ekzekutua në një atentat mafioz/ Lidhja e viktimës me Bandën e Lushnjes

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Çështja e Gërdecit”/ GJKKO sot vendos për rihapjen e hetimit ndaj Fatmir Mediut

Publikuar

-

Nga

“Çështja e Gërdecit”/ GJKKO sot vendos për rihapjen e hetimit ndaj Fatmir Mediut

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pritet që ditën e sotme, të shqyrtoje kërkesën e SPAK për të rifilluar ose jo, ndjekjen penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, për rolin e tij në ngjarjen e Gërdecit.

Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7-vjeçarit, Erison Durdaj që humbi jetën në shpërthimin tragjik në pranverën e 2008-ës, kanë bërë një kërkesë në GJKKO ku kërkojnë që të nisë hetimi ndaj Mediut.

LEXO EDHE:  Përplasje me armë zjarri/ Zbulohet identiteti i njerit prej të plagosurve

Në letrën për GJKKO ata shprehen dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe që i hapin rrugë gjykimit.

LEXO EDHE:  Vrasja e 82-vjeçarit në Fier/ Zbardhet ngjarja, në pranga autori

Është gjyqtari Erion Çela ai i cili do të bëjë gjykimin e çështjes ditën e sotme, ndërsa mësohet se palët nuk do të jenë të pranishme./CNA.al

LEXO TE PLOTE