LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Udhëtonte me dy mina me telekomandë në makinë/ 33 vjeçari bie në prangat e Policisë

18 Qershor 2021, 07:43, Kronika CNA
Video-Udhëtonte me dy mina me telekomandë në makinë/ 33

Një 33 vjeçar është prangosur pasi i janë gjetur dy mina me telekomandë.

Policia njofton se bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, finalizuan me sukses operacion policor të koduar “Porosia”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. J., 33 vjeç, banues në Pezë, Tiranë.

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, në mjetin tip “Benz” me të cilin ky shtetas udhëtonte, iu gjetën 2 elektrodetonatorë të montuar në brendësi të lëndës plasëse të lidhur me celularë, të gatshme për shpërthim të kontrolluar, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon operacioni për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./CNA.al

Lajmet e fundit nga