Connect with Us

VIDEO/ Mjafton një gol, Suedia kalon Sllovakinë dhe merr kreun e grupit

Sport

VIDEO/ Mjafton një gol, Suedia kalon Sllovakinë dhe merr kreun e grupit

Publikuar

-

Suedia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit të mëtejshëm në Euro 2020 pasi ka mundur sot Sllovakinë me rezultatin minimal 1-0 duke marrë përkohësisht kreun e Grupit E.

Pasi barazuan pa gola me Spanjën në një ndeshje që e kaluan të gjithën në mbrojtje, suedezët treguan pak nga loja e tyre ofensive edhe në pjesën e parë të ndeshjes, ku edhe Sllovakia nuk po thumbonte shumë.

Por në të dytën, ekipet nisën një lojë të hapur në kërkim të një goli që mund ta bënte kualifikimin më të sigurt për të dy palët.

Fati në fund i buzëqeshi Suedisë, e cila me dyshen Isak-Kuaison arriti të fitonte një 11-metërsh, Forsberg nga pika e bardhë nuk gaboi e kështu shënoi golin e vetëm të këtij dueli.

Kështu, nordikët morën tre pikë të arta duke u pozicionuar me 4 të tilla në kreun e grupit e bërë një hap thuajse të sigurt drejt vazhdimit të mëtejshëm në turne. Ndërsa për Sllovakinë, vendimtare do të jetë ndeshja e fundit në grup, kundër Spanjës.

Suedi-Sllovaki 1-0
77′ (p) Forsberg

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Këtu ke fanellën e kampionëve”! Erion Veliaj i jep numrin e Seferit të dashurit të Dua Lipas: Është edhe pjesë e Kombëtares

Publikuar

-

Nga

Dua Lipa ka filluar një tur në Tiranë ku është takuar me kryebashkiakun Erion Veliaj. Ky i fundit ka dhuruar edhe një fanellë gjatë takimin me këngëtaren shqiptare që jeton në Angli. Fanella është e klubit Tiranës, që i përket më saktësisht Taulant Seferit. “HADID 11” shkruhet në fanellën e Dua Lipas, që është edhe mbiemri i të dashurit të saj.

Në këtë mënyrë ka zgjedhur Veliaj që të nderoj njeriun që qëndron përkrah Dua Lipas. “Kjo është fanellë kampionësh, jemi shpallur kampion. Këtu ke fanellën e Tiranës. Kjo është fanellë e ekipit që është shpallur kampion, e një sulmuesi dhe që është pjesë e Kombëtares. Jam i sigurt që Tiranës i është baskuar një fans i madh”, tha Veliaj.

LEXO TE PLOTE

Seria A

6 sulmues drejt largimit, Interi “peshkon” te Genoa

Publikuar

-

Nga

Interi po mendon të afrojë një sulmues të ri gjatë kësaj merkato. Duke parë se Lukaku-Lautaro janë të paprekshëm në formacion, drejtuesit po kërkojnë që të gjejnë zëvendësuesit e tyre.

Sanchez a Pinamonti, dhe të rinjtë Salcedo, Colidio, Mulattieri e Satriano janë vendosur në merkato nga zikaltërit dhe pritet të largohet gjatë kësaj vere.

Duke parë largimin e 6 sulmueseve, Interi ka kthyer sytë nga Genoa për të marrë sulmuesin Gianluca Scamacca.  Drejtori Marotta ka nisur kontaktet me Genoa për huazimin e sulmuesit dhe në ditët në vijim pritet të ketë lajme të reja rreth kësaj tratative.

LEXO TE PLOTE

Sport

Befason PSG, i zgjat kontratën trajnerit dhe stafit të tij

Publikuar

-

Nga

Mauricio Pochettino dhe stafi i tij tani “shpërblehen” me kontratë të re nga PSG. Klubi parizien ka njoftuar zyrtarisht zgjatjen e marrëveshjen me argjentinasin dhe bashkëpunëtorët e tij deri më 30 qershor 2023.

Pochetino mbërriti në fillim të janarit në vend të Thomas Tuchel. Trajneri argjentinas (49 vjeç) firmosi deri në qershor 2022, me një mundësi pothuajse automatike deri në vitin 2023. Fitues i Kupës së Francës do të përpiqet këtë sezon të arrijë një rezultat më të mirë se gjysmëfinalet në Champions League, kurse titulli kampion në Francë është një objektiv që nuk duhet të diskutohet.

LEXO TE PLOTE