Connect with Us

Varianti indian i COVID-19, Londra mund të humbasë finalen e Europianit

Sport

Varianti indian i COVID-19, Londra mund të humbasë finalen e Europianit

Publikuar

-

COVID-19 kthehet të kërcënojë përsëri zhvillimin sipas planit të Kampionatit Europian dhe fajin për këtë e ka i ashtuquajturi “Varianti Delta”. Gazeta “The Times” bën të ditur se plani për karantinimin që u kthye nga qeveria angleze, tani rrezikon që për shkak të këtij varianti, Londra të mos jetë më pritëse e fazës finale të turneut.

Varianti indian po përhapet me shpejtësi në javët e fundit në Angli dhe kjo ka shtyrë qeverinë angleze që të kthejë planin e karantinimit të personave që vijnë nga jashtë, meqë shifrat po rriten në mënyrë të ndjeshme. Kështu, numri i rasteve aktualisht po kalon ato të muajit shkurt dhe kjo ka alarmuar qeverinë që kërkon karantinimin e detyrueshëm 10-ditor të çdokujt që do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe.

Kjo do të aplikohet edhe për zyrtarët e UEFA-s, sponsorët apo gazetarët që duan të ndjekin gjysmëfinalet dhe finalen. UEFA ka kërkuar që të bëhet një përjashtim për këta persona, rreth 2500 vetë, të cilët do të marrin pjesë në dy gjysmëfinalet dhe në finalen e turneut në “Uembli”.

Sipas të njëjtave burme nga gazeta angleze, Londra rrezikon në këtë situatë të humbasë ndeshjet e planifikuara në fazën finale të turneut dhe sfidat të zhvendosen në Budapest, pasi Hungaria garanton që ato do të zhvillohen me kapacitet të plotë të tifozëve në stadium. UEFA nuk përjashtoi asnjë lloj skenari, duke theksuar se “ka gjithmonë një plan emergjence”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Zhvilloi një super Europian, Juventusi rinovon me Kielinin

Publikuar

-

Nga

Xhiorxhio Kielini do të vazhdojë të luajë me Juventusin. Telenovela ka marrë fund sot zyrtarisht, teksa klubi bardhezi ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratën e mbrojtësit i cili ishte kapiteni i Italisë në Euro 2020. Kontrata e futbollistit kishte përfunduar në qershor dhe palët nuk ishin ulur në tavolinën e bisedimeve, duke hapur skenarë të ndryshëm e spekulime në media. Por me sa duket gjithçka është shtyrë vetëm për të mos shqetësuar Kielinin gjatë pushimeve, pasi me përfundimin e tyre, mbrojtësi ka hedhur shpejt firmën në kontratë.

Ajo që pakkush priste ishte në fakt kohëzgjatja e kontratës. Për rinovimet e “veteranëve”, Juventusi ka përdorur zakonisht strategjinë e firmës për vetëm një sezon. Por klubi bëri të ditur se Kielini ka rinovuar deri në qershorin e vitit 2023 me Juventusin, për dy sezonet e ardhshme. Një mesazh i qartë për ata që dyshuan në vazhdimin e bashkëpunimit, por edhe i vetë mbrojtësit 36-vjeçar i cili me sa duket kërkon që të jetë protagonist edhe në Botërorin 2022 me fanellën e Italisë.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Arrihet akordi, Messi rinovon për 5 vite me Barçën, pritet vetëm zyrtarizimi

Publikuar

-

Nga

Lionel Messi ende nuk dalë në stërvitje me Barcelonën për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, por rinovimi i kontratës së yllit argjentinas me klubin blaugrana është vetëm çështje ditësh.

Sport.es raporton se akordi mes 6-herë fituesit të Topit të Artë dhe presidentit të Barçës Joan Laporta është arritur.

Messi ka pranuar të reduktojë në masën 50% pagën aktuale për të qëndruar te Barcelona, duke rinovuar për 5 vitet e ardhshme.

Media katalanase raporton se zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës do të vijë brenda kësaj jave. Messi vazhdon të shijojë pushimet dhe rikthimi në “Camp Nou” do të nisë me firmëm mbi kontratën e re me klubin e jetës.

LEXO TE PLOTE

Sport

Teuta godet në merkato, merr një sulmues holandez dhe Pano Qirkon!

Publikuar

-

Nga

Teuta godet sërish në merkato. Kampionët e Shqipërisë kanë arritur akordin me sulmuesin holandez Arsenio Valpoort kalimi i të cilit te durrsakët është vetëm çështje ditësh pasi marrëveshja është mbyllur. 28-vjeçari tulipan vjen nga kampionati qipriot teksa në sezonin e fundit mbajti veshur fanellën e Ermis në elitën e futbollit të shtetit ishullor me të cilët u aktivizua në 15 takime duke realizuar dhe 2 gola. Valpoort nga 1 korriku ishte një lojtar i lirë në treg ndërkohë që karrierën e tij e ka nisur te Herenveen me të cilët ka debutuar edhe në Eredivisie ndërkohë që në Holandë ka spikatur më shumë me skuadrat e RKC Waalwijk dhe Almere City në Eerste Divisie.

Në karrierën e tij Valpoort ka shëtitur shumë teksa është aktivizuar edhe me Ferencvaros në Hungari, Beitar Jerusalem në Izrael, Busan IPark në Korenë e Jugut dhe Roeselare në Belgjikë. Te Teuta Valpoort do të zëvendësojë Taulant Seferin i cili pas ndeshjeve të Europës do të rikthehet te Tirana por edhe Blerim Krasniqin që ka gjetur pak hapësira dhe me shumë gjasa do të transferohet te Gjilani në Superligën e Kosovës. Ndërkohë drejtuesit e klubit bregdetar kanë arritur akordin me Bylisin edhe për afrimin e Pano Qirkos. Gardiani i cili spikati me ballshiotët sezonin e shkuar do të transferohet te Teuta për një vlerë financiare që nuk bëhet e ditur ndërkohë që ballshiotët do të ruajnë edhe një përqindje të kartonit në rast rishitjeje në të ardhmen. Te djemtë e detit Pano Qirko do të marrë vendin e Stivi Frashërit i cili pas ndeshjeve të Europës do të transferohet te Ballkani në Kosovë.

LEXO TE PLOTE