Connect with Us

Takimi i Sorecës me kreun e KLP-së/ Zbardhen diskutimet

Politikë

Takimi i Sorecës me kreun e KLP-së/ Zbardhen diskutimet

Publikuar

-

Takimi i Sorecës me kreun e KLP-së/ Zbardhen diskutimet

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi priti sot në një takim Ambasadorin e BE në vendin tonë, Luigi Soreca.

Soreca dhe Ibrahimi mësohet se kanë diskutuar lidhur me ecurinë e deritanishme të reformës në drejtësi, konsolidimin e Këshillit si institucion i qeverisjes të sistemit të prokurorisë, rezultatet e para lidhur me forcimin e pavarësisë dhe të integritetit të prokurorëve si dhe rezultatet e para inkurajuese të sistemit të prokurorisë në luftën kundër krimit.

Ndërkohë, në një postim në  rrjetet sociale, Soreca thekson se ka ende sfida përpara për të vijuar progresin në reformën në drejtësi.

LEXO EDHE:  Skandalet e drejtësisë/ Prokurori falsifikoi dhe fshehu dosjen hetimore?

“Përgëzova Kryetarin Ibrahimi për punën e KLP 🇦🇱. Ka ende sfida përpara për të mbështetur progresin e bërë në funksion të fazës së re të reformës në drejtësi. Thelbësore për të ruajtur pavarësinë dhe integritetin e sistemit të ndjekjes penale. #BE 🇪🇺 vazhdon të mbështesë punën e KLP,”, shkruan ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ramazani i Metës sfidon edhe Monikën

Publikuar

-

Nga

Ai është aty përpara lindjes së diellit, përpara se të zbardhë dita.

Në këmbë, stoik, gjithnjë i gatshëm.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai është gjithnjë aty, në këmbë pranë tij, prej mëngjesit në të aguar e derisa ngryset.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai është përherë gjysmë i qeshur e gjysmë serioz, për t’i shfaqur shefit gjysmën që e kënaq. Dhe për t’i ndrruar gjysmat duke kaluan nga gjysma në gjysmë si një aktor i vërtetë.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Por më e veçanta e tij është gjysmë e qeshura. E ka gati në çdo rast e për çdo rast. Të stampuar në fytyrë. Dhe i mjafton vetëm një fraksion sekonde dhe ajo nga gjysmë bëhet e plotë.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai është edhe kurdoherë i palodhur, i vëmendshëm, miratues e soditës. Asnjëherë kundërshtues.

Gjithmonë i gatshëm t’i japë e t’i ndezë cigaren. Madje edhe të kujdeset që të mos mungojë në sfond as kënga e Hajredin Pashës, të cilën Presidenti e shijon me shumë kënaqësi.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai pra është i gatshëm dhe e  shoqëron gjithkund, në shetitjen në breg të detit, por edhe nëpër male e kreshta.

Ai është i gatshëm edhe me aparatin në dorë për ta filmuar kur Presidenti sfidon lartësitë e kridhet në det si një notar nga ata të rekordeve olimpike, por edhe për t’iu përgjigjur pyetjes presidenciale:

LEXO EDHE:  Akuzat për Sorecën për keqinformim/ Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme në BE: Të pabaza!

LEXO EDHE:  Video-Nga Shullazi tek hetimi i zyrtarëve të lartë/ Çfarë tha Hajdarmataj  në KLP

“- Nuk e di u hodha drejt apo?”, me një:

“-Drejt” pa asnjë ekuivok.

Ai si zakonisht me të tilla filmime ekskluzive, edhe e shpërndau atë video, artistikisht të përkryer dhe estetikisht të përsosur dhe fizikisht të papërsëritshme.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai pra është edhe drita, edhe hija e tij; drita kur duhet daravitur hija dhe hija kur duhet zbehur drita.

Qesen me fara kungulli ose luledielli, sipas sezonit, nuk e ndan asnjëherë nga dora, sepse shfaqet gjithmonë si një farëngrënës i palodhur dhe i pangopur, një cilësi prej zotnie që ia pëlqen shumë edhe Presidenti.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Shkurt ai është njeriu më pranë Tij. Më pranë nga gjithë të tjerët.

I vetmi të cilin Petrit Vasili nuk po ia largon dot, dhe kjo gjë e ka tërbuar atë që ka qenë i zoti t’ia largojë Presidentit gjithë të tjerët.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai është Ramazani i pijeve, Ramazani i drekave dhe darkave, Ramazani i qefeve e dëfrimeve që di t’ia ofrojë Metës sipas orekseve të tij, duke sfiduar kështu edhe vetë Monikën, aq sa kjo e shpreh këtë me të gjithë zemërimin e vet të ligjshëm si gruaja e Presidentit.

Ai është Ramazani, i vetmi që i ka mbetur Metës bashkë me Petrit Vasilin, të vetmit që e gajasin dhe e kënaqin burrin e Monikës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kush e nxiti reagimin e ambasadores”?/ Berisha zbardh bisedën Kim-Basha

Publikuar

-

Nga

Dalja në një emision televiziv në Kosovë, duke folur për Soros, sipas ish-Kryeministrit Sali Berisha, ka zgjuar reagimin e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila i shkoi në zyrë Bashës.

Nga biseda që zonja ka bërë me kryetarin e PD, irritimi i saj ishte për daljen time televizive në Kosovë në të cilin unë shpreha për multimiliarderin George Soros”, ka thënë Berisha.

Sipas tij Basha i ka kërkuar ambasadores, fakte që komprometojnë Berishën për ta larguar atë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Në PD u kërkua përjashtimi i tij/“Shpërthen” Berisha: Hordhi hajdutësh

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ju ëhstë kundërpërgjigjur të gjithë atyre që kanë dalë kundër tij në Partinë Demokratike.

Ai nuk është ndalur tek emra të përveçëm të cilët publikisht, kanë dalë dhe kanë kërkuar largimin e e tij, Berisha, duke thënë se nuk ka ndonjë informacion konkret .

S’kam asnjë informacion konkret dhe duhet të dini se në këtë betejë ka një mjet të vetëm, të vërtetën dhe po përpiqem pa kërkuar ndryshimin e vendimit.

Por, mendoj se çdo njeri që nuk ka deleguar arsye, ka detyrë qytetare të kërkojë fakte, dokumenta prova. Ata që nuk bëjnë këtë kanë probleme me veten e tyre. Keni parë një hordhi hajdutësh duke vrapuar në studio televizive eureka duke menduar  se shpëtuan nga denoncimet e Sali Berishës, është shprehur Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE