Connect with Us

Sekuestrohen 300 kg kokainë në Portin e Durrësit/ Arrestohet shoferi maqedonas

Kronika

Sekuestrohen 300 kg kokainë në Portin e Durrësit/ Arrestohet shoferi maqedonas

Publikuar

-

Sekuestrohen 300 kg kokainë në Portin e Durrësit/ Arrestohet shoferi i kamionit

Rreth 300 kg kokainë janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit.

Sasia rekord e lëndës narkotike ishte fshehur në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut, që po kalonte tranzit.

Kamioni drejtohej nga një 40-vjeçar me inicialet N.A. nga Maqedonia e Veriut, i cili u arrestua.

NJOFTIMI I POLICISE

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta.

Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, evidenton dhe sekuestron rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësi, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë në dalje një kamion transit me targa të Maqedonisë së Veriut.

LEXO EDHE:  Droga e sekuestruar siguron 84 mandate/ Çfarë paralajmëron Artan Hoxha

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kamionin që drejtohej nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut, Task Forca gjeti të fshehur në trupin e kamionit, një sasi rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë drejtuesi i kamionit, shtetasi N. A., 40 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut..

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Në kërkim për vrasje në Shqipëri/ Emiratet e Bashkuara Arabe marrin vendimin e papritur për Florenc Çapjën

Publikuar

-

Nga

Në kërkim për vrasje në Shqipëri/ Emiratet e Bashkuara Arabe marrin vendimin e papritur për Florenc Çapjën

Florenc Capja prej 12 korrikut është një qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, me leje qëndrimi madje edhe i punësuar, ndonëse në Shqipëri rezulton në kërkim për vrasje.

Lajmin e ka dhënë avokati i tij mbrojtës, Neshat Fana, në një prononcim për Ballkan web, ku ka bërë me dije se Florenc Çapja ka qëndruar për një periudhë kohe nën mbikëqyrje në një banesë në Dubai, por tashmë është lënë i lirë.

Çapja pretendon sipas një e-maili dërguar Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se nuk ka marrë asnjë dijeni për procesin që po zhvillohet ndaj tij në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Altin Goxhaj nxjerr zbuluar Jemin Gjanën/E monitorova 13 orë Durrësin, ja sa demokratë votuan

Një ditë më parë Gjykata e Posacme vendosi të vecojë cështjen ndaj tij dhe Olsi Lekut nga të pandehurit e tjerë me argumentin se Florenc Capja nuk ka marrë dijeni për këtë proces.

LEXO EDHE:  FOTO – Gomonia me 1550 kg drogë u nis nga Kepi i Rodonit/ 7 orë ndjekje në det

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Lidhur me këtë ngjarja është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“10 mijë euro për licenca false të farmacistit”/ “Premtimi i rremë” fundos 31-vjeçaren

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit bën të ditur se ka finalizuar operacionin e koduar “Premtimi i rremë”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit, me qëllim përftimi, duke vënë në pranga një 31-vjeçare.

Sipas policisë në pranga ka rënë 31-vjeçarja S.K., banuese në Kavajë, e cila akuzohet që ka mashtruar shumë qytetarë, nëpërmjet mesazheve në instagram, për përfitimin e licencës së farmacistit.

Arrestimi është bërë në momentin e marrjes së shumës 10.000 euro, nga disa qytetarë që i kishte mashtruar.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Premtimi i rremë”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit, me qëllim përftimi.

Arrestohet në flagrancë një 31-vjeçare që ka mashtruar shumë qytetarë, nëpërmjet mesazheve në instagram, për përfitimin e licencës së farmacistit.

Arrestimi, në momentin e marrjes së shumës 10.000 euro, nga disa qytetarë që i kishte mashtruar.

Sekuestrohen para dhe prova të tjera materiale që shërbejnë për dokumentin e veprimtarisë së kundërligjshme të 31-vjeçares.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim më Drejtorinë e Operacioneve Speciale, pas një hetimi disa javor, mbi bazën e provave të grumbulluara, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Premtimi i rremë”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetases S. K., 31 vjeçe, banuese në Kavajë.

LEXO EDHE:  KQZ refuzon kandidimin e Grida Dumës

LEXO EDHE:  Tirana, hambar droge

Në bazë të hetimeve të kryera, u bë e mundur që kjo shtetase të kapej në flagrancë nga Policia, në rrugën “Josif Budo”, në Kavajë, duke marrë shumën prej 10.000 euro, pasi kishte mashtruar disa shtetas, nëpërmjet komunikimeve në rrjetin social instagram, me adresa false të krijuara me emra të punonjësve të një institucionit shtetëror, me pretendimin për t’i ndihmuar në nxjerrjen e licencës për ushtrimin e profesionit të farmacistit.

Nga hetimet e kryera rezultoi se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit dhe veprimeve të saj, ka arritur të përfitojë në total 16.000 euro.

Gjithashtu, nga këqyrja e telefonit të saj janë gjetur edhe shumë biseda të tjera me persona të ndryshëm, me të cilët komunikonte me qëllim mashtrimin për përfitim të paligjshëm të parave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kompjuter, 2 aparate telefonike, 10.000 euro, 50.000 lekë të rinj dhe 61 fatura tatimore shitjeje.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë dëmtuar nga ky aktivitet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Zjarr në fushën e mbetjeve/ Fieri “pushtohet” nga shtëllunga tymi  

Publikuar

-

Nga

Qyteti i Fierit është mbuluar mëngjesin e sotëm nga një mjegull tymi, nga zjarri i fushës së mbetjeve urbane.

Ashtu sikurse shikohet edhe në videot e siguruara nga CNA.al, një re e dendur tymi ka mbuluar qytetin, duke shkaktuar kështu një krim mjedisor.

Janë disa vatra zjarri në fushën e mbetjeve urbane në Fier dhe ndikimi që ka era ka bërë që re të dendura tymi të ‘pushtojnë’ qytetin.

Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e CNA.al, shtëllungat e tymit kanë pushtuar shtëpi e biznese që ndodhen shumë pranë fushës së mbetjeve, por ato po përhapen edhe në pjesë të tjera të qytetit, favorizuar edhe nga era dhe temperaturat e larta.

LEXO EDHE:  Policia holandeze konfirmon Berishën/ Arben Frroku nuk u arrestua në prill

LEXO EDHE:  DURRËS/ Zihet me shokët, nxënësi plagoset me thikë

Po ashtu një tjetër detaj, është fakti se po rrezikohet edhe trafiku në rrugën Fier-Vlorë, ndërkohë që në vendin e ngjarjes nuk ka asnjë forcë zjarrfikëse apo punonjës që përpiqen të shuajnë flakët./CNA.al

LEXO TE PLOTE