Connect with Us

“S’do bëjmë gjueti shtrigash”/ Alibeaj: Çdo strukturë e PD do i nënshtrohet një analize

Politikë

“S’do bëjmë gjueti shtrigash”/ Alibeaj: Çdo strukturë e PD do i nënshtrohet një analize

Publikuar

-

“S’do bëjmë gjueti shtrigash”/ Alibeaj: Çdo strukturë e PD do i nënshtrohet një analize

Ish deputeti Enkeled Alibeaj ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në “Radari informativ”, Alibeaj tha se ka nevojë që të bëhet një analizë reale e domosdoshme.

Sipas tij, analiza nuk ka për qëllim të kthehet në gjyq por për të nxjerrë mësime nga rezultati i zgjedhjeve.

Ai u shpreh se PD duhet të perfeksionohet për t’i ballë çdo sfide në të ardhmen.

Për një parti të madhe si është PD bën sens që të bëhet një analizë reale e domosdoshme. Është një kulturë që duhet të bëhet edhe nga partitë e tjera. 25 prilli ka nxjerrë disa konkluzione të mëdha për rezultatin që qe një masakër e pastër zgjedhore.

Momenti i analizës për të mos qenë një gjyq. Analiza ka një synim tjetër, Mediatikisht, është krijuar një panoramë e plotë për atë që ndodhi në 25 prill. Shtetin e shndërroi në një ushtri dhe armatë elektorale. Ajo që është më e rëndësishme është kjo.

Në anën tjetër PD duhet të perfeksionohet për t’i bërë ballë në të ardhmen. Çdo strukturë e PD do i nënshtrohet analizës. Strukturat do të shprehin si e kanë parë ata angazhimin apo ndoshta dhe mangësitë e tyre në një dialog që është i hapur. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të gjetur perfeksionimin. Drejtuesit politikë do i nënshtrohen kësaj analize. Dini proces më të mire analize se votimi?”, deklaroi ai.

Faza e parë e analizës tha Alibeaj, do të mbështetet në arsyet pse u arrit dhe pse nuk u arrit objektivi i PD në disa më 25 prill. Ai u shpreh se selia blu nuk do bëjë “gjueti shtrigash” për të përjashtuar ata që nuk arritën objektivin në zgjedhje por shtoi se do marrë jetë fjala meritokraci.

LEXO EDHE:  Arjan Curi “shuplakë” Bashës/ “PD, një mini Ramë me të njëjtat rregulla”

“Faza e parë: Strukturat e partisë do të flasin. Deri në datën 1 korrik. Para çdo gare elektorale vendoset objektivi me të cilin matesh, Rezultatin aktual ne e kemi në të gjithë republikën. Ata që kanë arritur objektivin kanë të drejtë të thonë arsyet që përdorën për të rritur rezultatin. Ata që nuk e arritën objektivin kanë të drejtën të thonë që ishte për shkak të mos angazhimit tonë apo arsye të tjera. Do thonë nëse ka ndodhur që janë shpërndarë para. A ka ndodhur të ketë pasur kriminelë. Do e thonë ata.

Nga ana tjetër, duhet të dini se ky përshkrim në degë dhe në qendrën e PD ka pasur mekanizma që e kanë monitoruar gjendjen në totalin e tyre. Kjo besoj do na çojë në modelet e mira. Ne nuk do bëjmë gjueti shtrigash. Ne nisemi nga ideja për të gjetur shkaqet reale të këtij rezultati. Nëse ndodh që drejtues të caktuar kanë pasur mundësi por nuk i kanë shfrytëzuar, gjatë muajit shtator pasi të ketë përfunduar e gjithë analiza, në funksion edhe të shkrirjes apo hapjes së dyerve ndaj publikut do ketë mundësi edhe për të angazhuar më të mirët e më të mirëve.

Partia Demokratike është shtëpia e të gjithëve. Por fjala “meritokraci” do marrë jetën. Analiza thelbin e ka të nxjerrë të vërtetën në shesh për angazhimin e secilit. Unë besoj që në situate të rëndësishme njerëz që marrin përgjegjësi të mëdha për t’i bërë ballë të keqes duhet të jenë në krye të punëve”, theksoi Alibeaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Edhe ata që kanë kaluar COVID të vaksinohen”/ ISHP: Nxit antitrupat

Publikuar

-

Nga

Mes qytetarëve që e kanë kaluar COVID-19 dhe kanë krijuar antitrupa në mënyre natyrale, ka mëdyshje nëse duhet të vaksinohen. Por ekspertët këshillojnë personat që kanë mbi 6 muaj që e kanë kaluar virusin, të vaksinohen.

“Gjatë këtij muaji të hapur të vaksinimit unë do të sugjeroja që edhe personat që kanë kohë që e kanë kaluar COVID, flasim në vitin e kaluar apo mbi 6 muaj të drejtohen drejt vaksinimit. Bërja e vaksinës bën të mundur nxitjen e antitrupave dhe jep një lloj fuqie më të madhe përgjigjes imunitare ndaj COVID”, tha Menaxhere e Programit Kombëtar të vaksinimit, Erida Nelaj.

Gjatë muajit të hapur të vaksinimit do të përdoren vaksinat Coronavac, Astrazeneca dhe Pfizer. Kjo e fundit vetëm për të sëmurët kronik.  Por a do të mundësohet Pfizer edhe për pjesën tjetër të popullatës?

“Numri i të sëmurëve kronik është shumë i madh. Të sëmurë kronik, obezë, është shumë e rëndësishme që personat obezë të vaksinohen me vaksinën Pfizer dhe të vaksinohen ndaj COVID mos e neglizhojnë. Pra sido që të jetë numrat janë shumë të mëdhenj, thjesht të mundohemi të bëjmë një lloj ndarje të drejtë për ti ndihmuar sa më shumë personat që janë vulnerabël”, tha Nelaj, për Report tv.

Sipas saj, edhe pas injektimit të dozës së parë, qytetarët duhet të vijojnë me respektimin e masave.

LEXO EDHE:  Si i ndryshoi Covid-19 ngjarjet botërore në 2020-ën/ Katër çështjet politike që u ndikuan nga pandemia

LEXO EDHE:  Spaho sulmon Ahmetajn: Që pas përplasjes me makinë, të duket vetja ekonomist

“Vëmë re që në qendrat tregtare njerëzit futën pa maska sërish, nëpër linjat e transportit urban, nëpër autobusë  janë pa maska. Edhe pse jemi të vaksinuar, të paktën ne të vaksinuarit të parët të respektojmë rregullin, kjo sepse ne nuk dimë ende nëse mund ta mbartim, nëse mund ta transmetojmë, se sa mund të mbrohemi dhe sa mund të mbrojmë të tjerët. Kështu që duhet të vazhdojnë të merren masat për tu mbrojtur dhe të mos mendojmë që me bërjen e një doze vaksinë jemi të mbrojtur dhe mos të përdorim distancimin social apo heqjen e maskave. Kemi thënë dhe duhet ta theksojmë fort që vaksinimi i sigurt apo mbrojtja fitohet pas dozës së dytë”, shtoi Nelaj.

Mes të infektuarve me COVID ka dhe qytetarë të vaksinuar, por ekspertët thonë se vaksinat mundësojnë që qytetarët ta kalojnë lehtë sëmundjen dhe evitojnë komplikacionet dhe fatalitetet.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alarmi për situatën e zjarreve/ Meta “masakrohet” nga qytetarët: Ju vetë i keni paguar

Publikuar

-

Nga

Alarmi për situatën e zjarreve/ Meta “masakrohet” nga qytetarët: Ju vetë i keni paguar

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasditen e sotme, për zjarret në vend, duke theksuar se situata po precipiton pasi ka mbi 70 vatra në gjithë territorin.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se duhet patjetër një ndërhyrje emergjente dhe e koordinuar nga të gjitha institucionet, ndërsa e vlerëson si të patolerueshme që punonjësit në disa raste shfaqen vetëm me mjete rrethanore.

Por, pas këtij postimi qytetarët kanë “shpërthyer” në komente kundër presidentit, Ilir Meta.

Një qytetar ironizon Metën, ndërsa shkruan “Bli ca zjarrfikëse me ata miliardat që ke fituar duke mbajtur mbi kurriz llaq e tulla apo duke kositur barin fushave të vendeve, ku shkon për vizita

Më tej, një tjetër shkruan “Një herë mos dalësh jashtë vendit (për qefin tënd por si President) e blemë një zjarrfikse. Kemi helikopterë për palma por jo për të fikur zjarret se ata i shuajmë me shkarpa….më flet sikur hyre dje ne politikë o babaxhan…

LEXO EDHE:  Si i ndryshoi Covid-19 ngjarjet botërore në 2020-ën/ Katër çështjet politike që u ndikuan nga pandemia

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Tani dole mer yll, ka 6 ditë”.

LEXO EDHE:  Si i ndryshoi Covid-19 ngjarjet botërore në 2020-ën/ Katër çështjet politike që u ndikuan nga pandemia

Gjithashtu një qytetar shkruan “Po e ndjekni nga plazhi. Ec mor plak se sju rr… fort ju per ketë vend. Nuk ia bën zjarri çfarë i keni bërë ju tash 30 vite”.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Ti vetë i ke paguar ato zjarre që të vuajë populli”./CNA.al

Shqipëria në “luftë” me flakët/ Meta jep alarmin, “shuplakë” qeverisë 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shqipëria në “luftë” me flakët/ Meta jep alarmin, “shuplakë” qeverisë 

Publikuar

-

Nga

“Shqipëria në luftë me flakët”/ Meta jep alarmin, “shuplakë” qeverisë 

Presidenti Meta ka reaguar në lidhje me situatën kritike të zjarreve në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta e cilëson situatën alarmante, ndërsa shton se prej më shumë se një muaji ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse, për të qënë në gatishmëri.

Me shumë shqetësim po ndjek prej ditësh situatën alarmante të përhapjes së zjarreve në disa Qarqe të vendit, me pasoja tepër të rënda për pasuritë tona natyrore.

Prej më shumë se një muaji, kam kërkuar reagimin në kohë të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë Brendshme për mbështetjen e pushtetit vendor, në të gjitha bashkitë, për të qenë në gatishmëri për situata të papërballueshme për kapacitetet lokale, në përgjigje edhe të paralajmërimeve të bëra më herët nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Duke vlerësuar sakrificat e deritanishme të forcave zjarrfikëse, të personelit të Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, konstatoj se megjithatë situata po percipiton shumë rrezikshëm.”-shkruan Meta.

Më tej, kreu i shtetit thekson se aktualisht ka mbi 70 vatra aktive zjarri në të gjithë Shqipërinë, ku një pjesë e tyre kërkojnë organizimin e operacioneve ajrore nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Po ashtu, ai i ka dhënë një “shuplakë” qeverisë, ndërsa thekson se është e patolerueshme, që strukturat vendore dhe qendrore, në shumicën e operacioneve, shfaqen vetëm me mjete rrethanore.

LEXO EDHE:  Basha urdhër të prerë strukturave të PD-së për mediat “armike”/ Zbulohet shkresa

LEXO EDHE:  Opozita fillon protestat/ Marshim para shkollave në Tiranë

Është e patolerueshme, që strukturat vendore dhe qendrore, në shumicën e operacioneve, shfaqen vetëm me mjete rrethanore.

Për këtë arsye inkurajoj domosdoshmërinë e një ndërhyrjeje emergjente, të drejtuar dhe të koordinuar më së miri, për të patur sukses në luftën kundër zjarrit, nëpërmjet marrjes së menjëhershme të të tjera masave efektive dhe drastike.

I njohur me thirrjen publike të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, e ndaj të njëjtin vlerësim mbi nevojën e rikthimit urgjent në detyrë për zbatimin e detyrimeve, që ka sipas ligjit, të Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, si dhe e dënoj me forcë këtë sjellje të papranueshme, të papërgjegjshme dhe në kufijtë e veprës penale, të shpërdorimit të detyrës.

Nxit institucionalisht të gjithë autoritetet qendrore e vendore, në veçanti Ministrinë e Mbrojtjes, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile të vazhdojnë përpjekjet dhe komunikimin intensiv mes tyre, për koordinimin në kohë dhe marrjen e çdo mase të duhur, nëpërmjet angazhimit të kapaciteteve njerëzore dhe teknike, përfshi Forcën Ajrore, për të kryer operacione efikase në rajonet ku rrezikohen jetët e qytetarëve dhe zonat e mbrojtura.

Vlerësoj gjithashtu nevojën për t’ju drejtuar sa më parë për ndihmë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane, duke patur parasysh se prioriteti absolut duhet të jetë mbrojtja e jetës dhe pasurive publike e private.”-përfundon deklaratën Ilir Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE