LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD mbledh Kryesinë/ Basha “ndëshkon” Bujar Nishanin

18 Qershor 2021, 09:13, Politikë CNA
PD mbledh Kryesinë/ Basha “ndëshkon” Bujar Nishanin

Partia Demokratike, ka mbledhur sot Kryesinë, ndërsa në datë 17 Korrik do të mbledhë Kuvendin Kombëtar.
Pas zgjedhjeve për kryetarin e ri, ku Lulzim Basha mori mandatin e tretë, hapi i radhës është mbledhja e Kuvendit Kombëtar që në rendin e ditës ka tre pika, që pritet që të miratohen nga Kryesia ditën e sotme.

E para do të jetë, sipas PD-së, informimi mbi atë që e cilësojnë masakër zgjedhore në 25 Prill.

E dyta ndryshimi i statutit dhe e treta, zgjedhja e këshillit të ri kombëtar, që do të thotë largim edhe i kreut te ketij institucioni, Bujar Nishani.

Kujtojmë këtu se Bujar Nishani ka pasur qëndrime mjaft kritike ndaj Lulzim Bashës, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

VENDIMI I KRYESISE

1. Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë, ditën e shtunë, datë 17 Korrik 2021, ora 11:00.
2. Rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, është si më poshtë:
?1. Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.
2. Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë.
3. Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.?./CNA.al

Lajmet e fundit nga