Connect with Us

Operohet Eriksen, tani nuk luan dot më me Interin

Seria A

Operohet Eriksen, tani nuk luan dot më me Interin

Publikuar

-

Pas shumë testesh për zemrën, u ra dakord që Kristian Eriksenit t’i vendoset një defribilator, i cili do ta rikthejë në punë zemrën në rast të përsëritjes së një tjetër arresti kardiak dhe ai e ka pranuar këtë vendim.

Ky është njoftimi që ka bërë Federata Daneze e Futbollit një ditë më parë.  Pikërisht ditën e djeshme, Eriksen i është nënshtruar operacionit, teksa ka vendosur defribilatorin dhe sot pritet të largohet nga spitali.

Nuk flitet ende për një diagnozë të saktë, se cila ishte arsyeja e arrestit kardiak edhe pse lihet të kuptohet se bëhet fjalë për një miokardit.

3-4 javë pas operacionit Eriksen do t’u nënshtrohet sërish testeve për të kuptuar nëse defribilatori do të jetë i përkohshëm apo i përhershëm. Por, ligji italian nuk e lejon një sportist të luajë me të. Erikseni është mirë, por e ardhmja si futbollist sot mbetet ende enigmë.

HIPOTEZA– Ligji italian nuk e lejon një lojtar me probleme në zemër që të luajë në Itali, por gjithsesi ekziston një mundësi e vogël, që lojtarin ta shikojmë përsëri me fanellën e Interit. Nëse 3-4 javë pas operacionit, Eriksen nuk ka më probleme me zemrën, atëherë mund të nisin procedurat, që t’i jepet mundësia të luajë me fanellën zikaltër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Një prej sulmuesve të huaj më të mirë që erdhi në Superiore, ish-futbollisti i Partizanit shkon në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Mungon vetëm zyrtarizimi, por Kaleb Ekuban duket e ka arritur marrëveshjen me Xhenoan. Ky është raportimi i fundit që vjen nga mediat prestigjoze në Itali. Ekipi i Serisë A ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin dhe gjithçka po shkon në rrugën e duhur me klubin e Trabzonsporin.

Por në fillim te Xhenoa duhet të mbyllin një shitje në merkaton e verës dhe të lirojnë vendin për Ekuban. Ky transferim do të ishte një tjetër kulmim në karrierën e futbollistit që erdhi më parë në Superiore duke mbajtur veshur fanellën e Partizanit, për t’u kujtuar si një prej sulmuesëve të huaj më të mirë që ka mbërritur në futbollin tonë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

6 sulmues drejt largimit, Interi “peshkon” te Genoa

Publikuar

-

Nga

Interi po mendon të afrojë një sulmues të ri gjatë kësaj merkato. Duke parë se Lukaku-Lautaro janë të paprekshëm në formacion, drejtuesit po kërkojnë që të gjejnë zëvendësuesit e tyre.

Sanchez a Pinamonti, dhe të rinjtë Salcedo, Colidio, Mulattieri e Satriano janë vendosur në merkato nga zikaltërit dhe pritet të largohet gjatë kësaj vere.

Duke parë largimin e 6 sulmueseve, Interi ka kthyer sytë nga Genoa për të marrë sulmuesin Gianluca Scamacca.  Drejtori Marotta ka nisur kontaktet me Genoa për huazimin e sulmuesit dhe në ditët në vijim pritet të ketë lajme të reja rreth kësaj tratative.

LEXO TE PLOTE

Seria A

E mbylli mes lotëve në Europian, Pandev merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen

Publikuar

-

Nga

Paraqitja e tij në Kampionatin Europian ishte mbyllja më e mirë që Goran Pandev mund t’i bënte karrierës me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut ku ai për shumë vite ka qenë lider i padiskutueshëm. Ndeshja e tij e fundit, ajo ndaj Holandës, do të kujtohet edhe për homazhin që i bënë kundërshtarët dhe shokët e skuadrës.

Por me sa duket ajo nuk ka qenë ndeshja e fundit e futbollit në karrierën e sulmuesit. Sipas Sky Sport, sulmuesi ka vendosur që të vazhdojë të luajë në Serinë A në moshën 37-vjeçare. Klubi i Xhenoas i ka bërë prej kohësh propozimin për rinovim edhe një tjetër edicion dhe sulmuesi ka pranuar, me zyrtarizimin që do të bëhet në ditët në vijim.

I njëjti burim thekson se Pandev kërkon që lamtumira e tij të jetë ashtu siç duhet, me duartrokitje tifozësh dhe është i bindur që këtë vit stadiumet në Itali do të mbushen përsëri. Ndaj ai planifikon të japë kontributin e tij edhe një vit për klubin italian, në mënyrë që në fund të marrë duartrokitjen e merituar të tyre kur të vendosë të varë këpucët në gozhdë.

LEXO TE PLOTE