Connect with Us

Nuk ndalet vaksinimi masiv/ Manastirliu zbardh planin e radhës

Shëndeti

Nuk ndalet vaksinimi masiv/ Manastirliu zbardh planin e radhës

Publikuar

-

Vaksinimi masiv/ Manastirliu zbulon kategorinë e rradhës që do marrë dozën e Sinovax

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga qendra shëndetësore në Malin e Robit në Kavajë, ka njoftuar se brenda dy ditësh do të mbërrijnë në vend 100 mijë doza të vaksinës Coronavac.

Ndërsa 11700 doza Pfizer, do të mbërrijnë në fillim të javës.

“Kemi hapur 29 qendra shëndetësore. Ne jemi duke punuar që përgjatë sezonit veror të kemi një vëmendje të posaçme te vaksinimi. Presim që brenda 2 ditëve të ardhshme të kemi një lëvrim të kontratave të lidhura, do të jenë 100 mijë vaksina të Coronavac që pritet të mbërrijnë në ditët e ardhshme dhe 11700 Pfizer do të mbërrijnë ditë e hënë. Do zgjerojmë fashën e vaksinimit duke ulu grupmoshën në 50-vjeç duke filluar me ata me sëmundje kronike”, është shprehur Manastirliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Konfirmimi i variantit Delta dhe rritja e rasteve/ Andi Koraqi zbulon se çfarë pritet të ndodhë në shtator

Publikuar

-

Nga

Konfirmimi i variantit Delta dhe rritja e rasteve/ Andi Koraqi zbulon se çfarë pritet të ndodhë në shtator

Konfirmimi i variantit Delta edhe në vendin tonë, mes të tjerave ka ngritur shqetësim edhe për rikthimin e masave kufizuese.

Shefi i shërbimit të Mikrobiologjisë, Andi Koraqi i ka hedhur poshtë këto aludime, duke u shprehur me bindje se nuk do të ketë një mbyllje totale të vendit, si në vjeshtë e kaluar.

Megjithatë, ai pranoi se do të ketë një rritje të rasteve të reja, por jo në përmasa drastike, kjo për shkak edhe të procesit të vaksinimit.

 “Është shumë i rëndësishëm niveli i vaksinimit dhe ne kemi ecur mirë dhe rritja nuk do jetë drastike që të kërkojë mbyllje totale të vendit. Dalja e varianteve të reja nuk e respekton më termin e imunitetit të tufës. Vaksinimi masiv na bën që të mos kemi raste të rënda dhe vdekje”, tha Koraqi.

LEXO EDHE:  Integrimi në BE, rindërtimi dhe vaksina/ Rama sot në Bruksel, takohet me presidenten e KE

LEXO EDHE:  Pfizer, BioNTech ofrojnë të dhëna të reja për efikasitetin e vaksinës

Ai ka sqaruar edhe një herë se masat kufizuese i merr Komiteti Teknik i Ekspertëve, pjesë e së cilës është edhe ai, dhe jo nga kryeministri Edi Rama, siç është folur shumë.

“Kemi dy armë që të luftojmë virusin masat mbrojtëse dhe vaksina, nëse nuk aplikojmë këto dy faktorë, atëherë patjetër që do kemi rritje të rasteve. Jemi në një situatë shumë të qetë. Kemi një incidencë shumë të vogël dhe masat e marra të Komitetit Teknik të Ekspertëve. Kemi disa muaj që nuk kemi pasur kontakt me Ramës, i kemi marrë vetë masat”, tha ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Studimi: Efektiviteti i vaksinës kineze Sinovac zbehet pas gjashtë muajsh

Publikuar

-

Nga

Studimi: Efektiviteti i vaksinës kineze Sinovac zbehet pas gjashtë muajsh

Antitrupat e krijuar nga vaksina kineze Sinovac për COVID-19 bien nën nivelin kritik, rreth gjashtë muaj pas dozës së dytë për shumicën e të vaskinuarve, megjithatë një dozë e tretë përforcuse mund të ketë një efekt të fortë mbrojtës, sipas një studimi laboratorik.

Studiuesit kinezë njoftuan për përfundimet e një studimi të mostrave të gjakut mes të rriturve të shëndetshëm të moshave 18-59 vjeç, në një studim të botuar të dielën.

Për pjesëmarrësit që kishin marrë dy doza, me interval dy ose katër javëshe , vetëm 16.9% dhe 35.2% respektivisht vazhdonin të kishin nivel antitrupash, mbi minimumin e duhur gjashtë muaj pas dozës së dytë, thotë studimi.

Përfundimet u bazuan në të dhënat nga dy grupe që përfshinin më shumë se 50 pjesëmarrës secili. Doza e tretë iu dha 540 pjesëmarrësve në studim.

LEXO EDHE:  Çfarë quhet “vaksina e dërguarit e ARN”? Si punon?

Për ata që morrën dozën e tretë, rreth gjashtë muaj pas së dytës, nivelet e antitrupave neutralizues pas 28 ditësh ishin rritur rreth 3-5 herë nga nivelet e diktuare katër javë pas dozës së dytë, sipas studimit.

LEXO EDHE:  Mjeku ngre alarmin/ Tregon vëshirësinë që do haset me vaksinë anti-Covid dhe arsyen pse ato do skadojnë

Studimi u krye nga institutet për kontrollin e sëmundjeve në provincën Jiangsu, kompania Sinovac dhe institucione të tjera kineze.

Ata paralajmëruan se studimi nuk ka testuar efektin e antitrupave kundër varianteve më të transmetueshme dhe se kërkohej hulumtim i mëtejshëm për të vlerësuar kohëzgjatjen e antitrupave pas një doze të tretë./voa

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja

Publikuar

-

Nga

Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në Row Politics, në Euronews Albania se është i gabuar paragjykimi nda vaksinës kineze, me të cilën po injektohen masivisht shqiptarët.

Brataj tha se çështja e vaksinave është kthyer edhe në një luftë ekonomike dhe gjeopolitike, ndërsa shtoi se sa më shumë njerëz të vaksinohen me çfarëdolloj vaksine, është diçka pozitive.

“Të gjitha vaksinat do të rishihen, sepse me mutacionet që po pëson virusi, vaksinat e reja që prodhohen do të ndryshojnë”, tha mjeku.

LEXO EDHE:  Austria planifikon të nisë vaksinimin për koronavirus në janar

LEXO EDHE:  Integrimi në BE, rindërtimi dhe vaksina/ Rama sot në Bruksel, takohet me presidenten e KE

I pyetur lidhur me mënyrën se si vendoset cilën lloj vaksine do të kryejë secili qytetar dhe a kanë këta të fundit të drejtë ta përzgjedhin vetë, z. Brataj u shpreh se kjo gjë varet nga numri i vaksinave në dispozicion për secilin lloj në qendrën shëndetësore përkatëse ku kryhet vaksinimi./Euronews

LEXO TE PLOTE