Connect with Us

Në Korçë ishte idhull, Radas tregon ndryshimin mes futbollit shqiptar dhe kroat

Sport

Në Korçë ishte idhull, Radas tregon ndryshimin mes futbollit shqiptar dhe kroat

Publikuar

-

Marko Radas ka qenë një nga mbrojtësat më të spikatur në Kategrinë Superiore, ku ka përfjetuar edhe suksese të mëdha me klubin e Skënderbeut.

Mbrojtësi kroat ka dhënë një prononcim për “Euromania“ në “News 24“, ku së pari ka vlerësuar edhe figurën e ish-trajnerit të tij të gjendur në studio, Mirel Josës, të cilin e sheh si një baba të dytë.

Më tej Radas komenton Kombëtaren e tij, Kroacinë, si dhe tregon diferencat mes futbollit shqiptar dhe atij kroat.

“Profesor Josa kur ishim te Skënderbeu ishte si një baba i dytë. Profesori për mua ka qenë një shok i madh. Çdo lojtar kishte mundësi të bënte muhabet me të. Ishte shumë mirë për psikologji.

Kroacia kishte ndeshje shumë të vështirë me Anglinë, por dukej sikur ekipit i mungonte motivimi. Kroacia i ka të gjitha, por i duhet vetëm motivimi mendoj unë.  Nuk mendoj se është e limituar. Kemi lojtarë të rinj dhe të mirë. Unë mendoj që vetëm një fitore sot ndaj Çekisë dhe të kalojmë grupin, pastaj do jemi ndryshe. E sigurt që do kapim çerekfinalen.

Futbolli shqiptar dhe kroat? Në Kroaci kemi akademitë dhe sistemin e lojtarëve të rinj. Investohet shumë te moshat. Këtu është edhe diferenca mes dy futbollit të dy vendeve”, ka thënë Marko Radas.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Dita e shqiptarëve/ Feston edhe Qazim Laçi, e nis kampionati me shijen e dy golave

Publikuar

-

Nga

Sot duket se ka qenë dita e bekuar për shqiptarët, të cilët kanë gjetur rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre.

Pas Rei Manajt, Muçit dhe Çokajt është Qazim Laçi ai që feston shijen e golit. Mesfushori i Kombëtares ka drguar dy herë topin përtej vijës fatale në takimin që Ajaccio luan kundër Touluse.

Laçi e nis në mënyrë fantastike sezonin e ri në Ligue 2 të Francës, teksa dopieta e tij i dha pikën e parë Ajaccio në kampionat.

Ndeshja u mbyll në shifrat 2-2, ku mesfushori shqiptar shënoi fillimisht në minutën e 35 dhe më pas në të 59-n.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Kryevepër nga Ernest Muçi! Sulmuesi shqiptar i magjeps të gjithë me supergolin

Publikuar

-

Nga

Ernest Muçi e ka nisur me këmbën e mbarë këtë edicion në futbollin polak, pasi ka gjetur që në ndeshjen e parë të kampionatit rrugën e rrjetës me skuadrën e Legias.

Sulmuesi, i aktivizuar sot titullar në ndeshjen kundër Visla Plok, ka shpërblyer besimin e trajnerit me një gol spektakolar në minutën e 28 të takimit.

Pasi mori topin në krahun e majtë, ai lëshoi një predhë të pakapshme nga 25 metra duke dërguar sferën në trekëndësh për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij e për të bërë të festonin tifozët e skuadrës.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Vrulli i ardhur nga mesfusha për te porta kundërshtare, Enis Cokaj e ka nisur me këmbë të mbarë në Kroaci

Publikuar

-

Nga

Enis Cokaj e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin e ri në Kroaci.

Mesfushori shqiptar dhuroi dy asist në takimin e parë të Lokomotivës së Zagreb, ndërsa në ditën e sotme ka arritur që të realizojë vetë.

Ekipi i shqiptarëve në Kroaci po fiton në shifrat 0-1 kundër Slaven Belupos.

Goli i vetëm i takimit i përket Cokajt dhe minutës së 22. Një realizim disi i rrallë i lojtarit shqiptar për repertorin e tij pasi ka arritur që të tund rrjetën me kokë.

Por vërtet i bukur ishte fakti që mesfushori u nis nga mesfusha dhe këmbënguli deri në fund për krosimin që u shpërblye me gol.

 

LEXO TE PLOTE