Connect with Us

Ndërhyrje e rrallë në QSUT/ Mjekët i shpëtojnë jetën foshnjës së porsalindur

Shëndeti

Ndërhyrje e rrallë në QSUT/ Mjekët i shpëtojnë jetën foshnjës së porsalindur

Publikuar

-

Ndërhyrje e rrallë në QSUT/ Mjekët i shpëtojnë jetën foshnjës së porsalindur

Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ekipi me në krye Dr.Altin Veshti, prof. Arben Baboçi, dr, Saimir Kuçi dhe dr. Alfred Ibrahimi, kanë kryer me sukses ndërhyrjen e komplikuar duke i shpëtuar jetën një foshnje të porsalindur.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ministrja thekson se kjo u arrit pas punës së ekipit mjekësor që i dhanë një jetë të dytë vogëlushit.

“Një ndërhyrje e rrallë në zemër tek një i porsalindur është kryer me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke i shpëtuar jetën Anrit të vogël

Traspozicioni i arterieve të mëdha, ndërhyrja e komplikuar në zemër që kryhet në klinikat më të mira në Botë, është realizuar me sukses nga prof. Altin Veshti, prof. Arben Baboçi, dr, Saimir Kuçi dhe dr. Alfred Ibrahimi.

Menjëherë pas lindjes është identifikuar patologjia e rrallë dhe për herë të parë është kryer procedura hemodinamike e Rashkind tek një fëmijë vetëm 3 ditësh, falë punës së jashtëzakonshme të dr. Aurel Demiraj, Albert Koja dhe ekipit të kardioanestezistëve, për të stabilizuar parametrat jetësor të Anrit të vogël. Pak ditë më vonë është kryer me sukses ndërhyrja e rrallë në zemër nga ekipi fantastik i Kardiokirurgjisë.

Super punë në ekip i stafeve të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ekipit të Kardiologjiksë, të Kardiokirurgjisë dhe Pediatrisë në QSUT që i kanë dhënë një jetë të dytë Anrit #RESPEKT

Jetë të gjatë Anri!”/CNA.al

May be an image of 1 person

 

LEXO EDHE:  Publikohet skandali/ Mungesë ilaçesh për të sëmurët me kancer

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Dalin shifrat/ Rritet numri i rasteve me Covid, ja sa janë regjistruar në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

MSH publikon shifrat/ Asnjë humbje jete, 47 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike numrin e rasteve të reja me Covid 19 në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave janë kryer 3,599 testime nga ku 99 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus. Ndërkaq mësohet se nuk ka patur humbje jete.

“Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,599 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 99 qytetarë, në këto bashki: 26 raste në Tiranë, 12 raste në Elbasan, 8 raste Vau i Dejës, 7 raste në Shkodër, Kuçovë, 5 raste në Vlorë, 4 raste në Durrës, Berat, Kamëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Krujë, 2 raste në Fier, Kavaj, Lushnje, Dimal, Sarandë, 1 rast në Korçë, Lezhë, Librazhd, Konispol, Gjirokastër.

LEXO EDHE:  “Po bëjnë çmos të fusin koronavirusin në Shqipëri”/ Berisha ngre alarmin: Dënoj këtë qëllim kriminal

LEXO EDHE:  Rekord të shëruarish/ Manastirliu: Mbi 200 qytetarë fitojnë betejën me Covid

Aktualisht janë 539 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 23 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,314 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (04 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         99

Të shëruar në 24 orë       23

Të shtruar në spitale       23

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 3,599

 

Testime totale             914,746

Raste pozitive             133,310

Raste të shëruara         130,314

Raste Aktive                      539

Humbje jete                   2,457

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë             200

Elbasan           75

Shkodër          57

Vlorë               50

Berat               35

Lezhë              34

Fier                  29

Kukës              24

Durrës             17

Korçë               11

Gjirokastër        7”, njofton Ministria e Shëndetësisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Nga Ermand Mertenika: Rëndësia e pajisjes së Endoskopisë në Diagnostikë

Publikuar

-

Nga

Sistemi i Endoskopisë

Endoskopia është një sistem dixhital e cila përbëhet nga Procesori (Njësia e komandimit)  dhe Skopi (Tubi diagnostik aplikues)
Endoskopia është një procedure delikate ku mjeku trajnohet mjaft mirë për këtë procedure aplikimi.
Një endoskopi është një test diagnostik që i jep ekipit tuaj mjekësor një shans për të parë në traktin tuaj të tretjes
nëpërmjet një aparati të vogël të montuar në një tub te quajtur “Skop” dhe për të marrë mostrat e indeve me mjete kirurgjikale të kaluara përmes tubit (Skopit).

Në rastin e një endoskopie të sipërme , aparati dhe tubi (Skopi) futen në gojën tuaj dhe poshtë ezofagut në drejtim të stomakut.
Në një endoskopi më të ulët – më së shpeshti quhet kolonoskopi – tubi dhe aparati janë futur në anusin tuaj dhe janë ngjitur lart përmes zorrës së trashë.

Është gjithashtu e mundur që të përdoren instrumente endoskopike për të shqyrtuar uretrën dhe fshikëzën tuaj – në këtë rast, quhet cistoskopi .

Disa specialistë të tjerë mjekësorë përdorin instrumente endoskopike për të diagnostikuar kushtet jashtë traktit të tretjes:

për shembull, ata mund të përdorin një arthroscope (joints), një bronkoskop (hundë dhe mushkëri), dhe një histeroskop (mitër).

Përdorimi i Endoskopise

Në shumicën e rasteve, kur mjeku thotë se keni nevojë për një teknike endoskopie, ajo i referohet një endoskopie të sipërme,
e cila do ta lejojë atë të shikojë me kujdes sistemin tuaj të sipërm të tretjes, duke përfshirë gojën, fytin, ezofagun , stomakun  dhe ne duonden.

Një endoskopi mund të rekomandohet për të ndihmuar në përcaktimin e shkakut të një sërë simptomash të ndryshme,
duke përfshirë urthin, dhimbjen, vjelljen, vjelljen, problemet e gëlltitjes dhe humbjet e pashpjegueshme të peshës.

LEXO EDHE:  “Po bëjnë çmos të fusin koronavirusin në Shqipëri”/ Berisha ngre alarmin: Dënoj këtë qëllim kriminal

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin nga Kuvendi/ Sot vijnë mbi 15 mijë vaksina të Pfizer

Kushtet që mund të diagnostikohen përmes përdorimit të endoskopisë përfshijnë ulcerat, anemi, sëmundjen e refluksit
gastroezofageal,semundjet tumorale dhe kancerin dhe sëmundjen te tjera.

Procedura gjithashtu do t’i japë mjekut tuaj një mundësi për të copëtuar copa të vogla të indeve në mënyrë që ato të mund të ekzaminohen nën një mikroskop. Kjo do të japë më shumë të dhëna për diagnozën tuaj.

Pajisja e endoskopise eshte nje trajtim mjaft praktik dhe i rendesishem.

Shumë njerëz janë të shqetësuar më parë se endoskopia e tyre do të jetë e dhimbshme ose e parehatshme, por eshte krejt ndryshe pasi aplikimi është jo me dhimbje dhe mjaft i lehte.

Procedura përgjithësisht kryhet në një spital ose në një qendër kirurgjikale diagnostikuese.
Përpara se të aplikohet, nuk duhet te hani ose pini paraprakisht.

Përpara aplikimit te procedurës, mund t’ju jepet një qetësues për t’ju bërë më të rehatshme dhe të relaksuar dhe një xhel anestetik
e cila aplikohet ne trake per mpirje ne atë zonë.

Shumica e njerëzve nuk janë anestetizuar për procedurën, megjithatë, mund të bini në gjumë nëse më parë u është dhënë një qetësues ose  mund tju aplikohet anestezia lokale.

Procedura është mjaft e shkurtër – ajo merr vetëm rreth 30 minuta.

Ju nuk do ta ndjeni nëse mjeku juaj do të ekstratoje  ndonjë mostër të polipeve ose indeve, por ju mund të ndjeni disa efekte si : (ajri që presohet në traktin tuaj digjestiv përmes skopit, gjë që ndihmon ekipin tuaj mjekësor që të shohë gjithçka më mirë).

Ju gjithashtu mund të keni një dhimbje të lehte te ezofakut për një ose dy ditë etj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

MSH publikon shifrat/ Asnjë humbje jete, 47 raste të reja me Covid-19

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,471 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 65 qytetarë, në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 6 raste në Sarandë, 5 raste në Fier,  Elbasan, 4 raste në Shkodër, Vlorë, Vau i Dejës, Peqin, 2 raste në Has, Kavajë, 1 rast në Krujë, Korçë, Lezhë, Lushnje, Pogradec, Himarë, Kuçovë.

LEXO EDHE:  Manastirliu qetëson qytetarët/ Hapim ish-Kirurgjitë në QSUT për të përballuar fluksin, gati edhe spitali COVID-3 dhe 4

LEXO EDHE:  Foto/ Manastirliu prezanton mjekët e Spitalit Memorial të Fierit

Aktualisht janë 463 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,291 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         65

Të shëruar në 24 orë       35

Të shtruar në spitale       20

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 4,471

 

Testime totale             911,147

Raste pozitive             133,211

Raste të shëruara         130,291

Raste Aktive                      463

Humbje jete                   2,457

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë             175

Elbasan           64

Vlorë               43

Shkodër          40

Lezhë              34

Kukës              29

Fier                  27

Berat               23

Durrës             11

Korçë               11

Gjirokastër         6…/ CNA.al

LEXO TE PLOTE