LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Na kanë kërcënuar me armë”/ Përplasje në Tepelenë, dhunohet aktivisti

18 Qershor 2021, 10:15, Sociale CNA
“Na kanë kërcënuar me armë”/ Përplasje

Banorët e Bënçës në Tepelenë kanë dalë sot në një protestë, duke kundërshtuar ndërtimin e një kantieri dhe një fabrike asfalti (bitumi) që do të shfrytëzohet për punimet e rrugës Tepelenë – Kurvelesh.

Mësohet se protesta është shoqëruar me përplasje mes banorëve të Bënçës dhe punonjëseve të firmës.

Pas përplasjeve, nuk është zhvilluar as dëgjesa publike e parashikuar ditën e sotme.

Me mbështetjen e përfaqësuesve të mjedisit ata kanë ngritur zërin për ndotjen që po shkaktojnë këto punime duke cenuar ndjeshëm cilësinë e jetës së këtyre banorëve.

Mësohet po ashtu se është dhunuar edhe aktivisti për mbrojtjen e mjedisit Auron Tare, i cili ishte krah banorëve, ndërkohë që tashmë ndodhet në komisariat.

Të kam qëlluar, të kam qëlluar, jo, të kam sharë të kam zënë rrugën, jo! Na ka kanë kërcënuar më armë. Ne e ruajtëm gjakftohtësinë se kishim mundësi që sulmonim.?- u thanë banorët punonjësve të fabrikës.

Në një komunikim me Fax News, Tare tha se ai është qëlluar teksa ka qenë brenda në makinë, nga një prej pronarëve të firmës në fjalë, ndërkohë që dhunë është ushtruar dhe ndaj banorëve të tjerë të pranishëm.

?Nuk ka një shqetësim të madh, unë do të shkoj në komisariat që të bëje një denoncim. Megjithëse banorë dhe unë patëm një vetëpërmbajtje, nga ky sherr i panevojshëm, më lejoni që tiu shpjegoj se çfarë ndodhi.

Ishte thërritur një dëgjesë për një gurore që do të ndërtohet në një zonë turistike, banorët ishin mbledhur, dhe unë arrita në cilësinë e vëzhguesit të turizmit, nga Bashkia e Tepelenës, nga kantieri kanë dalë 3 pronarët, që janë vëllezër. Kanë qëlluar që të qëllojnë njerëzit me shqelma dhe me grushta, unë isha në makinë, kur një prej vëllezërve nga xhami më qëlloi me grusht, më shau nga familja, fëmijët.

Ishte një skenë prej rrugaçërish, e cila duhet të marrë një mësim shumë të mirë, Policia ka shkuar në vendngjarje, për të parë situatën më tutje. Unë jam larguar për të shmangur agravimin e mëtejshëm të kësaj situate, e tre njerëzve që e quajnë veten të fortë të zonës, dhe banorëve që nuk duan të dëmtohen kanionet.

Firma që ka marrë lotin e dytë të rrugës, ka marrë një leje nga Bashkia dhe për parkingun e mjeteve, mesa mësova nga banorët, kjo firmë kërkon ndërtimin e një gurore brenda kanioneve që është dhe zonë turistike?, u shpreh Tare.

Lajmet e fundit nga