LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mes lotësh/ Këngëtarja zbulon sëmundjen që nuk e lë më të këndojë

18 Qershor 2021, 19:01, Lifestyle CNA
Mes lotësh/ Këngëtarja zbulon sëmundjen që nuk e

Këngëtarja me famë botërore Jessie J ka zbuluar se vuan nga një sëmundje e quajtur Meinere, që krijon probleme me veshin dhe shkakton marramendje dhe humbjen e dëgjimit.

Së fundi përmes një postimi, e përlotur Jessie ka treguar se mjekët i kanë kërkuar qëtë këndojë diçka me qetësi kështu që ajo mund të dëgjojë zërin e saj.

Duke parë kamerën me trishtim, Jessie nis të këndojë me zë shumë të ulët, që dikur ishte mjaft i fuqishëm.

?Kënga e parë që këndova ishte ?I want Love?. Duke dëgjuar veten teksa këndoj ndihem shumë e dobët dhe kjo më bëri të përlotem. Që nga ajo ditë nuk kam mundur të këndoj më, sepse ndjej dhimbje. Ka qenë shumë e vështirë për mua që të mos këndoj. Në kuptimin e plotë të fjalës kënga është jeta dhe lumturia ime. Të qëndruarit në heshtje është diçka që unë nuk e bëj mirë?, shprehet këngëtarja mes lotësh./ CNA.al

 

 

 

A post shared by J E S S I E J (@jessiej)

Lajmet e fundit nga