Connect with Us

Memelli: Takaj më ka lënë dorë të lirë, ja si do jetë Skënderbeu i sezonit të ri

Sport

Memelli: Takaj më ka lënë dorë të lirë, ja si do jetë Skënderbeu i sezonit të ri

Publikuar

-

Skënderbeu do të jetë një ekip kompetitiv dhe tejet i vështirë për t’u kaluar. Ky është zotimi i Migen Memellit në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”. Numri një i pankinës bardhekuqe ka treguar arsyet e suksesit me të në pankinë, por edhe ambiciet për sezonin e ri.

Si është të drejtosh Skënderbeun?

Shumë komode, pasi shkalla e hierarkisë është mjaft e qartë dhe kjo ka rëndësi për çdo trajner. Që në momentin e parë që erdha këtu, por edhe nga sa kisha dëgjuar, te Skënderbeu punohet qetë. Askush nuk merr kompetenca që nuk i takojnë dhe është një klimë tejet paqësore ku presioni nuk ndihet fare.

Çfarë menduat kur Takaj ju telefonoi dhe ju bëri ofertën për të drejtuar Skënderbeun?

Ajo çka ishte e rëndësishme dhe nga shumë trajnerë të tjerë më parë që më kishin folur, janë kushtet e punës. Është një bashkëpunim me një president tejet pasionant si Ardjan Takaj. Futbolli është diçka që ai e njeh mirë dhe di të vlerësojë profesionistët. Të lë dorë të lirë dhe kjo për një trajner është maksimumi.

Në atë moment duhet të ishit shumë i guximshëm për të marrë përsipër mbijetesën e Skënderbeut. Çfarë ju bindi më tepër?

Klubi në tërësinë e vet ishte bindja ime e parë. E them këtë, pasi është një klub që ka dhënë prova se në anën profesionale merr notën 10. Së dyti, ishte përbërja e lojtarëve, ekipi ka pasur kualitet dhe këtë unë asnjëherë nuk e kam fshehur. Më pas puna e palodhshme që bëhet nga të gjithë komponentët e klubit dhe tifozëria e mrekullueshme.

Takaj ka deklaruar se ia gjetët çelësin Skënderbeut. Cili ishte sekreti që ekipi mbijetoi?

Puna. Unë e kam thënë edhe më parë në një intervistë tjetër për gazetën tuaj. Është puna e mirë që ka bërë gjithsecili, por edhe serioziteti i përbashkët i të gjithëve.

Ndryshimi i skemës a mund të themi se ndikoi direkt në psikologjinë e ekipit?

Skema është ajo që një trajner duhet ta përshtasë në varësi të lojtarëve. U munduam të luanim më hermetikë, duke parë edhe cilësitë që kishim në ekip. Zgjodhëm atë rreshtim, sepse na përshtatej më shumë. Më pas gjithçka erdhi në ngritje.

Çfarë prisni tani pas rinovimit, si do të jetë Skënderbeu i ri?

Ajo çka pres është që ne, dhe këtë e them me bindje, do të jemi një skuadër jashtëzakonisht kompetitive, që do të thotë serioze, e guximshme dhe do të bëhet një punë e mirë në terren.

Synimi konkret cili do të jetë?

Nuk mund të flasim për synime, pasi nuk është një parim i punës sonë. Ne do të ndërtojmë ekipin dhe për këtë të jeni të bindur që do të jetë një ekip rivalizues me çdokënd. Por, për momentin nuk mund të themi asnjë emër pasi duam që të respektojmë lojtarin dhe klubin. Jemi seriozë dhe vetëm kur të zyrtarizohen do të themi emrat. Do të tregohemi të kujdesshëm.

Largimet dhe afrimet zyrtare deri më tani cilat janë?

Dajsinani dhe Taipi, i cili ka shfaqur dëshirën e tij për të ikur dhe Mara që është në pikëpyetje.

Për cilin nga lojtarët keni vendosur veton dhe kërkoni të qëndrojë patjetër në ekip?

Të gjithë futbollistët që kanë dhënë kontributin e tyre në arritjen e objektivit për Skënderbeun për mua kanë qenë të rëndësishëm dhe mbeten të tillë. Nuk mund të veçoj askënd.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Si lojtar kalibri, driblimi i Myrto Uzunit po bën xhiron e mediave

Publikuar

-

Nga

Grupet e Champions League do të siguroheshin nga Myrto Uzuni në edicionin e kaluar, por e njëjta situatë duket se do të përsëritet edhe në këtë sezon. Nëse sulmuesi shqiptar nuk ka arritur të shënojë në një gol të kampionëve hungarez, me siguri që ka ndihmuar në realizimin e tij. Ferencvarosh mori fitoren e rëndësishme ndaj Slavias së Pragës duke e mundur në shifrat 2-0.

Goli i parë ishte qesharak pas gafës së madhe të portierit kundërshtar, ndërsa në të dytin ishte radha për protagonizmin e Uzunit. Teksa lojtari bën një lëvizje dribluese në hyrje të zonës, nga ana tjetër ka parë shokun e skuadrës që del në pozicion më të mirë në krahë dhe e shërben duke gënjyer kundërshtarin. Lojtari i Slavias së Pragës bën ndërhyrje të palejuar ndaj Uzunit dhe kështu ishte Karahtin që shënoi golin e dytë nga penalltia.

LEXO TE PLOTE

Sport

Lajm i trishtë, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe trajneri kosovar

Publikuar

-

Nga

Nadir Haxhimusa është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare. Ish-sulmuesi dhe trajneri i Ferizaj i ka tronditur të gjithë në Kosovë, teksa njihej prej vitesh në angazhimin në sport.

Klubi i Futbollit Ferizaj ka shprehur ngushëllimet dhe shprehen se lajmië shtë marrë me pikëllim. Haxhimusa ishte sulmuesi që paçka ofesivës serbe dhe kushteve jo të mira për sport, zhvilloi aktivitetin në vitet 1990-1999.

Njoftimi:

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Nadir Haxhimusa, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta.

Nadiri ishte pjesë e gjeneratës së futbollistëve të cilët i rezistuan pushtuesit serb në vitet e 90-ta. Ai ishte sulmues i spikatur i KF Ferizajt dhe me paraqitjet e tij la gjurmë të pashlyeshme në futbollin kosovar, duke u shndërruar në model për shumë breza të rinj ferizajas.

Edhe pas përfundimit të karrierës si lojtar, Nadiri gjithmonë i qëndroi afër klubit të tij të zemrës, duke e ndihmuar në forma të ndryshme rritjen e tij, si drejtues dhe menaxher i sukseseshëm.

Kontributi i tij në klub ishte i jashtëzakonshëm dhe pa dyshim ishte ndër punëtorët më të dalluar sportivë në klub.

Ikja e tij e hershme është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për vet futbollin ferizajas.

Nadiri u dallua për virtyte të larta intelektuale e sportive dhe si personalitet që tërë jetën ia kushtoi futbollit.

Komuniteti i futbollit përherë do ta kujtojë atë si njeri të dashur dhe do ta vlerësojë për kontributin e tij në avancimin e futbollit ferizajas”.

LEXO TE PLOTE

Sport

UEFA e konfirmon/ VAR-i në kualifikueset e Katar 2022 prej muajit shtator

Publikuar

-

Nga

VAR-i vazhdon të shtrihet në të gjithë kompeticionet e futbollit. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë vendim për përfshirjen e teknologjisë edhe në takimet kualifikuese të kombëtareve.

UEFA konfirmon se VAR-i, me pëlqimin e FIFA-s, do të përdoret në të gjithë ndeshjet e mbetura të dueleve eliminatore të kombëtareve evropiane për Botërorin Katar 2022.

Sistemi do të jetë funksional duke filluar nga sfidat e katërta në grupe, dhe do të përdoret në të gjitha ndeshjet e mbetura që do të zhvillohen duke filluar nga muaji shtator.

LEXO TE PLOTE