Connect with Us

Kadilli flet pas mbledhjes së Kryesisë/ Shpresoj që ndryshimet të bëhen realitet

Politikë

Kadilli flet pas mbledhjes së Kryesisë/ Shpresoj që ndryshimet të bëhen realitet

Publikuar

-

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli, ka folur për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së sotme.

Kadilli tha se shpreson që ndryshimet në Statut të bëhen realitet që më 17 korrik në Kuvendin Kombëtar, por për të PD ka nevojë për ndryshim rrënjësor.

Sipas tij, nuk mungon gatishmëria për ringritje dhe momentet e vështira duhen parë si momente shprese e ndryshimi.

“Shpresoj që ndryshimet statutore të bëhen realitet që në Kuvendin Kombëtar. Do të duhet një frymë, ndryshim mendësie, ndryshimi rrënjësor nuk është vetëm ndryshim në statut.

LEXO EDHE:  Gaz Bardhi e paditi në prokurori Tit Vasilin/ Aleanca për Ndryshim apo hajdutët e LSI?

Është një legjislaturë që fillon pavarësisht Kryesisë së PD. Do të jemi një forcë politike në institucion. Këto janë sfida të mëdha politike që duhet të impenjohet gjithë forca jonë. Ekziston gatishmëria për të ringritur. Momentet e vështira duhen parë si momente shprese dhe ndryshimi. Shpresoj në ndryshime të thella”- tha Kadilli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ish-kreu i PD-së së Korçës braktis Bashën/ “Shuplaka” e fortë: Lexo rezultatin e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Anëtarët e kryesisë së PD-së në Korçë kanë dhënë sot dorëheqjen nga funksionet e tyre drejtuese, duke bërë kështu përgjegjës kreun e PD-së, Lulzim Basha për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Gjithashtu edhe ish-kreu i degës së PD në Korçë, Andrea Mano ka dhënë dorëheqjen edhe si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Në një deklaratë për mediat, Andrea Mano thekson se PD e Korçës është e revoltuar nga arroganca, shperfillja, nepotizmi dhe papergjegjshmeria e lidershipit te PD.

Gjithashtu ai thekson se “Jemi te vendosur te qendrojme prane demokrateve te thjeshte ne qytetin dhe fshatrat e Korces, me te cilet kemi ndare sfida elektorale e kemi perballuar dite te veshtira ne opozite.

Te bindur se sot Korca dhe Shqiperia kane me shume se kurre nevoje per kontributin e te gjitheve duke vendosur interesin e qytetarit mbi interesin klientelist te kryetarit”.

Deklarata e plotë:

Te nderuar qytetare te Korces,

Të dashur demokrate te Korces.

Sot eshte nje dite jo e lehte per ne, anetaret e kryesise se PD dega Korce .

Ne kushtet kur nuk ka asnje shenje vullneti per te pare ne sy humbjen dhe per te reflektuar mbi shkaqet e verteta te saj

– te revoltuar nga arroganca, shperfillja, nepotizmi dhe papergjegjshmeria e lidershipit te PD

– te vendosur te qendrojme prane demokrateve te thjeshte ne qytetin dhe fshatrat e Korces, me te cilet kemi ndare sfida elektorale e kemi perballuar dite te veshtira ne opozite

– te bindur se sot Korca dhe Shqiperia  kane me shume se kurre nevoje per kontributin e te gjitheve duke vendosur interesin e qytetarit mbi interesin klientelist te kryetarit

LEXO EDHE:  24 % e qytetarëve besojnë tek zgjedhjet/ Dule: Protesta për zgjedhjet e lira

LEXO EDHE:  “Mati mirë fjalët me mua”/ Plas sherri mes Kokolarit dhe Kadillit

– Ne sot po largohemi nga te gjitha funksionet drejtuese te PD ne Korce .

Une kam dhene doreheqjen si kryetar i PD dega Korce dhe sot po jap doreheqjen si anetar i Keshillit Kombetar te PD.

14 anetare  te kryesise, qe jane ketu me mua sot, midis tyre edhe Sekretari i deges se Korces , Devis Osmani qe ka punuar prane meje per 8 vite , largohen me doreheqje te parevokueshme  nga ky funksion.

Te dashur qytetare te Korces , te nderuar demokrate :

– Ne qe jemi sot ketu ne kete salle dhe shume demokrate te tjere jashte kesaj salle te cilet kane punuar ne kushte te veshtira  per  PD , sot ndjehen te paperfaqesuar.

– Importet e L. Bashes nuk perfaqesojne vlerat dhe moralin  e qytetarise te banoreve te Korces, ne qytet dhe ne fshat .

– Ne nuk duam te jemi deshmitare te zerimit te kontributeve te demokrateve te thjeshte dhe denojme ashper futjen e frymes se percarjes .

– Ne i lexojme me seriozitet , perulesi dhe jo me arrogance mesazhet qe vijne nga rezultati i zgjedhjeve .

Ata qe drejtuan fushaten elektorale duhet ti vene emrin e tyre humbjes . Ata jane arsyeja e pare dhe e fundit e humbjes se PD ne qarkun e Korces.

Vlerat e demokracise tek te cilat une dhe shume studente te dhjetorit ‘90 besuam, nuk do te merren dot neper kembe nga lidershipi i PD.

Ne do te vazhdojme  te jemi anetare te PD , do te vazhdojme te besojme dhe te punojme per demokracine, per te sotmen dhe per te nesermen e Korces.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Korça revoltë kundër Bashës/ Anëtarët e kryesisë së PD japin dorëheqjen

Publikuar

-

Nga

14 anëtarë të kryesisë së PD-së në Korçë, kanë dhënë dorëheqjen, duke shprehur kështu kundërshtimin e tyre, ndaj Lulzim Bashës dhe mënyrës sesi ai po drejton Partinë Demokratike.

Në deklaratën e tyre, anëtarët e kryesisë së PD, shprehen të  revoltuar nga arroganca, shperfillja, nepotizmi dhe papergjegjshmeria e lidershipit te PD.

Sipas tyre, me këtë mënyrë drejtimi, mendojmë se Partia Demokratike po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij për të luftuar qeverisjen katastrofike të Edi Ramës.

Deklarata e plotë:

Të nderuar demokrate dhe demokratë!

Nisur nga sa ka ndodhur dhe po ndodh me drejtimin e Partisë demokratike të shqipërisë, kemi dalë sot para jush dhe para opinionit publik, si anëtarë të kryesisë të Partisë Demokratike dega Korçë, për të dhënë dorëheqjen tonë nga funksionet drejtuese që mbajmë.
Gjykojmë që, lideri aktual i saj, po tenton me arrogancën e tij, ta kthejë partinë Demokratike në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave të tij personale.
Me veprimet apo mosveprimet e tij, mendojmë se Z.Basha ka hedhur poshtë të gjithë mundin dhe sakrificat tuaja dhe tonat në opozitën më të vështirë në historinë e Partisë Demokratike.
Gjithashtu, me këtë mënyrë drejtimi, mendojmë se Partia Demokratike po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij për të luftuar qeverisjen katastrofike të Edi Ramës.
Të ndodhur në këto kushte, e gjejmë të pamundur të ushtrojmë funksionet tona dhe të shohim me optimizëm drejt së ardhmes të kësaj partie.
Theksojmë me forcë, për ti mbyllur rrugën të gjitha hamendësimeve, se jemi dhe mbetemi anëtarë të Partisë Demokratike dhe mbështetës të ideve dhe vlerave që ajo mbart që nga dita e krijimit të saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqje masive në PD/ Basha arrogant dhe i dështuar

Publikuar

-

Nga

Tërheqje masive kanë ndodhur në degën lokale të PD-së në Korçë.

CNA.al ka mësuar se rreth 13 zyrtarë të PD-së në këtë degë kanë dhënë dorëheqjen nga funksionet e tyre.

Gjithashtu edhe Andrea Mano, ka dhënë dorëheqjen si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

Drejtuesit e PD-së në degën e Korçës akuzojnë kryetarin e PD, Lulzim Basha se po drejton partinë në mënyrë arrogante, duke ua bërë të pamundur kryerjen e funksioneve të tyre.

LEXO EDHE:  Edith Harxhi si sfidante e Lulzim Bashës/ “Kam një avantazh shumë të madh”, ja pika më e fortë

LEXO EDHE:  Memaliaj, PD del force e peste, ne Lazarat vote plebishitare

Gjithashtu, ata deklarojnë se Basha po frenon PD që të përballet me keq-qeverisjen e Ramës, duke e kthyer PD në parti klienteliste dhe në shërbim vetëm të interesave personale./CNA.al

LEXO TE PLOTE