Connect with Us

Juventusi dhe Italia në zi, ndahet nga jeta legjenda Boniperti

Seria A

Juventusi dhe Italia në zi, ndahet nga jeta legjenda Boniperti

Publikuar

-

Gjatë natës, Italia ka marrë lajmin e keq se është ndarë nga jeta legjenda, Xhampiero Boniperti si pasojë e një insufiçience kardiake.

Në muajin korrik, Boniperti do të mbushte plot 93 vjeç, por që për fat të keq nuk ia doli. boniperti është një emër i rëndësishëm për Italinë, por veçanërisht për Juventusin. Ai ka qenë një futbollist i bardhezinjve dhe më pas si drejtues.

Ndërkohë, Boniperti ka mbajtur edhe titullin e presidentit të Nderit. Lajmi për ndarjen nga jeta e Bonipertit është dhënë nga familja e tij dhe ka sjellë reagime të shumta nga njerëzit e sportit në Itali.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Igli Tare i telefonon Boatengut, por gjermani e refuzon

Publikuar

-

Nga

Zherom Boateng i ka idetë e qarta. E ardhmja e tij do të jetë vetëm në një klub që luan në Ligën e Kampioneve rregullisht. Mbrojtësi gjerman, pasi i dha lamtumirën Bajern Mynih, ka refuzuar çdo lloj oferte që ka mbërritur në adresë të tij nga klube që nuk luajnë në këtë kompeticion ,edhe pse bëhej fjalë për projekte të rëndësishme e shifra relativisht të larta.

Sipas “Sport1.de”, Fiorentina dhe Lacio janë munduar më kot të afrojnë lojtarin duek zhvilluar negociata të gjata me të. As telefonata e Igli Tares në ditët e kaluara duket se nuk e ka bindur dhe ish-futbollisti i Gjermanisë ka udhëzuar përfaqësuesin e tij që të negociojë vetëm me ekipe që luajnë në turneun elitar për klube në kontinent.

Emri i tij përflitej edhe te Mançester Junajtid por akordi me Varane i anglezëve bëri që të mbyllej çdo bisedë mes palëve. Tani duket se është Sevilja alternativa e parë për vazhdimin e karrierës së tij dhe bisedimet kanë filluar për nënshkrimin e kontratës.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Qetësohen tifozët e Juventusit, Ronaldo zbarkon në Torino

Publikuar

-

Nga

Dita e sotme ka rezervuar zbarkimin e disa yjeve në selinë e Juventusit, përfshirë këtu dhe sulmuesin Kristiano Ronaldo. Në një farë mënyre, Ronaldo i jep fund zërave të merkatos teksa ka kryer dhe vizitat mjekësore Conticassa për t’iu bashkuar më pas trajnerit Mak Alegri në stërvitjen e skuadrës.

Portugezi mund të qëndrojë dhe këtë sezon tek Juvja për të provuar ëndrrën e madhe në Champions, por për momentin ngërçi qëndron tek pozicioni në fushë, pasi Alegri kërkon që Ronaldo të bëjë pykën, por ylli portugez kërkon më shumë liri në fushë. Megjithatë, Kristiano Ronaldo u prit nga qindra tifozë duke shkëmbyer dhe autografe apo foto me ta.

Së bashku me 36-vjeçari, skuadrës iu bashkuan dhe Dejan Kulusevski, Mathijs De Ligt, Aron Ramsej dhe Adrien Rabiot të cilët përfunduan pushimet pas angazhimit në Kampionatin Europian.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Xherdan Shaqiri i hap derën Lazios

Publikuar

-

Nga

Katër tituj me Liverpool, përfshirë një Premier League dhe një Champions League, gola dhe suksese të qarta. Sidoqoftë, për Xherdan Shaqirin e gjitha kjo nuk mjafton më. Sezonet e kaluara me “Reds”, padyshim të rëndësishëm, janë të destinuar të bëhen një parantezë për karrierën te Zvicra, e cila, pas disa vitesh, vihet në vështirësi. Sepse, po nuk luajte në klubin tënd, nuk ke si gjen hapësirë as në kombëtare.

Prioriteti i Shaqirit, mbush 30 vjeç në tetor, tani është të luajë vazhdimisht, të shtojë trofe të tjerë prestigjiozë në “palmaresin” e vet. Ky është rrëfimi i tij për “Corriere dello Sport”: “Gjëja e rëndësishme në këtë moment, në karrierën time, është që të luaj rregullisht, sepse nuk ka qenë gjithmonë kështu në tri sezonet e fundit. Unë i thashë Liverpool-it se ndihem gati për një sfidë të re. Drejtuesit e kanë pranuar kërkesën time dhe do të vlerësojnë ofertat”.

Me Liverpool, 63 paraqitje dhe 8 gola nga viti 2018, me një mesatare prej 40 minutash për ndeshje. Shifra jo të mrekullueshme, që e shtyn shqiptarin e Zvicrës të reflektojë: “Unë jam vetëm 29 vjeç, kam luajtur në disa nga ligat më të mira në Evropë dhe do të doja të vazhdoja të isha pjesë e tyre. Nuk jam duke menduar ende për fundin e karrierës time, do të shohim se çfarë ka rezervuar fati”.

Dhe midis destinacioneve të mundshme ekziston Italia. Për të do të ishte një kthim, duke pasur parasysh përvojën tek Interi i Roberto Mancini më 2015: “Çfarë shkoi keq me atë përvojë? Ndonjëherë në futboll ndodh që të jesh në vendin e gabuar në një kohë të gabuar. Unë thashë që futbolli italian ishte i ngadaltë dhe nuk mendoj se është vetëm mendimi im. Në Itali ka pasur një zhvillim thelbësor vitet e fundit, dëshmuar nga fitorja e Kampionatit Europian”.

Në seancat e kaluara të merkatos ai u lidh me disa klube italiane, përfshirë Romën, por Liverpool ngriti një “mur” rreth tij: “Interesimi i Romës një vit e gjysmë më parë? Është e vërtetë, në atë moment mund të isha transferuar te Roma ose Sevilla. Liverpool, megjithatë, nuk ishte gati të fliste për mua me ekipe të tjera”.

Dhe tani flasim për Lazio, i cili me emërimin e Maurizio Sarri në stol po kërkon një lojtar si Shaqiri: “Unë nuk kam biseda të drejtpërdrejta, ekipi im i konsulentëve merret me merkaton. Ata më informojnë kur ka klube të interesuara. Duhet të pyesni ata. Igli Tare ka bërë një punë të shkëlqyeshme te Lazio për vite me radhë. Nëse është e vërtetë që ai ka një respekt të madh për mua si futbollist, jam vërtet i nderuar. E kam ndjekur Lazion për një kohë të gjatë, është një klub i nivelit të lartë. Të luaja për Sarri do të ishte intriguese”.

LEXO TE PLOTE