Connect with Us

“Jakat e bardha” mundin SPAK-un?/ Arben Kraja, peng i aferës më të madhe korruptive

Aktualitet

“Jakat e bardha” mundin SPAK-un?/ Arben Kraja, peng i aferës më të madhe korruptive

Publikuar

-

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e cila drejtohet nga Arben Kraja u formua me 19 Dhjetor 2019.

Pritshmëritë e qytetarëve përballë SPAK-ut ishin të mëdha. Por, kur ka kaluar rreth një vit e gjysëm nga krijimi, SPAK nuk është përmendur për ndonjë dosje hetimore, ku objekt janë zyrtarë të lartë si nga politika dhe drejtësia.

SPAK deri më tani ka vijuar në gjurmët e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, me dosjet që kanë nisur hetimet para formimit të SPAK.

Por, pas formimit të tij nuk ka dalë në dritë ndonjë hetim për korrupsion të lartë, të paktën zyrtarisht.

Gjatë kësaj periudhe, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë vënë nën hetim vetëm dy kryetarë bashkie,  anëtarin e KPA-së, Luan Dacin dhe Ylli Ndroqin.

Ndërsa hetimet për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, të cilin SPAK e trumbeton si sukses të tij, kanë nisur që në kohën kur funksiononte Prokuroria për Krime të Rënda.

Janë të shumta aferat korruptive, ndërmjet tyre ajo e inceneratorëve,  që duhej të ishte hetuar me urgjencë. Por, SPAK, duket se ka zgjedhur t’i bëjë karshillëk aferës korruptive më të madhe të inceneratorëve.

CNA.al ka sjellë herë pas herë fakte të dokumentuara që do t’i mjaftonin SPAK-ut, jo vetëm për të nisur hetimet por edhe për t’i përfunduar.

Vitin e kaluar Arben Kraja doli në media, ku deklaroi se kanë nisur hetimet për aferën më të madhe korruptive atë të inceneratorëve,  pas padive të bëra nga Nisma Thurje, nga Partia Demokratike, por edhe në mediat investigative, përfshirë dhe CNA.al.

“Janë regjistruar procedimet penale për të gjitha kallëzimet. Do hetohet për të sqaruar çdo pretendim. Veprimet konkrete janë të prokurorëve dhe nuk mund të bëhen objekt publikimi”, ka  thënë Kraja për Euroneës Albania, në Tetor të vitit 2020.

LEXO EDHE:  “Peshqit e mëdhenj”/ Paralajmëron Yuri Kim: Kohës së pandëshkueshmërisë po i afrohet fundi

Por, që prej atëherë, nuk është dëgjuar më për aferën korruptive me vlerë 400 milion euro.

Çfarë ndodhi me këto hetime?  Pse Arben Kraja hesht sot? Apo Arben Kraja u ble, nëse po nga kush?

Në një kohë kur nuk mungojnë faktet, indiciet të çojnë në dyshime se Kraja po përdor institucionin e SPAK-ut për interesa të caktuara, derisa nuk zbardh aferat e rënda korruptive.

Është e  provuar me fakte dhe dokumente afera korruptive e inceneratorëve. (Lexo këtu)

Vetëm Arben Kraja nuk i sheh dot apo bën sikur nuk i sheh se si zhvaten taksat e shqiptarëve për interesa të caktuara një grupi personash të lidhur me Qeverinë.

Një skemë e qartë e disa bizneseve që marrin para nga qeveria dhe më pas krijojnë ortakëri me mediat, apo drejtuesit e tyre./CNA.a

 

Afera korruptive e shekullit/ Kur do zgjohet SPAK për inceneratorët?

Zbulohen dokumentet që “fundosin” Ben Blushin/ Ortak me pronarët e inceneratorëve

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Investigimi i CNA.al zbulon skandalin/ Skema e plotë e lidhjeve qeveri-media-oligarkë

Ben Blushi kapet me “presh në dorë”/ Këmbanë alarmi për SPAK

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kultivim droge dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur/ Prangosen dy persona

Publikuar

-

Nga

Kërcet arma në Durrës/ Plagoset me armë zjarri një person

Policia e Skraparit ka vënë në pranga një shtetas, cili ishte  shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi M. M., 60 vjeç, banues në fshatin Dobrenjë, Skrapar.

Sipas policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi shërbimet e Policisë, më datë 22.07.2021, gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në pyllin në afërsi të saj, kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe dy krehra me fishekë. Për këtë rast, më datë 23.07.2021, janë arrestuar në flagrancë bashkëshortja e shtetasit M. M. dhe djali i tyre, shtetasi Q. M. (bashkëpunëtorë).

LEXO EDHE:  Lufta kundër korrupsionit/ SPAK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kroacinë

Gjithashtu, nga policia e Beratit është arrestuar në flagrancë shtetasi S. V., 30 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Spitalit”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.98 mg/l.

LEXO EDHE:  Ora News të publikojë dosjen Pasmaçiu/ Trafikanti me ushtri gazetarësh

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“25 prilli, masakër zgjedhore”/ Demokratët “masakrojnë” Bashën pas raportit të OSBE: Vazhdo pushimet

Publikuar

-

Nga

“25 prilli, masakër zgjedhore”/ Demokratët “masakrojnë” Bashën pas raportit të OSBE: Vazhdo pushimet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha një ditë më parë ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR, për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha vijon ti qëndrojë deklaratave të tij, se “25 prilli ishte një masakër elektorale”, gjë të cilën sipas tij e vërtetoi edhe raporti i OSBE-ODIHR.

Duke renditur disa nga kokluzionet e këtij raporti, Basha thekson se ato mund të përmblidhen vetëm me dy fjalë: Masakër zgjedhore.

Ai shkruan se 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Por, pas këtij postimi, ndjekësit e tij në rrjetet sociale, e kanë “masakruar” me komente.

Demokratët nuk duan të gënjehen më me “lugen bosh”, dhe i kërkojnë llogari Bashës, se çfarë do të bëjë ai në vijim, apo do të vazhdojë i qetë pushimet.

Nuk na tregove një gjë të te. Këtë e dimë. Nuk e shikon cfarë bëhet me kryetarët e bashkive, etj? Ke 1001 arsye ku te kapesh. Ti çfarë po bën apo me pushime, kryej pushimet njeherë e në shtator bëni prap sikur po ziheni.”-shkruan një qytetar.

LEXO EDHE:  Lufta kundër korrupsionit/ SPAK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kroacinë

LEXO EDHE:  Olsian Çela dhe SPAK... dhe Lefteri si shantazhues

Ndërsa një tjetër shkruan “Para pak kohësh ne thoshim Rama Ik..tani themi me gjithe zemër..Basha ik…tani po e kuptojmë që në krye të partisë kemi nje palaco qe ska lidhje me lirinë dhe demokracinë”.

Po Ju ku ishit ? çfarë bëtë ? Nëse është e vërtetë dhe Ju jeni te bindur mos e pranoni ! Ka plot e plot mënyra qe ti kunderviheni dhe ta merrni seriozisht”-shkruan një tjetër qytetar.

Po ashtu një qytetar shkruan “Të kam bërë naften ty Edi Rames dhe te gjithë asaj klase politike nga 90 e ketej! Se na keni detyruar te na duket sistemi i Enver hoxhes mrekulli.”

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Këtë kemi degjuar e keni thene me dhjetera here. Cfarë bëtë? Ku po ankoheni? Kështu siç jeni, ju pëlqen, rroni ju bashkë me ne, rroftë ramsi!”

Ndërsa një qytetar ngre pyetjen “Tani lind pyetja ti do futesh ne parlament??? Se Po hyre i bie qe i pranon zgjedhjet”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Ministrja gjermane e Drejtësisë: “Nuk do të ketë vaksinim të përgjithshëm me detyrim”

Publikuar

-

Nga

Numri në rritje i infeksioneve me korona ka ndezur një debat për më shumë kufizimeve për njerëzit e pavaksinuar. Ministrja gjermane e Drejtësisë e hedh poshtë qartësisht një kërkesë për vaksinim me detyrim.

Në një intervistë për Deutschlandfunk, ministrja gjermane e Drejtësisë Christine Lambrecht, tha se nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm për të gjithë. “Unë mendoj se kjo do të jetë e pamundur,” tha ajo. “Nga njëra anë, kjo ka të bëjë me faktin se kjo vaksinë nuk ka kohë që ka dalë në treg, dhe nga ana tjetër se unë nuk mendoj se detyrimi për vaksimin nuk është i nevojshëm.”

Ministrja gjermane e Drejtësisë Christine Lambrecht

Ministrja po ashtu është kundër vaksinimit të detyrueshëm edhe për punonjësit e sektorit e shëndetësisë ose të sektorëve të tjerë. Ata që punojnë në spitale ose qendra përkujdesjeje dhe që nuk pranojnë të vaksinohen mund të detyrohet vetëm që të testohen rregullisht, tha Christine Lambrecht.

LEXO EDHE:  Olsian Çela dhe SPAK… dhe Lefteri si shantazhues

LEXO EDHE:  “Peshqit e mëdhenj”/ Paralajmëron Yuri Kim: Kohës së pandëshkueshmërisë po i afrohet fundi

Nga ana tjetër ministrja gjermane e Drejtësisë tha se nisur nga mundësia dhe oferta gratis për t’u vaksinuar në të ardhmen ata që nuk duan të vaksinohen, duhet që në të ardhmen t’i paguajnë vetë shpenzimet për testimin.

Qendër ambulante vaksinimi në Gjermani

Mjaft politikanë gjermanë janë për t’u dhënë më shumë të drejta dhe liri personave të vaksinuar dhe atyre që e kanë kaluar Covid-19.

Edhe Kryetari i Shoqatës së Mjekëve, Weltärztebund, Frank Ulrich Montgomery, mendon se të vaksinuarve duhet t’u jepen më shumë liri në jetën e përditshme. Nuk ka asnjë arsye për t’u kufizuar të drejtat themelore të vaksinuarve dhe atyre që janë imunë “vetëm sepse disa skeptikë të përjetshëm i shmangen vaksinimit”, tha Montgomery.

Deri tani në Gjermani janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit rreth gjysma e banorëve, pra rreth 41.1 milion vetë. 50.6 milion – 60.9 përqind – kanë marrë të paktën një dozë vaksine./DW

LEXO TE PLOTE