LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

IKMT vijon aksionin/ Shembet hoteli në Gjirin e Manastirit

18 Qershor 2021, 12:53, Kronika CNA
IKMT vijon aksionin/ Shembet hoteli në Gjirin e Manastirit

IKMT vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve të paligjshme, në zonat bregdetare.

Kështu mësohet se sot, IKMT ka shembur hotel ?Kristal? në Gjirin e Manastirit në Ksamil.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije një ditë më parë se deri tani janë vendosur 67 milionë lekë të reja gjoba nga IKMT ndaj 44 subjekteve që kanë ndërtuar pa leje në bregdet.

?IKMT dhe Policia e Shtetit po vijojnë operacionin sipas planit të punës në ato zona të bregdetit ku janë evidentuar objektet e ngritura në shkelje të ligjit. Po e pastrojmë të gjithë vijën bregdetare nga Velipoja në Ksamil, me bindjen se kjo është rruga e duhur për të mbrojtur këtë pasuri tonën të përbashkët dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush?, tha ministri Çuçi.

Lajmet e fundit nga