Connect with Us

Horoskopi, e Premte, 18 Qershor 2021

Horoskopi

Horoskopi, e Premte, 18 Qershor 2021

Publikuar

-

Horoskopi i dashurisë/ Si do të jetë kjo javë për çiftet dhe beqarët?

Dashi
Një mbrëmje në kinema, teatër ose darkë me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj do t’ju ngrejë humorin. Vlerat tuaja të brendshme së bashku me një qëndrim pozitiv do të sjellin sukses në vendin e punës. Nuk do të shqetësoheni për fjalët që mund të hedhë ndaj jush një kolegu juaj.

Demi
Mos u ndërhyni pa nevojë në punët e bashkëshortit përndryshe do të shkaktoni zemërimin e tyre. Nëse mendoni se i dashuri juaj nuk ju kupton, atëherë merrni pak kohë për të kaluar me ta. Flisni hapur dhe flisni me zemër.

Binjakët
Miqtë do të jenë mbështetës dhe do t’ju bëjë të ndiheni të lumtur. Do të jeni të aftë të fitoni para pa ndihmën e askujt. E vetmja gjë që ju nevojitet është të besoni në veten tuaj. Fëmijët do t’ju ndihmojnë të kryeni punë të vështira në shtëpi.

Gaforrja
Mos e humbni kohën tuaj duke ndërtuar në ajër. Kurseni energjinë për të bërë diçka kuptimplote. Ju do të diskutoni çështje financiare me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj dhe do të bëni plane për të ardhmen.

Luani
Shëndeti juaj do të jetë perfekt sot. Do të dilni me ide të reja të shkëlqyera që do të sjellin fitime financiare. Kushtojini kohë të mjaftueshme familjes suaj, lërini të ndiejnë se ju kujdeseni për ta.

Virgjëresha
Një burim i ri i të ardhurave në jetën tuaj, mund të gjenerohet përmes dikujt që njihni. Bëni kujdesni lidhjen tuaj në çift, pasi ka gjasa që gjërat të mos shkojnë ashtu siç ju dëshironi. Sa i përket jetën profesionale, pritet një ditë e mbarë.

Peshorja
Sot do të keni kohën dhe prirjen për të bërë gjëra që do të përmirësojnë shëndetin dhe pamjen tuaj. Ju mund të merrni disa vendime të rëndësishme për të forcuar biznesin tuaj, për të cilat dikush afër jush mund t’ju ndihmojë financiarisht. Përgjegjësitë familjare do të rriten, duke shtuar shqetësimet në mendjen tuaj.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 13 nëntor 2020

Akrepi
Gëzimi dhe lumturia juaj do të tejkalojnë çdo ndjenjë zhgënjimi që mund të përjetoni. Shmangni skemat financiare të tepruara. Mund të ndjeni mungesën e partnerit/partneres suaj sot. Nëse po luftonit në punë që prej shumë ditësh, do të jetë një ditë me të vërtetë e mirë për ju.

Shigjetari
Tregohuni të durueshëm me fëmijët. Dhimbja e dashurisë do t’ju bëjnë të paaftë të përqendroheni në punën. Megjithatë përpiquni të përqendroheni pasi sot do të jetë një ditë, kur duhet të tregoni patjetër aftësitë tuaja.

Bricjapi
Bëni kujdes teksa ngisni makinën, sidomos në kthesa. Neglizhenca e dikujt mund të sjellë probleme për ju. Dikush afër jush do të jetë në një gjendje shumë të paparashikueshme. Mos lejoni që asnjë zhgënjim në jetën tuaj të dashurisë t’ju dekurajojë.

Ujori
Ata që do të dalin për t’u argëtuar do të përjetojnë kënaqësi të madhe. Dilni me miq që janë pozitivë dhe mbështetës. Ju mund të shqetësoheni nga problemet shëndetësore sot dhe kjo mund të kërkojë një formë të kujdesit mjekësor. Kolegët tuaj do t’ju kuptojnë dhe do të jenë në sinkron me mënyrën tuaj të të menduarit.

Peshqit
Nëse jeni duke udhëtuar, atëherë kujdesuni posaçërisht për gjërat tuaja me vlerë. Të vepruarit me pakujdesi mund të rrisë rrezikun e vjedhjes ose të vendosjes së gabuar të sendeve tuaja. Disa njerëz do të priren të premtojnë më shumë sesa mund të japin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

Horoskopi i ditës, 27 korrik 2021

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 27 korrik 2021

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Dikush nga i cili vareni po ju mban “peng”, por ju nuk duhet t’ia lejoni vetes të zemëroheni. Planetet ju paralajmërojnë se pikërisht kjo është ajo që ai/ajo pret nga ju. Qëndroni të qetë.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Mund të jeni me dy mendje nëse duhet të përfshiheni në një aktivitet social të çfarëdollojshëm këtë të martë. Nëse përfshiheni do të kënaqeni. Megjithatë duhet të bëni kujdes që gjërat të mos bëhen shumë serioze.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Saturni ju paralajmëron se duhet të bëni kujdes me çështjet e parave. Edhe nëse e dini se çfarë po bëni, mund të ketë gjëra që ju kanë shpëtuar. Shpesh edhe gjërat e vogla mund të kenë pasoja të mëdha.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Vetëm se keni të drejtë nuk nënkupton se do ta keni rrugën të hapur për të vazhduar sipas dëshirës. Planetet ju paralajmërojnë se nëse shtyni fort këtë ditë, mund të përballeni me reagime të ashpra, të cilat mund tua bëjnë jetën të vështirë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Nuk keni asnjë qëllim që të uleni në anë dhe të shikoni botën si shkon dhe kjo është diçka e mirë. Por duhet të kujtoni se ka njerëz që janë përfshirë në botën tuaj, qëllimet e të cilëve mund të jenë të kundërta me tuajat.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Nëse një shok apo anëtar i familjes ju thotë diçka që nuk doni ta dëgjoni në 48 orët e ardhshme, mund të keni tendencën të mbyllni veshët dhe të pretendoni se nuk ka ndodhur. Ky do të ishte një gabim i madh.

LEXO EDHE:  Horoskopi e shtunë 10 dhjetor

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

LEXO EDHE:  Horoskopi 8 Qershor 2016

Vetëbesimi nuk ju mungon në këtë kohë që Marsi po lëviz drejt pjesëve më pozitive të shenjës suaj. Ajo që duhet të bëni kujdes është vetëkontrolli.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Kjo është një prej periudhave kur qetësia juaj nis të pësojë plasaritje. Megjithatë, jini i mirë me veten dhe mos kini pritshmëri shumë të larta për momentin si nga vetja ashtu edhe nga të tjerët.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Nëse përpiqeni të detyroni njerëzit të bëjnë diçka që ata nuk duan, mund ta fusni veten në telashe. Me Marsin në krahun tuaj, do të vini në vijë disa çështje, por të tjera do të vijojnë të mbeten problematike.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Saturni në shenjën tuaj ju paralajmëron që të mos harroni kufizimet tuaja pasi pasojat do të jenë të mëdha. Injorojini ata që ju inkurajojnë të ndërmerrni rreziqe të panevojshme. Ata duan t’ju shikojnë tek dështoni.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Pavarësisht se mund të mendoni se askush nuk ju gjendet pranë kur keni nevojë dhe se ka një lloj konspiracioni që ju mohon suksesin, kjo nuk është e vërtetë. Përpiquni të jeni më pak paranojak.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Ndryshimet në opinione me partnerët dhe të dashurit tuaj, mund ta bëjnë këtë javë edhe më intensive nga sa duhet. Kur të ngrihen zërat, përpiquni të largoheni derisa gjakrat të qetësohen.

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Nuk i përmbajnë dot emocionet/ Këto janë shenjat më të ndjeshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Nuk i përmbajnë dot emocionet/ Këto janë shenjat më të ndjeshme të horoskopit

Gaforrja

Të lindurit në shenjën e Gaforres njihen si shenja më e ndjeshme e horoskopit. Ata preken pas çdo fjale që ju thuhet dhe e kanë të vështirë të mbajnë lotët.

Virgjëresha

Pjesë e listës janë edhe të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Ata janë mjaft sentimentalë dhe analizojnë çdo gjë negativisht.

Peshqit

Peshqit janë shumë të brishtë dhe vetëmohues, fajësojnë gjithmonë veten dhe nuk kujdesen asnjëherë për emocionet e tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Horoskopi i ditës, 26 korrik 2021

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 27 korrik 2021

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Një ndjenjë qetësie do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës së parë të javë. Kjo përputhet mirë me ritmin e gjërave përreth jush, sepse jeta juaj nuk është më aq dinamike. Merrni disa ditë pushim në mënyrë që të relaksoheni së bashku me partnerin/en tuaj.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Mos kini frikë të “pastroni” zemrën tuaj sa më parë. Këtë të hënë është koha e duhur për ta bërë. Distanca kohore do t’ju largojë nëse nuk veproni sa më shpejt. Mos jini konfidencial/e me të gjithë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Nëse po prisni kthimin e një dashurie, këtë të hënë është dita juaj më me fat për t’u bërë dhe për ta festuar. Megjithatë jeta në çift do të jetë me ulje e ngritje. Mos u nxitoni për të mbyllur disa punë.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Do të merrni telefonata të rëndësishme. Çdo orë do të jetë e duhura për të zgjidhur një çështje të cilën e keni në zemër. Mendojini mirë hapat që do të ndërmerrni.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Në punë mund të dalin në pah disa fakte të rëndësishme që do t’ju ndihmojnë në marrjen e një vendimi. Dashuria do t’ju bëjë të harroni çdo telash. Në mbremje ju pret një festë e madhe.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Kjo e hënë do të karakterizohet nga një qetësi tepër të kërkuar. Një ditë ideale kjo për të shijuar pak më shumë jetën. Në jetën dashurore do të përjetoni momente me të vërtetë magjike.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 5 korrik 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 13 nëntor 2020

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Duhet të mblidhni forcat dhe përqendroheni më shumë në punë për të arritur konkluzionet, apo projektet tuaja. Çështjet tuaja të zemrës mund të zgjidhen me një impemjim të dyanshëm.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Këtë të hënë parashihet të realizoni me sukses disa projekte në aspektin profesional. Në këtë mënyrë, do të keni më shumë të ardhura. Gjithashtu, organizoni një mbrëmje të këndshme me ata që doni.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Do të merrni informacione të reja, që kanë të bëjnë me karrierën dhe biznesin. Ky është një zhvillim pozitiv dhe favorizues për ju. Të ardhurat do të rriten shumë shpejt.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Do keni shumë rivalë në dashuri gjatë kësaj dite kështu që mbajeni pranë partnerin dhe surporizojeni atë gjatë gjithë kohës. Në planin financiar duhet të jeni më të arsyeshëm dhe nuk do kryeni asnjë shpenzim të tepruar.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Organizohuni, bëni plane dhe ndani me të tjerët mendimet që keni, në mënyrë që çdo gjë të shkojë siç ju dëshironi. Do të jeni me fat gjatë kësaj dite dhe për ketë do të ndihmoheni edhe nga disa miq tuajt.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Është një ditë shumë e mirë për të punuar në disa projekte ambicioze, por në fund të kësaj dite do të vini re se do të keni pësuar humbje financiare. Tregohuni të kujdesshëm me veprimet financiare.

 

LEXO TE PLOTE