Connect with Us

Heqja e kufizimeve/ Ambasada gjermane sqaron shqiptarët, çfarë duhet të dini

Aktualitet

Heqja e kufizimeve/ Ambasada gjermane sqaron shqiptarët, çfarë duhet të dini

Publikuar

-

Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar, pas vendimit të Gjermanisë për të hequr kufizimet me Shqipërinë, duke nisur nga 20 qershori.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ambasada gjermane shkruan se duke filluar nga 20 qershori udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri lejohet për të gjitha qëllimet e udhëtimit.

Sipas ambasadës, për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimi.

Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani ✅✅✅
Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e dielë, 20 qershor, ora 0:00 CET. Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore
️, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin.”-thuhet në mesazhin e ambasadës gjermane.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Falsifikonin dokumente, pasaporta dhe viza/ Policia arreston 8 persona

Publikuar

-

Nga

Policia bën me dije se ka arrestuar 8 persona për verpa të ndryshme penale.

Ndër ta një shtetas 33 vjeçar me inicialet A.S, i cili falsifikonte dokumente, pasaporta dhe viza.

Njoftimi i Policisë

Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit A. S., 33 vjeç, për veprat penale ”Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se ka falsifikuar lejen e qëndrimit dhe pasaportën e një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik, bënë ndalimin e shtetasit S. K., 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka kanosur një shtetas, për motive të dobëta, me një mjet prerës (i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale).

Po nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u arrestuan në flagrancë shtetasit:

I. A., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” dhe E. L., 27 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave të cilët rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” pasi me datë 25.07.2021, shtetasi I. A., 39 vjeç, i ka vjedhur një aparat celular shtetasit R. M., dhe më pas ia ka shitur shtetasit E. L;

LEXO EDHE:  “Të bëhemi një front kundër pandemisë”/ Manastirliu tregon sa doza vaksine do vijnë të hënën

LEXO EDHE:  Aeroporti i Rinasit “i ngrirë”/ Anulohen fluturimet

H. D., 38 vjeç, pasi i ka vjedhur një shumë parash shtetasit I. A dhe një aparat celular shtetasit G. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura;

Q., 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. L., 63 vjeç, pasi i ka vjedhur disa sende personale shtetases M. B. Gjithashtu, nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas është autor dhe i 4 vjedhjeve të tjera në Kavajë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Çështja e Gërdecit”/ GJKKO sot vendos për rihapjen e hetimit ndaj Fatmir Mediut

Publikuar

-

Nga

“Çështja e Gërdecit”/ GJKKO sot vendos për rihapjen e hetimit ndaj Fatmir Mediut

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pritet që ditën e sotme, të shqyrtoje kërkesën e SPAK për të rifilluar ose jo, ndjekjen penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, për rolin e tij në ngjarjen e Gërdecit.

Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7-vjeçarit, Erison Durdaj që humbi jetën në shpërthimin tragjik në pranverën e 2008-ës, kanë bërë një kërkesë në GJKKO ku kërkojnë që të nisë hetimi ndaj Mediut.

LEXO EDHE:  Jozef Gëbels, arkitekti i propagandës naziste/ Kombinimi i tmerrshëm i inteligjencës dhe ligësisë

Në letrën për GJKKO ata shprehen dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe që i hapin rrugë gjykimit.

LEXO EDHE:  Procesi i vaksinimit/ Manastirliu: Sot mbërrijnë në vend 12.870 doza nga Pfizer

Është gjyqtari Erion Çela ai i cili do të bëjë gjykimin e çështjes ditën e sotme, ndërsa mësohet se palët nuk do të jenë të pranishme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kultivim droge dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur/ Prangosen dy persona

Publikuar

-

Nga

Kërcet arma në Durrës/ Plagoset me armë zjarri një person

Policia e Skraparit ka vënë në pranga një shtetas, cili ishte  shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi M. M., 60 vjeç, banues në fshatin Dobrenjë, Skrapar.

Sipas policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi shërbimet e Policisë, më datë 22.07.2021, gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në pyllin në afërsi të saj, kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe dy krehra me fishekë. Për këtë rast, më datë 23.07.2021, janë arrestuar në flagrancë bashkëshortja e shtetasit M. M. dhe djali i tyre, shtetasi Q. M. (bashkëpunëtorë).

LEXO EDHE:  COVAX paralajmëron se do të ketë mungesë të furnizimeve me vaksina

Gjithashtu, nga policia e Beratit është arrestuar në flagrancë shtetasi S. V., 30 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Spitalit”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.98 mg/l.

LEXO EDHE:  COVAX paralajmëron se do të ketë mungesë të furnizimeve me vaksina

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE