Connect with Us

Gattuso-Tottenham nuk bëhet, revolta e tifozëve prish gjithçka

Premier Liga

Gattuso-Tottenham nuk bëhet, revolta e tifozëve prish gjithçka

Publikuar

-

Gennaro Gattuso dhe Tottenham nuk kanë arritur një marrëveshje. Klubi anglez, pasi italiani u largua nga Fiorentina, mendoi t’i besonte stolin.

Drejtuesit e londinezëve patën një takim me menaxherin e Rinos, por në fund palët shtrënguar duart pa hedhur firmën mbi kontratë.

Dalja e emrit të Gattuso si opsion për Tottenham ngjalli një reagim të madh të tifozëve të skuadrës angleze, të cilët ishin kundër.

Ende ata nuk e harrojnë përplasjen e ish-lojtarit të Milanit, me Joe Jordan, ish-ndihmëstrajnerin e londinezëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Mungon vetëm firma, Manchester United rrëmben yllin e Real Madridit

Publikuar

-

Nga

Rafael Varane është goditja e radhës e Mançester Junajtid, pasi “djajtë e kuq” po bëhen gati për zyrtarizmin e firmës së mbrojtësit francez të Real Madrid. Nga Anglia raportojnë se gjithçka është mbyllur dhe vetëm vizitat mjekësore ndajnë praktikisht nga firma.

Pas Xhedon Sanço që përforcoi sulmin, Mançester ka afruar një yll që do të përforcojë prapavijën. Akordi mes palëve është gjetur me një pagesë prej 50 milionë eurosh për kartonin e lojtarit, i cili i afrohej fundit të kontratës së tij te Reali dhe nuk kishte ndër mend të firmosë rinovimin atje.

Futbollisti ka gjetur dhe akordin personal me atë që do të jetë klubi i tij i ardhshëm dhe brenda 48 orësh pritet të kryejë të gjithë vizitat mjekësore dhe të udhëtojë drejt Mançesterit për të zyrtarizuar firmën e tij në kontratë. Të dy klubet e mbyllin këtë marrëveshje të kënaqur, pasi Reali përfiton një shumë të konsiderueshme për një lojtar në fund të kontratës, ndërsa Mançesteri gjen një partner të besueshëm për ta rreshtuar përkrah Meguajë

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Plas te Totenhemi, Herri Kejn nuk pranon të luajë kundër Mançester Sitit

Publikuar

-

Nga

Herri Kejn kërkon me çdo kusht transferimin te Mançester Siti dhe dje “Daily Mail” raporton se në radhët e Totenhemit tashmë ka shpërthyer një luftë e brendshme. Ndonëse “Qytetarët” kanë bërë një ofertë të çmendur prej 185 milionë eurosh, presidenti Levi është gati që ta shtyjë atë, vetëm për të mos e lëshuar bomberin e tij.

Por 28- vjeçari, i cili aktualisht është me pushime, pas finales së humbur të “Euro 2020” kundër Italisë, dje ka lajmëruar se kërkon disa ditë më shumë pushime dhe do të kthehet në stërvitje vetëm pas 15 gushtit. Por pikërisht në këtë datë luhet edhe java e parë e Premier Ligës, ku Totenhemi do të presë në shtëpi Mançester Sitin dhe zgjedhja e Herri Kejnit duket qartësisht një lëvizje për të vazhduar presionin e tij për t’u vënë sa më shpejt nën urdhrat e Pep Guardiolës, aq sa është gati të dezertojë edhe duelin përballë “Qytetarëve”.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Edhe Varane drejt largimit nga Reali, gati akordi me Manchester United

Publikuar

-

Nga

Raphael Varane duket se karrierën do ta vazhdoje në Angli. Sipas mediave franceze, Man Utd është shumë afër marrëveshjes me Real Madrid për Varanen.

Gjiganti anglez prej kohësh kishte arritur marrëveshje rreth kusheve personale me mbrojtësin, por tani duket se marrëveshja është arritur edhe me klubin spanjoll.

Raportohet se tashmë dy klubet janë duke finalizuar detajet e transferimit që pritet të kushtojë rreth 45/50 milionë euro.

Francezi pritet të nënshkruajë kontratë me pagë rreth 12 milionë euro në sezon. Thuhet se zyrtarizimi mund të ndodhe gjatë javës së ardhshme.

LEXO TE PLOTE