Connect with Us

Fëmijët dhe jeta e Edison Begajt në rrezik/ Vëllai i tij jep alarmin

Kronika

Fëmijët dhe jeta e Edison Begajt në rrezik/ Vëllai i tij jep alarmin

Publikuar

-

Edision Begaj, është arrestuar së fundmi nga forcat RENEA, pasi iu gjet një armë zjarri pa leje.

Arrestimi i tij u bë disa ditë më vonë, pasi ndaj tij u krye një atentat.

Vëllai tij Besnik Begaj, një një intervistë në News 24, ka hedhur poshtë deklaratat e policisë, ndërsa ka filur edhe për të kaluarën e Edisonit.

“Unë jam Besnik Begaj, vëllai i Edison Begës, që emri i tij është përmendur shumë ditët e fundit, për faktin se vëllai im është plagosur para portës së shtëpisë nga një person i panjohur, i veshur me uniformë policie. E ka qëlluar në sy të dy fëmijëve të tij 6 e 7 vjeç.

Ai ka ndenjur disa ditë i shtruar në spital, ka dalë nga spitali, e kemi çuar në shtëpi. Vëllai im është përfolur shumë, për faktin se ka qenë një trafikant droge dhe armësh, por kjo nuk është fare e vërtetë, sepse vëllai im ka qenë i akuzuar për trafikun e drogës dhe të armëve, por ka një vendim të Gjykatës së Lartë që e rrëzon këtë akuzë dhe i ka dhënë pafajësinë e plotë. Vëllai im ka marrë vetëm një dënim nga Apeli i Vlorës dhe Gjykata e Shkallës së Parë vetëm për moskallëzim krimi.

LEXO EDHE:  Abuzimi me pronat/ Vjehrri i Bashës privatizoi shkëmbinjtë dhe një pjesë deti në Vlorë dhe mori dhe 14 mln euro dëmshpërblim

Vëllai im për 15 vite me radhë që ka jetuar në Shqipëri, nuk ka pasur ndonjëherë armë me vete, sepse nuk ka pasur probleme me njeri. Nuk ka pasur nevojë për armë. Në momenti që është plagosur para fëmijëve të tij, ku është goditur duke i rrezikuar jetën në mënyrë drastike, është pajisur me një armë zjarri, pasi agresori nuk është kapur, dhe atij i duhej të shkonte në punë, pasi ka një biznes të vogël në Lungomare. Që ditën që është plagosur, policia nuk i qëndroi të dhoma e spitalit për ta mbrojtur, por kemi qëndruar ne. Zotërinj të dashur shikoni dhe verifikoni biografinë e vërtetë të Edison Begës, pastaj gjykoni.

Edison Bega ka lënë dy fëmijët rrugëve, është në gjendje kritike familja dhe jeta e tyre. Ju bëj lutje, unë nuk jam në Shqipëri, por ju bëj thirrje të gjithë shtetit shqiptar, gjykatës, policisë, prokurorisë, ta marrin seriozisht gjendjen e tij, ta ruajnë, dhe jo ta shkatërrojnë, e kanë terrorizuar. Së pari e terrorizoi atentati, tani shteti. Ju lutem ndihmojeni, mos e dëboni”, është shprehur ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ish zëvendës-Ministrja e Brendshme mori ryshfet/ Apeli merr vendimin për Rovena Vodën

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme e Apelit i ka dhënë lirinë, ish zëvendës-Ministres së Brendshme, Rovena Voda.

Apeli ka pranuar kërkesën e Vodës, dhe ka marrë vendim, duke i ndryshuar masën e arrestit, që kishte Gjykata e Shkallës së Parë.

Voda akuzohet për veprën penale “ushtrim ndikimi të paligjshëm” pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e Florida Beu dhe Majlinda Hasani në institucione publike.

Rovena Voda akuzohet nga SPAK se ka marrë përfitime nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë.

LEXO EDHE:  Mblodhi Asamblenë në Vlorë/ Rama: I shqetësuar me punën e disa bashkive për turizmin

LEXO EDHE:  Shpërndante drogë në doza të vogla/ Arrestohet 29-vjeçari, si tentoi t’i ikte policisë

Nga përgjimet, rezultoi se Voda kishte marrë në këmbim nga Beu, për punësimin e kësaj të fundit në institucion publik, një shumë prej 1 mijë eurosh, një telefon dhe një arkë me peshk./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau Klodjan Rashën në derë të shtëpisë/ Nevaldo Hajdaraj kërkon ulje të dënimit

Publikuar

-

Nga

Nevaldo Hajdaraj, ish efektivi  i “Shqiponjave”  që është dënuar për vrasjen e Klodian Rashës, ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Apelit.

Hajdaraj  ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke kërkuar ndryshiminin e akuzës dhe uljen e dënimit.

Konkretisht ai ka kërkuar që dënimi për vrasje të zëvendësohet, vrasje në tejkalim të nevojës për tu mbrojtur, por jo vrasje me dashje.

Nga ana tjetër është edhe Prokuroria që ka bërë ankim ndaj vendimt të Gjykatës së Shkallës së Parë, pasi  kishte kërkuar dënimin me 20 vite burg.

LEXO EDHE:  Mblodhi Asamblenë në Vlorë/ Rama: I shqetësuar me punën e disa bashkive për turizmin

LEXO EDHE:  Investimet në universitet/ Pedagogia vë Bashën me "shpatulla pas murit"

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës dënoi në 14 korrik Hajdarajn me 15 vite burg  dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkoi në 10 vite.

Nevaldo Hajdaraj më 8 dhjetor të 2020 vrau Klodian Rashën në rrugicën e banesës së shtëpisë së tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I vuri zjarrin pyllit/ Nisin hetimet për piromanin e Pogradecit

Publikuar

-

Nga

Po transportonte emigrantë të paligjshëm/ Kapet në flagrancë 19-vjeçari

Një 38 vjeçar nga Pogradeci është vënë nën hetim për zjarrvënie.

Policia njofton se ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” për shtetasin O. Y., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në fshatin Baçallëk, Pogradec, pasi i njëjti ka djegur një sipërfaqe prej 3 (tre) dynymë barishte dhe shkurre./CNA.al

LEXO TE PLOTE