Connect with Us

Euro 2020, Wembley mund të humbasë finalen. Ja arsyeja…

Sport

Euro 2020, Wembley mund të humbasë finalen. Ja arsyeja…

Publikuar

-

Finalja e Euro 2020 mund të mos luhet në Londër në 11 korrik. Është një hipotezë që e hedh The Times, e përditëshme e kryeqytetit britanik, që flet për një kërcënim të UEFA-s dhe një zhvendosje të mundshme të ndeshjes në Hungari, një lajm ky që nuk është konfirmuar nga burime të UEFA-s.

Kërcënimi i organizmit europian të futbollit ka të bëjë me prezencën e 2 500 personave VIP në aktin e fundit të Europianit, pra për finalen e madhe.

Bëhet fjalë për drejtues të Federatës europiane dhe të FIFA-s, të sponsorëve e drejtuesve të Federatave apo gazetarë televizionesh, që sipas rregullave aktuale në Mbretërinë e Bashkuar, mund të kenë akses në ndeshje vetëm pas 10 ditësh vetëizolimi.

Uefa i ka kërkuar prej kohësh autoriteteve britanike që për këtë rast të bëhet një përjashtim, hipotezë kjo që qeveria e Boris Johnson ende është duke e marrë në konsideratë, por që do të përfaqësonte një rrezik të dyfishtë, si për një rritje eventuale të shpërndarjes së Coronavirusit, si për polemikat që do të pasonin duke parë rregullat në fuqi që kufizojnë lëvizjet e qytetarëve britanikë.

Hungaria eshtë zgjedhja e parapërcaktuar, pasi aty kufizimet janë shumë më të vogla, dhe pasi në Budapest do të luhej me një stadium plot, ndrshe nga Wembley ku kapaciteti i përcaktuar për gjysmëfinalet dhe finalen për momentin është ende në 50%. Qeveria e Boris Johnson, shkruan The Times po bën vlerësimet e duhura dhe ka edhe një interes të madh për të mos shkaktuar pakënaqësinë e UEFA-s dhe FIFA-s, atë për të rritur shanset e saj që të marrë mbështetjen europiane për kandidaturën për të mikpritur Botërorin e vitit 2030.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Igli Tare i telefonon Boatengut, por gjermani e refuzon

Publikuar

-

Nga

Zherom Boateng i ka idetë e qarta. E ardhmja e tij do të jetë vetëm në një klub që luan në Ligën e Kampioneve rregullisht. Mbrojtësi gjerman, pasi i dha lamtumirën Bajern Mynih, ka refuzuar çdo lloj oferte që ka mbërritur në adresë të tij nga klube që nuk luajnë në këtë kompeticion ,edhe pse bëhej fjalë për projekte të rëndësishme e shifra relativisht të larta.

Sipas “Sport1.de”, Fiorentina dhe Lacio janë munduar më kot të afrojnë lojtarin duek zhvilluar negociata të gjata me të. As telefonata e Igli Tares në ditët e kaluara duket se nuk e ka bindur dhe ish-futbollisti i Gjermanisë ka udhëzuar përfaqësuesin e tij që të negociojë vetëm me ekipe që luajnë në turneun elitar për klube në kontinent.

Emri i tij përflitej edhe te Mançester Junajtid por akordi me Varane i anglezëve bëri që të mbyllej çdo bisedë mes palëve. Tani duket se është Sevilja alternativa e parë për vazhdimin e karrierës së tij dhe bisedimet kanë filluar për nënshkrimin e kontratës.

LEXO TE PLOTE

Sport

Taulant Xhaka tregon planin për të luajtur me Granitin: Unë jam në avantazh

Publikuar

-

Nga

Taulant Xhaka dhe Granit Xhaka kanë luajtur disa herë kundër njëri-tjetrit si rivalë në fushën e lojës me Kombëtaret dhe me klube. Por ata do të provojnë që të luajnë përsëri të dy bashkë në të njëjtën skuadër.

Taulant Xhaka nuk ka dyshime që pranë fundit të karrierës së tij, Graniti do të kthehet që të luajë për disa vite te Bazeli, klub nga i cili mesfushori i përfaqësues shqiptare nuk ka ndër mend të lëvizë. “Nëse Graniti do të jetë 32 apo 33 vjeç, ai padyshim që do të dëshirojë të kthehet edhe një herë te Bazeli, edhe qoftë për një vit. Ne do të dëshironim të luanim përsëri bashkë në këtë stadium. E nisëm bashkë këtu dhe do të dëshironim që ta mbyllnim këtu”, tha 30-vjeçari në një intervistë për mediat zvicerane.

Por kush do të ketë fanellën me numrin 34, të cilin të dy vëllezërit e mbajnë prej vitesh në klubet përkatëse? “Unë ia kam thënë Granitit. Ai ka luajtur vetëm dy vite këtu, unë kam luajtur pak më shumë, ndaj jam në avantazh të qartë”, tha Taulant Xhaka.

LEXO TE PLOTE

Sport

Vllaznia pranë goditjes së madhe në merkato, gati akordi me ish-lojtarin e Metzit

Publikuar

-

Nga

Prej tri javësh po stërvitet me Vllazninë edhe qendërmbrojtësi senegalez Fallou Dianje. Ky i fundit është një lojtar i afirmuar, me një CV shumë të pasur duke u aktivizuar në Francë me Metzin dhe Renenë apo Gjermani te Fraiburgu dhe Verder Bremen në Bundesligë. Megjithatë, dëmtimet e shpeshta e kanë lënë për një kohë të gjatë jashtë fushave 31-vjeçarin, i cili për herë të fundit ka qenë pjesë e klubit turk Koniaspor.

Prej një viti ai nuk është aktivizuar dhe te Vllaznia ka ardhur mbipeshë, por cilësitë e tij nuk vihen në diskutim. Në këto kushte, drejtuesit kuqebluve mësohet se i kanë ofruar një kontratë Dianjesë dhe ai pritet të firmosë në ditët në vijim. Duke qenë se do të largohet Eni Imami pas përfundimit të aventurës në Europë, senegalezi shihet si zëvendësuesi ideal.

LEXO TE PLOTE