Connect with Us

Eriksen lë spitalin: Operacioni shkoi mirë, ishte bukur të takoja shokët e ekipit

Sport

Eriksen lë spitalin: Operacioni shkoi mirë, ishte bukur të takoja shokët e ekipit

Publikuar

-

Kristian Eriksen ka lënë spitalin pas ndërhyrjes kirurgjikale ku në zemrën e tij vuri një defribilator.

Një lajm i mirë ky për Eriksenin dhe për mbarë sportdashësit pas asaj ngjarje të ndodhur ditë më parë në ndeshjen ndaj Finlandës ku Eriksenit i ndodhi një arrest kardiak.

Mesfushori i Interit me anë të Federatës daneze të Futbollit ka lënë një mesazh për tifozëve duke i falënderuar për mesazhet e shumta që kishte marrë:

“Faleminderit për urimet e tuaja të pafundme. Operacioni shkoi shumë mirë. Ishte me të vërtetë bukur të takoja shokët e skuadrës pas një paraqitjeje dinjitoze mbrëmjen e djeshme. Do të bëj ntifo për ta të hënën në sfidën ndaj Rusisë.”, tha Eriksen.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Besnik Hasi mëson Laçin çfarë duhet të bëjë ndaj Anderlehtit

Publikuar

-

Nga

Besnik Hasi, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, ka arritur të fitojë gjithçka në futbollin belg, ku tek Anderlehti ka dalë kampion si lojtar dhe trajner. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” Hasi mes të tjerash u shpreh: “Anderlehti po kalon disa momente të vështira në 2-3 vitet e fundit, sepse kanë pasur probleme financiare.

Janë ndryshuar disa gjëra dhe ka ardhur një legjendë e klubit, Vincent Kompani, një personalitet i futbollit belg dhe botëror që ka një vizion shumë pozitiv. Anderlehti luan një futboll dominant, e luajnë topin gjatë gjithë kohës. Në këtë moment ndoshta nuk kanë një ‘vrasës’ përpara për të shënuar golat, mirëpo mbizotërimin e topit do ta kenë gjithë kohës.

E vetmja pikë e dobët ka të bëjë me finalizimin, duke mos e konkretizuar lojën që bëjnë. Nuk shikoj ndonjë gjë tjetër. Nëse Anderlehti luan në nivelin e tyre nuk ka shanse, ndërsa në realitet jo. Laçi s’duhet ta fusë veten në presion për të kaluar patjetër Anderlehtin. Ata duhet të bëjnë maksimumin në atë ndeshje dhe çdo rezultat që do të arrijnë do të jetë pozitive. Laçi ka disa pika të mira, që i pashë në ndeshjen e fundit dhe për mua janë në rregull”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Si lojtar kalibri, driblimi i Myrto Uzunit po bën xhiron e mediave

Publikuar

-

Nga

Grupet e Champions League do të siguroheshin nga Myrto Uzuni në edicionin e kaluar, por e njëjta situatë duket se do të përsëritet edhe në këtë sezon. Nëse sulmuesi shqiptar nuk ka arritur të shënojë në një gol të kampionëve hungarez, me siguri që ka ndihmuar në realizimin e tij. Ferencvarosh mori fitoren e rëndësishme ndaj Slavias së Pragës duke e mundur në shifrat 2-0.

Goli i parë ishte qesharak pas gafës së madhe të portierit kundërshtar, ndërsa në të dytin ishte radha për protagonizmin e Uzunit. Teksa lojtari bën një lëvizje dribluese në hyrje të zonës, nga ana tjetër ka parë shokun e skuadrës që del në pozicion më të mirë në krahë dhe e shërben duke gënjyer kundërshtarin. Lojtari i Slavias së Pragës bën ndërhyrje të palejuar ndaj Uzunit dhe kështu ishte Karahtin që shënoi golin e dytë nga penalltia.

LEXO TE PLOTE

Sport

Lajm i trishtë, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe trajneri kosovar

Publikuar

-

Nga

Nadir Haxhimusa është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare. Ish-sulmuesi dhe trajneri i Ferizaj i ka tronditur të gjithë në Kosovë, teksa njihej prej vitesh në angazhimin në sport.

Klubi i Futbollit Ferizaj ka shprehur ngushëllimet dhe shprehen se lajmië shtë marrë me pikëllim. Haxhimusa ishte sulmuesi që paçka ofesivës serbe dhe kushteve jo të mira për sport, zhvilloi aktivitetin në vitet 1990-1999.

Njoftimi:

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Nadir Haxhimusa, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta.

Nadiri ishte pjesë e gjeneratës së futbollistëve të cilët i rezistuan pushtuesit serb në vitet e 90-ta. Ai ishte sulmues i spikatur i KF Ferizajt dhe me paraqitjet e tij la gjurmë të pashlyeshme në futbollin kosovar, duke u shndërruar në model për shumë breza të rinj ferizajas.

Edhe pas përfundimit të karrierës si lojtar, Nadiri gjithmonë i qëndroi afër klubit të tij të zemrës, duke e ndihmuar në forma të ndryshme rritjen e tij, si drejtues dhe menaxher i sukseseshëm.

Kontributi i tij në klub ishte i jashtëzakonshëm dhe pa dyshim ishte ndër punëtorët më të dalluar sportivë në klub.

Ikja e tij e hershme është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për vet futbollin ferizajas.

Nadiri u dallua për virtyte të larta intelektuale e sportive dhe si personalitet që tërë jetën ia kushtoi futbollit.

Komuniteti i futbollit përherë do ta kujtojë atë si njeri të dashur dhe do ta vlerësojë për kontributin e tij në avancimin e futbollit ferizajas”.

LEXO TE PLOTE