LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emocionuese/ Neymar shpërthe në lot pas krahasimit me Pele

18 Qershor 2021, 14:34, Sport CNA
Emocionuese/ Neymar shpërthe në lot pas krahasimit me Pele

Neymar mund të mos fitojë dot kurrë 3 Kupa Bote sic ka bërë një ndër më të mëdhenjtë e futbollit, Pele, por ai po redukton distancën me legjendën e futbollit për sa i përket golave të shënuar me fanellën e Selecaos. Ai e reduktoi hendekun në 9 gola pas fitores 4-0 të Brazilit ndaj Perusë në Copa America. Sipas të dhënave zyrtare të Fifas, Pele është i pari në klasifikimin e golave të shënuar me Selecaon me 77 gola, por Neymar deri tani ka 68 gola pasi shënoi ndaj Perusë. Vetë Neymar u shfaq i prekur, thuajse mes lotësh kur foli për krahasimin me O?Rey pas ndeshjes.

?Natyrshëm që për mua është një nder i madh, që të jem pjesë e historisë së Brazilit. Te jem i sinqertë, ëndrra ime ishte që një ditë të luaja për Brazilin, të vishja këtë fabellë. Kurrë nuk e kisha imagjinuar se do të arrija këto shifra. Kjo është dicka shumë prekëse për mua, pasi kam kaluar shumë këto dy vitet e fundit, gjëra të vështira dhe të komplikuara. Këta numra nuk janë asgjë para lumturisë që unë ndiej kur luaj për Brazilin?.

Lajmet e fundit nga