LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Derbi në merkato, Partizani kërkon t'i rrëmbejë futbollistin Tiranës

18 Qershor 2021, 09:20, Sport CNA
Derbi në merkato, Partizani kërkon t'i rrëmbejë

Pas zyrtarizimit të Emiliano Mustës dhe Herald Markut, Partizani është gati për të bërë prezantimin e radhës. Edhe pse jo ende zyrtare, të kuqtë kanë arritur akordin me qendërmbrojtësin e njohur. Sakaq në mediet e shkruara bëhet me dije se Partizani është futur vrullshëm edhe për Redon Xhixhën.

Sulmuesi kurbinas kishte arritur akordin me Tiranën, por tarifa e formimit që duhet paguar në klubin e Laçit, duket se ka tërhequr 25-herë kampionët e Shqipërisë. Edhe Marku ishte në planet e bardhebluve, por në fund ishte Partizani që nënshkroi me mesfushorin shkodran. Zhvillime të reja priten në vazhdim sa i përket të ardhmes së 16-herë kampionëve të vendit.

Lajmet e fundit nga