Connect with Us

BE-ja humb betejën ligjore me AstraZenecan për furnizim me vaksina

Shëndeti

BE-ja humb betejën ligjore me AstraZenecan për furnizim me vaksina

Publikuar

-

/
BE-ja humb betejën ligjore me AstraZenecan për furnizim me vaksina

Bashkimi Evropian ka humbur betejën ligjore në Bruksel për ta detyruar kompaninë britaniko-suedeze AstraZeneca, që ta furnizojë BE-në me 120 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit deri në fund të muajit qershor.

Blloku evropian e ka dërguar lëndën në gjykatë muajin e kaluar, pasi kompania ka vonuar dërgesën, ndonëse ishte pajtuar që të dërgonte 300 milionë doza deri në fund të muajit qershor.

Gjyqtari në Bruksel ka hedhur poshtë kërkesën e BE-së, mirëpo ka urdhëruar AstraZenencan që të dërgojë në BE, 15 milionë doza të vaksinave deri më 26 korrik, 20 milionë doza tjera deri më 23 gusht dhe rreth 15 milionë tjera deri më 27 shtator.

LEXO EDHE:  Mjekja flet për situatën te Covid 1/ ‘Riinfektimet të pashmangshme, vaksina s’është 100% efikase’

Nëse kompania dështon që të realizojë këtë plan, atëherë do të paguajë 10 euro për secilën dozë të padorëzuar.

Bashkimi Evropian ka thënë pas vendimit se ka konfirmuar pozicionin e vet, ndërsa AstraZenca ka thënë se ka mirëpritur rezultatin.

Vaksina e kompanisë AstaZeneca, bashkë me ato të kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna, janë më të përhapurat në gjithë botën./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Shkencëtarët japin lajmin e mirë/ Infektimet nga varianti “Omicron” drejt fundit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Shkencëtarët thonë se po shohin shenja se vala alarmuese e COVID-it shkaktuar nga varianti “Omicron”, mund të ketë arritur kulmin në Britani dhe së shpejti ndoshta edhe në Shtetet e Bashkuara dhe prej këtej pritet ulje dramatike e infeksioneve.

Arësyeja është fakti se variant i ri, që është kaq shumë ngjitës, nuk po gjen mjaft njerëz për të infektuar vetëm një muaj e gjysmë pasi u zbulua në Afrikën e Jugut.

Ali Mokdat, professor i modeleve matematikore për shëndetësinë në Universitetin e Uashingtonit në Sietëll, thotë se “Omicroni do të bjerë me të njejtën shpejtësi që u përhap”.

Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se ka ende shumë paqartësi se çfarë drejtimi do të marrë pamndemia në të ardhmen.

LEXO EDHE:  Covid 1 drejt mbylljes/ Manastiliu jep lajmin e mirë, vetëm 9 pacientë të shtruar

LEXO EDHE:  Covid 1 drejt mbylljes/ Manastiliu jep lajmin e mirë, vetëm 9 pacientë të shtruar



Sipas parashikimit të Universitetit të Uashingotonit, rastet ditore në ShBA do të arrijnë pikun javën tjetër me 1.2 milionë raste në ditë dhe prej kësaj pike do fillojnë të ulen.

Në fakt, thotë profesori Mokdat, sipas llogaritjeve komplekse të modelit që ka ndërtuar universiteti, numri real i infeksioneve në ShBA, një parashikim që përfshin edhe njerëzit që nuk kanë bërë tamponin, mund ta ketë kapur tashmë pikun me 6 milionë raste më 6 janar.

Në Britani ndërkohë, rastet kanë filluar të bien, në rreth 140 mijë në ditë për javën e fundit, nga mesatarja ditore me mbi 200 mijë në fillim të janarit, sipas të dhënave zyrtare./VOA

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu takim me inspektorët e ISHSH/ Intensifikoni kontrollet në terren, administratë dhe njësi tregtare

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor të të gjitha qarqeve në vend,  ku ka kërkuar intensifikimin e inspektimeve në terren.

Manastirliu theksoi domosdoshmërinë e kontrolleve për zbatimin e protokolleve anticovid.



“Me drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, kërkova intensifikimin e kontrolleve për zbatimin e protokolleve anti-covid në të gjithë territorin si dhe verifikimin e masave për sigurimin e dokumentit të çertifikatave të vaksinimit, çertifikatave të shërimit apo testin e antigenit në strukturat e administratës publike dhe njësitë tregtare që ofrojnë shërbime për qytetarët“, shkruan Ministrja Ogerta Manastirliu në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Omicroni varianti mbizotërues/ Mjekët sqarojnë qytetarët, çfarë do të ndodhë gjatë janarit

Publikuar

-

Nga

cna lajm shendet

Rritja e numrit të të infektuarve në të gjithë botën ka qenë një ndër temat e diskutimit këtë të mërkurë në studion e ABC Live me ekspertin e Shëndetit Publik në Londër, Lajdo Shapo dhe mjekut  infeksionist, Arben Tanka.

Në fjalën e tyre ato kanë bërë me dije se rritja ditët e fundit është për shkak të festave dhe grumbullimeve që mund të kenë ndodhur në periudhën e fundvitit si dhe rikthimi i nxënësve nëpër shkolla.

Mjekët pohojnë se Omicron është shumë ngjitës dhe me simptoma më të lehta se variantet e tjera.

Eksperti Shapo në fjalën e tij ka bërë me dije se në të gjithë këtë valë  rritjesh të infektimeve është e rëndësishme që qytetarët të kenë parasysh vaksinimin, pasi është mbrojtja më e mirë për të gjithë.

Omicroni na la të kuptojmë se virusi kërkon që të shpërndahet dhe ndryshimet në sipërfaqen virale e kanë bërë format të tillë që prek më shpesh njerëzit dhe nuk është aq i lehtë sa mendohet. Njerëzit mund të infektohet me temperaturë, me dhimbje kockash dhe personat që nuk janë vaksinuar apo nuk e kanë kaluar infeksionin janë më të rrezikuarit dhe që shtrohen në spitale. Ndaj është e rëndësishme që të vaksinohemi me dy dhe dozën përforcuese.

Ajo që është parë në Britani që është parë dhe në Afrikën e Jugut është vënë re një rënie por që është shumë e ngadaltë dhe jo sa ishte ngjitja, me ritme të shpejta”, ka thënë mjeku.



Ndërsa në rastin e vendi tonë ato kanë theksuar se kjo javë dhe java tjetër janë dhe treguesit më të mirë për të parë incidencën në të cilën ndodhet vendi.

LEXO EDHE:  Shtohet lista e kompanive që u kërkojnë punonjësve të vaksinohen

LEXO EDHE:  I shtruar prej dy javësh te Shefqet Ndroqi/ Covid-19 i merr jetën zbuluesit të 'Tulipanit Shqiptar'

Në Shqipëri kur kemi 2 mijë raste duhet të kemi parasysh rastet e reja dhe duke pasur parasysh se në javën e tretë të janarit mund të kemi mbi tre mijë raste dhe më pas të kemi rënien e numrit të rasteve”, ka thënë Shapo.

Ndërsa nga ana tjetër mjeku infeksionist, Arben Tanka ka pohuar se javën e tretë të janarit mund të kemi shifra dhe më të larta se 2 mijë të infektuar.

Sipas tij duke parë përhapjen dhe rritjen e numrit të të infektuarve mund të theksojmë se në vendin tonë varianti mbizotërues është omicroni, pasi ndaj tij nuk kem i krijuar akoma  imunitet.

Ne kemi filluar që të jemi në shifrat e larta, ne jemi në  javën e dytë dhe pritet që në javën tjetër të kemi më shumë të infektuar. Ne javën tjetër kemi dhe incidencën pasi deri më tani ne jemi në periudhën e rritjes së të infektuarve.

Çfarë duket klinikisht deri më tani dukët situatë e botë por ka ende për të vëzhguar por deri në këtë fazë që flasim nuk është se ka pasur persona në gjendje të rëndë. Por nga buletini ne arrijmë  të kuptojmë se Omicron është shumë ngjitës, dhe nga hipoteza ime rezulto se nga vala ngjitëse është se në vendin tonë është në qarkullim Omicron, në mungesë të një përcaktimi specifik”, ka thënë mjeku.

LEXO TE PLOTE