LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Hekuran Billës/ Prokuroria kërkon zgjatje të hetimeve

17 Qershor 2021, 11:30, Aktualitet CNA
Vrasja e Hekuran Billës/ Prokuroria kërkon zgjatje të hetimeve

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar zgjatje me tre muaj të hetimit për Sebastian Malin dhe Viktor Markun të cilët akuzohen për vrasjen me paramendim për gjakmarrje të Hekuran Billës.

40 vjeçari u ekzekutua nga një atentat  mbrëmjen e 11 Qershorit.

Kujtojmë se Billa ishte një person i njohur për autoritetet, pasi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Britaninë e Madhe.

Në moshën 28-vjeçare ai kishte vrarë 22 vjeçarin Prel Marku në Park Royal. Në 14 tetor 2006 Billa u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia angleze.

Ai akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë dhe vrasje të Prel Markut. Billa së bashku me një perosn tjetër qëlluan me breshëri armësh ndaj një lokali dhe nga kjo ngjarje mbeti viktimë Marku dhe u plagos pronari i lokalit Musa Prahmani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga