LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e dyfishtë/ SPAK çon në Gjykatë dosjen për Ardian Çapjen dhe 5 të tjerë

17 Qershor 2021, 10:47, Kronika CNA
Vrasja e dyfishtë/ SPAK çon në Gjykatë dosjen për

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dorëzuar në Gjykatë dosjen për Ardian Çapjen dhe 5 të pandehurve të tjerë për vrasjen e babë e birë, Nezar e Gentian Beqirit më vitin 2012, ndërsa hetimet në kuadër të të njëjtës dosje kanë vazhduar në sekret edhe për vrasjen e djalit tjetër të familjes Beqiri, Sajmir Beqirit.

Ky i fundit është vrarë mëngjesin e 11 prillit 2016, pak muaj pas masakrës së Elbasanit ku mbetën të vrarë 3 persona dhe të plagosur 8 persona. Mes të vrarëve në këtë ngjarje, vëllai i Ardian Çapjes, Agron Çapja dhe nipi i tij, Ardit Sinakllori. Gjithashtu i plagosur mbeti edhe Florenc Çapja, raporton ABC.

Nga hetimet e deritanishme, edhe vrasja e Sajmir Beqirit dyshohet të ketë ardhur si pasojë e hakmarrjes mes dy familjeve.

Gjithashtu, në këtë dosje është duke u hetuar edhe një rast i trafikut të lëndëve narkotike prej 260 kg kanabis, ku nga përgjimet ka dalë emri i një personi tashmë të shpallur në kërkim për një dosje tjetër të trafikut të kokainës./CNA.al

Lajmet e fundit nga