LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentuan të kalonin 10 emigrantë në vendet e treta/ Në pranga shoferi dhe fatorino

17 Qershor 2021, 08:18, Aktualitet CNA
Tentuan të kalonin 10 emigrantë në vendet e treta/ Në pranga

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona të cilët u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Shtetasit me iniciale Gj.L dhe fatorino me iniciale A.A u konstatuan se po kalonin 10 emigrantë të paligjshëm në vendet e treta.

Mësohet se gjatë kontrollit u sekuestrua një automjet, disa bileta udhëtimi dhe dy aparate celular.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve? kryer në bashkëpunim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga