LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Stop Përputhjes dhe Historisë së Dashurisë së rreme”/ Caslli del me reagimin e fortë

17 Qershor 2021, 12:44, Aktualitet CNA
“Stop Përputhjes dhe Historisë së Dashurisë së

Aktivistja Elona Caslli është shfaqur hapur kundër formateve televizive si ?Përputhen? apo ?Love story?. Në një postim në rrjetet sociale ajo shprehet se të rinjtë bien viktimë e producentëve dhe shëndërrohet në një skaletë televizive.

Sipas saj programet shfaqen me pullë të kuqe në mes të ditës ku shihen nga fëmijë .

?Të rinjtë jemi ne. Jam kundër shfaqjes së formateve si ” Përputhen” apo ” Love story” në ekranet shqiptare. Kjo nuk është censurë, por është përgjegjësi kundrejt çdo të riu apo të reje që nga iluzioni i famës televizive, bie viktimë e producentëve dhe shndërrohet nga këta të fundit në një skelet televiziv.

Nëse përdoret alibia se këto emisione jepen edhe në Evropë, përgjigjem se Evropës duhet t’i marrim fillimisht pikat e mirëfillta të orientimit e mandej ato të çorientimit. Të mbarojmë me kategorinë e parë e shohim pastaj me të dytën. Të ushtrojmë presionin e duhur si qytetarë dhe të mos lejojmë riprodhimin e këtyre formateve në ekranet shqiptare.

Rinia nuk duhet të shkojë dëm. ” Përputhen” shfaqet me pullë të kuqe, në zemër të pasdites, ku fëmijë e të rritur janë të ulur përballë ekranit duke infektuar adoleshentët që janë në formim e sipër. Stop ” Përputhjes dhe Historisë së Dashurisë së rreme” Post Scriptum- Shpërndaje nëse bashkohesh?, ka shkruar ./ CNA.al

Lajmet e fundit nga