Connect with Us

Samiti i Ministrave të Shëndetësisë/ Manastirliu kërkon njohjen e çertifikatës elektronike të vaksinimit

Shëndeti

Samiti i Ministrave të Shëndetësisë/ Manastirliu kërkon njohjen e çertifikatës elektronike të vaksinimit

Publikuar

-

Samiti i Ministrave të Shëndetësisë/ Manastirliu kërkon njohjen e çertifikatës elektronike të vaksinimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në Samitin e Ministave të Ballkanit Perendimor, i drejtuar nga Ministri Gjerman i Shëndetësisë z. Jens Spahn, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në takimin e nivelit të lartë të zhvilluar online pasditen e sotme, merrnin pjesë Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, z. Oliver Varhelyi, Ministri i Shëndetësisë i Republikës Federale të Gjermanisë, z. Jens Spahn, Ministri i Shëndetësisë i Francës, z. Oliver Veran, Ministrat e Shëndetësisë së vendeve të Ballkanit Perendimor, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, dr. Hans Kluge, drejtorja e Qendrës Europiane të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve (ECDC) dr. Andrea Ammon, Zv/Presidenti i Institut ‘Robert Koch’ prof. Lars Schaade, etj.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj tha se situata epidemiologjike në Shqipëri është e përmirësuar dhe kërkoi njohjen e certifikatës tonë elektronike të vaksinimit nga vendet e Bashkimit Europian.

“Njohja e përbashkët e certifikatës elektronike të vaksinimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian është e domosdoshme: E para, sepse vendet e Ballkanit Perendimor kanë një nivel të ulët të përhapjes së infeksionit; e dyta, për shkak të lidhjeve të ndërsjellta dhe shkëmbimit që ekziston mes vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian dhe e treta, për rëndësinë strategjike që ka turizmi për ekonomitë e vendeve tona. Ndaj unë do të doja të përfitoj nga ky rast, për të sjellë në vëmendjen e kolegëve të nderuar në këtë takim, që certifikata jonë, të njihet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, për të ndihmuar qytetarët tanë të udhëtojnë të sigurt dhe të lirë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë shtroi nevojën për një qasje të integruar dhe të unifikuar rajonale, drejt një tregu të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perendimor dhe në Bashkimin Europian, duke nisur nga sektori shëndetësor.

“Doja të ritheksoja mesazhin kryesor të Kryeministrit Edi Rama në Samitin e 6 të vendeve të Ballkanit Perendimor që u zhvilluar në Tiranë, për nevojën për t’i sjellë më afër vendet e Ballkanit Perendimor drejt një tregu unik dhe drejt Bashkimit Europian, në fushat me interes kyç, siç është edhe sektori i shëndetësisë, i cili është i një rëndësie strategjike. Bashkëpunimi mes nesh duhet të forcohet për të rritur kapacitetet e burimeve njerëzore, sa i takon fushave si kërkimi shkencor dhe inovacioni”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së tij, Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, z. Oliver Varhelyi, theksoi se 3 vende të Ballkanit Perendimor, përfshirë edhe Shqipërinë, tashmë e kanë marrë dritën jeshile për lëvizjen e lirë, teksa bëri me dije se po punohet për njohjen e certifikatave të vaksinimit me vende të treta dhe ritheksoi mbështetjen në vijim për vendet e Ballkanit Perendimor.

LEXO EDHE:  Shoqata e Transportit paralajmëron/ "Nëse nuk plotësohen kërkesat, ndërpresim punën"

“Siç e dini tashmë tre vende të Ballkanit Perendimor janë vlerësuar ‘zonë e gjelbër’ për lëvizjen e lirë  dhe ne duam që kjo verë të jetë shumë më e mirë se e vitit të kaluar, sa i takon lëvizjes së lirë dhe besojmë se e tillë do të jetë. Ne e kemi treguar se jemi krah vendeve të Ballkanit Perendimor me mbështetjen e dhënë edhe sa i takon sigurimit të vaksinave anticovid dhe do t’a thellojmë këtë mbështetje në muajt në vijim. Nga ana tjetër ne po punojmë për një sistem, për të njohur certifikatat e vaksinimit edhe nga vendet e treta”, tha z. Varhelyi.

Ministri Gjerman i Shëndetësisë, z. Jens Spahn tha se vendet e Ballkanit Perendimor tashmë konsiderohen nga Gjermania si zona me risk të ulët, duke iu referuar të dhënave të Institutit të njohur Robert Koch.

“Është shumë i rëndësishëm forcimi i bashkëpunimit mes vendeve sa i takon ‘udhëtimit të sigurt’. Për Gjermaninë, vendet e Ballkanit Perendimor tashmë janë zona me risk të ulët të përhapjes së Covid19. Por duhet parë me kujdes varianti Delta, i cili duhet thënë se po përhapet edhe në Gjermani”, tha z. Spahn.

Trendin pozitiv të situatës epidemiologjike të vendeve të Ballkanit Perendimor e konfirmoi edhe zv/Presidenti i Institutit Robert Koch, prof. Lars Schaade.

Samiti i Ministrave të Shëndetësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, u zhvillua në kuadër të Procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Evropian. Ky proces filloi dhe u prezantua në 28 Gusht 2014, nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Kur mund të jenë shqetësuese simptomat pas vaksinimit?

Publikuar

-

Nga

Kur mund të jenë shqetësuese simptomat pas vaksinimit?

Një plogështi e kishte kapluar Sinan Palojën në ditën kur e mori vaksinën kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Përveç kësaj, ai tha se nuk kishte përjetuar ndonjë simptomë tjetër si pasojë e imunizimit me vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech.

“Ka qenë dita e parë pak plogështi, përndryshe nuk kam pasur temperaturë”, shpjegon ai.

Plogështia së bashku me disa simptoma të tjera janë ndër shqetësimet kryesore dhe më të shpeshta të personave që marrin vaksinën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

“Deri më tani, shumica e rasteve të raportuara janë për efekte të lehta anësore si ethe, temperaturë, dhimbje krahu, kokëdhimbje, plogështi”, kanë thënë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë për Radion Evropa e Lirë.

Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe organizata të tjera të shëndetit, kanë bërë të ditur se marrja e vaksinave është e sigurt dhe efektet e mundshme anësore nuk e tejkalojnë rrezikun nga mosmarrja e vaksinës, përkatësisht pasojat që mund t’i kenë personat e prekur me COVID-19.

Një qytetare që deshi të qëndrojë anonime, ka treguar se ajo nuk kishte pasur fare simptoma pas vaksinimit ndërsa babai i saj 52-vjeçar e kishte përjetuar më rëndë.

“Lodhje, kokëdhembje. Ka zgjatur disa ditë”, tha ajo.

Në Kosovë, momentalisht jepen vetëm vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca, të dyja këto vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe ajo amerikane (FDA).

Aktualisht, në Kosovë është duke u zhvilluar vaksinimi masiv i qytetarëve, që do të thotë se të gjithë personat mbi 18 vjeç, mund të regjistrohen për t’u imunizuar nëpërmjet vaksinimit.

Deri të shtunën në Kosovë janë dhënë mbi 356,000 vaksina. Qeveria e Kosovës ka thënë se e ka prioritet vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit.

Cilat mund të jenë efektet më të rënda pas vaksinimit?

Përveç simptomave të lehta që mund të shfaqen te të gjithë njerëzit që e marrin vaksinën kundër koronavirusit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë ekzistojnë edhe disa efekte anësore më të rënda, të cilat janë ekstremisht të rralla.

“Efektet tjera anësore janë shumë të rralla: mpiksja e gjakut, miokarditi, perikarditi”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shqetësimi mund të ekzistojë edhe për ndonjë reaksion të mundshëm alergjik. Sipas Ministrisë, këto efekte anësore janë edhe njëra ndër arsyet kryesore, pse ka pasur ngurrim të qytetarëve për t’u vaksinuar.

Inflamacion i rrallë në zemër lidhet me vaksinat e Pfizer-it dhe Modernas

Shumë shtete të BE-së kanë vendosur kufizime në përdorimin e vaksinës AstraZeneca si dhe vaksinës Johnson&Johnson, për shkak të shqetësimeve për mpiksje të gjakut. Deri më tani, probabiliteti i këtyre rasteve ka qenë katër raste në një milion të vaksinuar.

LEXO EDHE:  Rekord të infektuarish në vend/ Regjistrohen dhe 9 viktima

LEXO EDHE:  Kaosi me spitalet periferike/ Nuk mund të pranojnë pacientë Covid

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka thënë se “nga raportet e paraqitura në Komisionin për hulumtimin e efekteve anësore pasvaksinale, nuk ka pasur raporte te mpiksjes së gjakut”.

Momentalisht, nëpër qendra të vaksinimit në vend, është vendosur sistemi i kontrollit ku qytetarët presin disa minuta pas vaksinimit, për t’u siguruar se do të kenë ndihmë mjekësore të menjëhershme, në rast të ndonjë efekti të rëndë apo reaksioni alergjik.

Gjithashtu, qytetarët furnizohen me dokumente ku janë të detajuara përmbajtjet e secilit lloj të vaksinës që jepet në Kosovë dhe ata mund të zgjedhin me cilin lloj do të vaksinohen.

A dallojnë simptomat nga lloji i vaksinës që merret?

Nga monitorimet deri më tani, nuk është vërejtur që simptomat pas marrjes së vaksinës dallojnë nga lloji i vaksinës i cili merret.

“Simptomat eventuale pasvaksinale, janë pothuajse të ngjashme për secilën vaksinë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ata kanë bërë të ditur se çdo qendër e vaksinimit, është e pajisur edhe me formularin e raportimit te efekteve anësore eventuale pasvaksinale, të cilat janë të obliguar t’i raportojnë në rast se shfaqen dhe të njëjtat ia përcjellin Komisionit për hulumtimin e efekteve serioze pasvaksinale.

Deri më tani, Ministria ka bërë të ditur se personat e vetëm që duhet shtyrë vaksinimin, janë njerëzit që kanë çfarëdo sëmundje akute, mundësisht deri sa të shërohen.

SHBA: Paralajmërim rreth vaksinave Pfizer, Moderna për inflamacion të rrallë në zemër

“Kjo vlen edhe për COVID-19, por edhe për sëmundjet e tjera. Megjithatë, njerëzit me sëmundje kronike dhe simptoma të qëndrueshme, mund të marrin vaksinat (p.sh. personat me sëmundje obstruktive kronike të mushkërive)”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq vaksinimi i shtatzënave, rekomandohet “në rastet kur përfitimet e vaksinimit për shtatzënën tejkalojnë rreziqet e mundshme”.

Momentalisht, nëpër botë po shpërndahet me shpejtësi varianti i ri COVID-19 i quajtur “Delta”. Vaksinimi masiv po shihet si zgjidhje e vetme për të evituar një valë të re të infektimeve masive me fillimin e sezonit të vjeshtës.

Një studim i ri në revistën mjekësore “New England Journal of Medicine” ka thënë se dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca kundër koronavirusit, janë efektive kundër variantit më ngjitës Delta, aq sa janë kundër variantit të mëparshëm dominues Alfa./rel

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Konfirmimi i variantit ‘Delta’ në Shqipëri/ Alimehmeti qetëson qytetarët: Nuk ka vend për panik

Publikuar

-

Nga

Konfirmimi i variantit ‘Delta’ në Shqipëri/ Alimehmeti qetëson qytetarët: Nuk ka vend për panik

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti thotë se nuk ka vend për panik pas konfirmimit të pranisë së variantit “Delta” të COVID-19 në Shqipëri. Gjatë një interviste për Euronews Albania, ia tha se i vetmi shqetësim është transmetueshmëria e lartë dhe për këtë do të pritet dy javë për të parë se do të rriten rastet e reja.

Mjeku Alimhehmeti theksoi se personat që e kanë kaluar njëherë COVID-19 edhe në rast se infektohen me variantin “Delta” ata nuk shfaqin simptoma të rënda pasi kanë krijuar imunitet natyror. Gjithashtu e njëjta gjë vlen edhe për personat që kanë marrë dy doza të vaksinave kundër virusit.

“Këto dy grupe janë të mbrojtura pasi mund ta kalojnë me efekte të lehta. Duhen dy javë për të kuptuar trajektoren e infektimeve. Kjo javë ka qenë e qëndrueshme me incidencë të ulët. Greqia e ka 292 incidencën për 100 mijë banorë ndërsa ne e kemi 9, shumë më të ulët”, tha epidemiologu.

LEXO EDHE:  Rekord të infektuarish në vend/ Regjistrohen dhe 9 viktima

Sipas z. Alimehmeti vdekjet e shkaktuara nga varianti “Delta” që u përhap nga India, janë shtatë herë më të pakta se sa numri i fataliteteve të shkaktuara nga varianti britanik “Alpha”.

LEXO EDHE:  “Po japin ndihmë të çmuar në përballjen me pandeminë”/ Urdhri i Psikologut kërkesë Komitetit Teknik

“Të dhënat flasin se vdekshmëria është 0.3% ndërsa me rastin ‘Alfa’ është përllogaritur 2.0%. Vdekshmëria për variantin ‘Delta’ është shtatfish më e ulët duke marrë parasysh terrenin që ka më shumë njerëz qe kanë kaluar dhe vaksinime ka më shumë”, përfundoi mjeku./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata e Covid në Shqipëri/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

Situata Covid në Shqipëri/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 4,078  testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 22 qytetarë në këto bashki: 4 raste në Elbasan, 3 raste në Tiranë, Kurbin, Kukës, 2 raste në Lezhë, Gjirokastër, Dimal, 1 rast në Kavajë, Vlorë, Fushë- Arrëz.

Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,139 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Shoqata e Transportit paralajmëron/ “Nëse nuk plotësohen kërkesat, ndërpresim punën”

LEXO EDHE:  Rekord të infektuarish në vend/ Regjistrohen dhe 9 viktima

Statistika (25 Korrik 2021)
Raste të reja ditore        22
Të shëruar në 24 orë     14
Të shtruar në spitale      9
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                4078

Testime totale             879,340
Raste pozitive             132,875
Raste të shëruara       130,139
Raste Aktive                       280
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              98
Elbasan            30
Kukës                29
Vlorë                26
Lezhë               26
Durrës              18
Shkodër           17
Fier                   14
Berat               13
Korçë                6
Gjirokastër        3

LEXO TE PLOTE