Connect with Us

REPORTAZH-Syri i Sheganit/ Perla e pazbuluar e natyrës

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Syri i Sheganit/ Perla e pazbuluar e natyrës

Publikuar

-

Deri para pak vitesh shërbente si vend për kontrabandën e naftës apo edhe për trafikim të lëndëve narkotike drejt Malit të Zi, por vitet e fundit Syri i Sheganit në Malësinë e Madhe është kthyer në një prej pikave më të preferuara për turistët e huaj por edhe vizitorët vendas.

Një perlë e natyrës ende e pazbuluar siç duhet Syri i Sheganit është një monument natyror, i cili po merr tashmë vëmendjen e duhur nga vizitorët. Një prej banorëve të asaj zone Gjokë Luli shprehet se interesi për Syrin e Sheganit është rritur ndjeshëm.

Jemi në një vend kulminant siç mund ta quajmë. Këtu është Syri i Sheganit ose Syri i Virit siç e njohim ne banorët dhe ka një thellësi të jashtëzakonshme.

 Ka gojëdhëna që shkon deri në 100 metër i thellë. Natyra e këtij vendi ka tërhequr shumë vizitorë por edhe njerëz të artit, kulturës, njerëz që e duan jetën dhe që e duan trashëgiminë kulturore. Me aq sa shoh unë po merr përmasa të jashtëzakonshme dhe njerëz që kanë interes për të ardhur dhe për të shijuar këtë vend këtu.

Kjo mund të bëjë që në një të ardhme jo shumë të largët, emigrantët që janë larguar të rikthehen në vendin e tyre dhe të investojnë në agro turizëm në këtë zone sepse është e qartë se interesi është në rritje“, shprehet ai.

Pandemia në fillim patjetër që ka patur ndikimin e saj, ndërsa tashmë kjo situatë ka ndryshuar dhe Syri i Sheganit çdo ditë pret vizitorë.

Pandemia normalisht që në fillimet e saj ka ndikuar sepse ra si një bombë dhe njerëzit kishin frikë të dilnin. Por, në këto momente që flasim nuk ka më ndonjë pengesë si shkak i pandemisë dhe lëvizja është e lirë. Nuk jetojnë më me frikën tek pandemia dhe vijnë djemtë e rinj dhe vajzat e reja dhe shijojnë Syrin e Sheganit apo edhe bëjnë xhiro në bregun e liqenit“,” shprehet më tej banori i zonës, Gjokë Luli.

Ajo që kërkojnë banorët e asaj zone buzë liqenit të Shkodrës janë investimet që mungojnë nga ana e Qeverisë shqiptare për t’i dhënë një zhvillim edhe më të madh.

“Normalisht që duhet të ketë iniciativa si nga Qeveria, pushteti vendor por edhe nga vetë investitorë të ndryshëm që të vijnë dhe të kontribuojnë.

Natyrshëm që detyrën kryesore e ka shteti dhe duhet që t’i hedhin sytë drejt këtij vendi kaq të bukur. Unë i ftoj që një ditë të vijnë dhe të pijnë një kafe të paktën dhe më pas do e kuptojnë se sa me vlerë janë investimet dhe zhvillimi i kësaj zone, sepse ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetesës së banorëve këtu si dhe rrit edhe më shumë vizitorët vendas apo turistët e huaj dhe kështu vetvetiu vjen zhvillimi“, shprehet banori, Luli.

Natyra përreth këtij burimi natyror tek Syri i Sheganit të magjeps duke krijuar një panoramë unike me ajrin e pastër, me tërësinë e bimëve të njoma.

“Syri i Sheganit” është vetëm 40 minuta larg nga Shkodra, një destinacion që ia vlen të promovohet e zhvillohet, për një përjetim ndryshe, pasi ofron një pamje të mahnitshme.

Ky burim gjendet në afërsi të fshatit Kosan të Bajzës, në bregun verilindor të Liqenit të Shkodrës.

Nga banorët e zonës njihet edhe me emrin Sifoni i Virit. “Syri i Sheganit” del nga çarjet e shkëmbinjve gëlqerorë në afërsi të liqenit të Shkodrës.

Banorët që jetojnë në këtë zonë e shfrytëzojnë këtë vend për të peshkuar, si formën e vetme të jetesës ndërsa tashmë kanë nisur që ta zhvillojnë gradualisht.

Për Drejtorin e Zonave të Mbrojtura në Shkodër Agim Dardha, Syri i Sheganit po synohet të kthehet në një destinacion natyror larg ndërtimeve dhe për të ruajtur biodiversitetin. Deri më tani ia kanë dalë sepse ndërtimet pranë Syrit të Sheganit janë shumë të pakta.

Ne kemi tri Zona të Mbrojtura dhe kemi mbi 115 monumente natyrore në Qarkun Shkodër.

Një prej tyre është edhe Syri i Sheganit i cili është bërë viral në rrjetet sociale për bukurinë natyrore, që ka dhe karakteristikat e veçanta në këtë vend që është pjesë e Zonave të Mbrojtura.

Qëllimi jonë nuk është vetëm t’i mbrojmë por edhe t’i promovojmë dhe t’i kthejmë në një destinacion natyror për turizmin që do të thotë se mund të vizitohet nga njerëz të ndrysh por duke ruajtur biodiversitetin dhe duke mos sjellë ndërtime“, shprehet drejtori i Zonave të Mbrojtura në Shkodër Agim Dardha.

Burimi i ujit karstik nga nëntoka, afërsia me liqenin e Shkodrës si dhe mundësitë e ecjes në këmbë janë disa veçori të Syrit të Sheganit që e bëjnë edhe më të pëlqyer.

Syri i Sheganit është i veçantë sepse buron uji karstik nga nëntoka dhe është i bashkëngjitur me liqenin e Shkodrës.

Karakteristikë tjetër në ujin e kristaltë që përshkon dhe lidhja e tij me liqenin e Shkodrës jep një bukuri të veçantë.

Mënyra dhe rruga për ta vizituar është mjaft e lehtë pasi mund të vihet edhe me makinë deri në afërsi por edhe në këmbë nga qyteti i Koplikut“, shprehet drejtori Dardha.

LEXO EDHE:  “Shkodra bombë me sahat”/ Ademi i përgjigjet Ramës: Dështove në menaxhimin e situatës

Syri i Sheganit është një nga monumentet natyrore i kategorisë së tretë që ka marrë vëmendjen e shumë qytetarëve por edhe turistëve gjatë tre viteve të fundit.

I gjendur pranë fshatit Bajzë në Malësinë e Madhe, ky monument ka sipërfaqe prej 9765 metër katror.

Drejtori i administratës së zonave të mbrojtura në qarkun Shkodër Agim Dardha tregon se ky vend duhej të shfrytëzohej prej kohësh për turizëm.

Për drejtorin e ADZM në Shkodër ka akoma monumente natyrore të cilat nuk janë shfrytëzuar sa duhet për turizëm.

Ai bën të ditur se po merren të gjitha masat për promovimin e tyre. Syri i Sheganit deri tre vite më parë nuk ka gëzuar interesin që ka tani.

Ky monument natyror është promovuar edhe nga ministria e turizmit duke i bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë bukuritë dhe resurset natyrore të vendit.

I zbuluar nga aktivitetet dhe festimet lokale në terren të Vis Albania në vitin 2019 në kuadër të ndihmës së bizneseve lokale të kësaj zone, “Syri” mori famë pas Festës së Peshkut dhe që nga viti 2019 e deri sot, është vizituar dendur nga grupe të shumtë turistësh e të rinjsh, herë me biçikleta, herë si një organizim për piknik e herë për sporte të ndryshme ujore si shëtitjet me varka, peshkim, kajak, SUP (Stand Up Paddle) etj.

Këto zona të mrekullueshme natyrore, përveçse destinacione ditore për aktivitete të llojeve të ndryshme, janë edhe një vend ideal për terapi antistres.

Tashmë mund të thuhet pa frikë se qysh nga momenti i parë i zbulimit të këtij vendi, Syri i Sheganit është kthyer në destinacion turistik.

Ka ardhur tanimë koha që Syrit të Sheganit t’i kushtohej më tepër vëmendje, për të bërë të mundur zhvillimin e turizmit dhe të zonës përmes nismave për përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe eventeve që mund të zhvillohen, në një zonë që ofron një peizazh mbresëlënës e ku njeriu mund të gjejë qetësinë shpirtërore larg zhurmave të qytetit.

Përveç rrugës automobilistike, kjo pikë mund të vizitohet edhe nëpërmjet rrugëve ujore me varka. Syri i Sheganit është një vend tërheqës me bukuri të jashtëzakonshme, me ujin e freskët dhe të kristaltë i cili buron nga thellësia e tokës.

Natyra përreth këtij burimi natyror të magjepsë duke krijuar një panoramë unike me ajrin e pastër, si edhe me tërësinë e bimëve të kësaj zone.

Syri i Sheganit është një burim i madh karstik, që del vertikalisht në çarjet tektoniko-karstike dhe lidhet me dy burime të tjera të këtij lloji.

Përveç Syrit të Sheganit aty pranë janë edhe dy hurdhana (pellg me ujë), të cilat të treja formohen nga uji nëntoksorë.

Uji i Syrit të Sheganit i cili vjen nga ujërat karstike të Alpeve Perëndimore të Shqipërisë, del nga një oxhak me thellësi rreth 22 – 28 m.

Sipas studiuesve eksplorimet e deritanishme kanë arritur deri në gjatësinë 80 m të rrugës që bëjnë ujërat e këtij burimi, pasi një shpellë e shëmbur pengon eksplorimin, por mendohet që thellësia e tij është më e madhe.

Si pjesë e liqenit të Shkodrës edhe Syri i Sheganit është i pasur me peshq e gjallesa të tjera duke e kthyer edhe këtë zonë në një vend të rëndësishëm të faunës shqiptare.

Pozicioni gjeografik, afërsia me shumë atraksione të tjera ia shton veçantinë këtij monumenti natyre, që ndodhet shumë afër më Koplikun, Razmën, apo dhe Reçin këto dy të fundit (pra, Razma dhe Reçi) janë pjesë e Parkut Bashkiak të Shkrelit.

Pra një fundjavë në këtë zonë do të ishte një mozaik i bukur natyror, i gërshëtuar me liqen, mal, fushë, kulinari bio tipike e kësaj zone, ajër i pastër për mushkëritë dhe panoramë e bukur për sytë!

Për Syrin e Sheganit ekziston një legjendë ku shumë kohë më përpara, një udhëtar vjen me varkën e tij, natën vonë në këtë zonë dhe kërkon strehim në një nga shtëpitë  ku sot ndodhen tre gropat.

Mendohet që këtë tre gropat kanë qenë shtëpitë e tre vëllezërve. Dy vëllezërit e parë nuk ia hapën derën, vetëm vëllai i tretë, ku sot është syri i Sheganit e priti atë në shtëpi.

Sipas gojëdhënës vëllai i tretë mendohet se e ka pasur emrin Shegan dhe prandaj sot vendi quhet Syri i Sheganit, për shkak të formës që ka dhe se mëparë kjo gropë ka qenë shtëpia e Sheganit.

Sipas gojëdhënës, theksohet se udhëtari i mallkoj dy vëllezërit e tjerë, dhe si rezultat i mallkimit shtëpia e tyre u kthye në hurdhë (pellg uji).

Ndërkohë Syri i Sheganit është formuar më vonë si gropë, si pasojë e erozionit të tokës. Duke qenë se këto gropa kanë thellësi të madhe këshillohet që të laheni në zonat ku ju rekomandojnë guidat dhe të dini mirë notin.

Uji këtu në krahasim me detin është edhe më i ftohtë si pasojë e burimeve nëntokësore. Si një destinacion i cili ka pak që është zbuluar, i fshehur në natyrë, është ideali për piknik mes miqve apo familjes.

Por pakujdesia e vizitorëve bën ndonjëherë që në të harrohen disa mbetje natyrore. Për mirëmbajtjen e mjedisit dhe për ruajtjen e të tilla bukurive dhe atraksione turistike këshillohet mbajtja pastër e mjedisit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-MIK Festival rikthehet sërish në Korçë/ Nata e parë nis me “Miqtë e Operës së Berlinit”

Publikuar

-

Nga

REPORTAZH-MIK Festival rikthehet sërish në Korçë/ Nata e parë nis me “Miqtë e Operës së Berlinit”

MIK Festival rikthehet sërish në Korçë, me edicionin e tij të katërt, një eveniment i cili do të zgjatë katër ditë dhe do të zhvillohet jo vetëm në qytetin juglindor por edhe në Pustec, në ishullin e Maligradit dhe në fshatin turistik të Rehovës në Kolonjë.

Ky eveniment tepër i njohur në Shqipëri, do të sjellë për të gjithë banorët dhe vizitorët vendas e të huaj, disa mbrëmje ndryshe që do të falin kënaqësi për spektatorët, duke bërë pjesëmarrës artistë të njohur.

Inva Mula, sopranoja e njohur, e cila është edhe organizatorja e këtij evenimenti, me shumë kënaqësi ka treguar se ky vit do të jetë ndryshe nga vitet e kaluara, pasi do të shtrihet në 3 qytete të qarkut juglindor pas normalizimit nga pandemia.

Ne jemi në edicionin e katërt dhe na mbushet goja kur themi që vijmë në Korçë sërish. Ky është një viti veçantë, pasi të gjithë ne kemi etje për art, pandemia dëmtoi shumë njerëzimin dhe gjunjëzoi artin. Sot jemi më shumë se kurdo herë tjetër për të thënë që pa muzikën, pa artin, pa skenën nuk ka jetë.

Jeta do të vazhdojë me optimizëm, me mbështetjen që duam ti japim njerëzimit dhe mbështetjen që ata na japin ne. Edicioni i katërt shpaloset me ngjyra, shtete, gjuhë dhe zhanre të ndryshme. Këtë mbrëmje ne e hapim me muzikën gjermane, për të vazhduar me aktivitete në zonat që duhen promovuar si në Kolonjë dhe Pustec.

Është një sërë aktivitetesh që nuk duhen humbur pasi do ti sjellin Korçës një pamje fantastike. Publiku do ta vlerësojë  shumë këtë lloj evenimenti, dhe finalja e festivalit do të jetë një grup nga Italia. Ky festival nuk do të bëhej nëse sdo të ishim të gjithë së bashku, nëse sdo të promovonim qytetin më të bukur që e do artin dhe e ka mbështetur gjithmonë atë, duke lënë trashëgimi, e ky qytet është Korça”, shprehet sopranoja Inva Mula.

LEXO EDHE:  Krimi godet Shkodrën/83-vjeçari qëllon bashkëshorten 45 vjeçe me armë

Nata e parë e MIK Festival ka startuar me “Miqtë e Operës së Berlinit”, ku nga anëtarët e kësaj opera janë luajtur për artdashësit korçarë melodi të famshme. Mes tyre, ka qenë edhe dirigjentia shqiptare Elda Laro e cila ka treguar kënaqësinë që është pjesë e këtij evenimenti.

LEXO EDHE:  Meta në Shkodër/ Traditat e këtij qyteti, vlera të historisë

Është hera e parë për mua që marr pjesë në këtë festival dhe jam shumë e lumtur që jam pjesë e tij. Në këtë eveniment kam sjellë dy miq të mi, violinistë të mrekullueshëm të Berlinit. Jam shumë e emocionuar dhe shpresoj të japim rezultatin e duhur dhe të ekzekutojmë në mënyrë të mrekullueshme për publikun korçar. E kam të vështirë çdo herë që kthehem në Shqipëri, pasi kam emocione shumë të forta dhe e ndjej veten me shumë përgjegjësi por e gjitha është e lidhur me kënaqësinë time shumë të madhe që jam këtu”, tregon dirigjentia Laro.

I pranishëm në këtë eveniment, dhe në këtë aktivitet të zhvilluar pranë teatrit Andon Zako Çajupi ka qenë ambasadori gjerman Peter Zingraf i cili ka shprehur falenderimin e tij që ky koncert ka nisur si homazh për viktimat në Gjermani.

Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të vij në Korçë. Kam pritur shumë që të vij pasi më pëlqen shumë ky vend, ashtu edhe bashkëshortes time. Është bukur të rikthehemi këtu për art dhe kulturë. Faleminderit edhe orkestrantëve për muzikën gjermane, e cila është një dedikim dhe homazh ndaj atyre që kanë ndërruar jetë në vendin tim si pasojë e përmbytjeve”, është shprehur ambasadori Zingraf.

Gjatë tre ditëve pasardhëse, MIK Festival do të bëjë bashkë kolonjarët, banorët e Pusteci dhe korçarët, të cilët do të mund të shijojnë aktivitetet e ndryshme muzikore, dhe sigurisht që Korça do të kthehet edhe këto ditë në destinacionin kryesor të gjithë turistëve vendas dhe të huaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

REPORTAZH/ Busti madhështor i Sali Butkës, heroit që la gjurmë në historinë e vendit tonë

Publikuar

-

Nga

Sali Butka ishte një nga udhëheqësit dhe luftëtarët e lëvizjes kombëtare shqiptare. Ai u lind në vitin 1852 në fshatin Butkë të Kolonjës dhe ishte më i madhi i pesë fëmijëve të Tahir Butkës. Në dekadat e fundit të shekullit të XIX, Sali Butka u lidh ngushtë dhe bashkëpunoi për shumë kohë me Petro Nini Luarasin, duke e ndihmuar atë për ngritjen e shkollës së parë shqipe në Kolonjë dhe duke e mbrojtur atë nga armiqtë e kundërshtarët e tij që e kercënonin vazhdimisht për ta eleminuar fizikisht.

Pas mbylljes së shkollave shqipe nga qeveria turke, Petro Nini e Sali Butka e vazhduan fshehtas veprimtarinë e tyre për përhapjen e gjuhës shqipe të shkrurar, duke menduar se vetëm prej sa mund të zgjohej ndërgjegjia kombëtare. Në atë kohë, Sali Butka filloi të sillte nga Manastiri dhe Selaniku libra dhe gazeta të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat më pas i përhapte në krahinat e Kolonjës, Korçës e Përmetit.

Sali Butka u nderua sot në Kolonjë, në vendlindjen e tij, me një bust madhështor të punuar me aq mjeshtëri nga skulptori Agim Rada. Në fjalën e tij, Rada është shprehur mjaft i kënaqur për këtë vepër që ia kushtoi patriotit Butka, dhe ndihet mjaft i vlerësuar që këtë bust e realizoi ai me shumë përpjekje dhe kënaqësi.

“U detyrova të koncentroja në mendimin tim figurën dhe po ashtu ta ndërtoja unë figurën e këtij njeriu të madh duke u bazuar pak në foto dhe në imazhin e tij, që për mendimin tim ska shumë rëndësi. Rëndësi ka që ky monument të jetë sintezë e tipareve që ka një patriot i madh dhe një luftëtar si Butka. Busti ka përmasa të mëdha, sic ka qenë vetë historia e Butkës, sidomos banorët e kësaj treve që dinë shumë detaje nga jeta e këtij patrioti, të cilat mi kanë treguar dhe kanë qenë një burim frymëzimi për mua.

Ne i kemi borxh jo vetëm kësaj toke shumë pjellore në kuptimin e heronjve, patriotëve, njerëzve që e kanë dashur vendin dhe që i kanë shërbyer me devotshmëri deri në gjakun e tyre. Nuk le dot pa përmendur sot humanistin e madh Muhamed Malon, i cili sa herë më takonte, më citonte ndonjë varg që ia citonte i ati, dhe unë i kam bërë pjesë të bustit “Për lirinë, për lirinë, lum kush vdes për Shqipërinë”.

Këto janë postulate të thëna nga njerëz që kanë sakrifikuar jetën për këtë vend, dhe këta njerëz meritojnë shtatore jo kaq por akoma më të mëdha. Kjo trevë ka nxjerrë pafund patriotë të penës, pushkës, atdhedashurisë dhe unë mendoj se nuk do të dalë bronxi I Shqipërisë për të derdhur figurat e kësaj treve”, shprehet skupltori Agim Rada.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Plasin armët mes bandave të partisë në Shkodër

LEXO EDHE:  Efektivi i FNSH-së i prekur me COVID-19/ Infektohet edhe shitësja e bukës në Shkodër

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, ky bust është një vlerësim i munguar për një kolonjar që ka dhënë shpirtin e tij për atdheun, dhe ndihet tepër i lumtur që u realizua pikërisht në qendër të qytetit të Ersekës.

“Kontributi i Bashkisë në këtë event është modest në krahasim me kontributin e kolonjarëve si i ndjeri Muhamed Malo, është i jashtëzakonshëm dhe është pasha kryesore. Na takonte që në këtë copë tokë ti vlerësojmë të gjithë patriotët që kanë kontribuar jo vetëm për Kolonjën por për të gjithë Shqipërinë. Dhe Sali Butka është një figurë e tillë që e meriton këtë vëmendje.”, thotë Erion Isai.

Një tjetër figurë e njohur e Korçës që s’mund t’i mungonte këtij aktiviteti është dhe historiani Niko Kotherja, i cili në fjalën e tij ka shprehur rëndësinë e figurës së Sali Butkës i cili ka krijuar shkollat e reja dhe ka siguruar jetën e patriotëve të tjerë të Kolonjës dhe jo vetëm.

“Sali Butka është një personalitet i rëndësishëm i Rilindjes Kombëtare Shqipëtare dhe në periudhën e Pavarësisë. Ka kontribuar masivisht në krijimin e shkollave shqipe në zonën e Kolonjës, në të gjithë ato shoqërime që ai i ka bërë Petro Nini Luarasit pasi ka qenë njeriu më i besuar i tij, duke i siguruar jetën e duke e mbrojtur atë. Sot me rastin e inagurimit të një shtatoreje të tij, në zemër të Ersekës, unë mendoj se ka ardhur koha për ta risjellë përsëri  këtë personalitet në parametrat e tij të vërtetë.

Një personalitet që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e vendit, por duke mos e ngatërruar këtu emrin e tij me njerëz të cilët kanë patur akte vandalizmi që i janë veshur figurës së Sali Butkës.

Heroi i Kolonjës jo domosdoshmërisht duhet të mbajë përgjegjësi për ato veprime që ndodhnin në mes të zjarrit të Luftës së Parë Botërore. Mendoj se është e nevojshme të rikthejmë sytë për të ridimensionuar jo vetëm figurën e Sali Butkës por gjithë familjen e tij, pasi të gjithë janë hedhur në luftë me parullën Liri a Vdekje”, tregon Niko Kotherja.

Sot u vlerësua jo vetëm figura e patriotit të shquar Sali Butka, por edhe kontributi i tij së bashku me patriotë të tjerë kolonjarë që i sollën frymë të re Kolonjës, Korçës dhe gjithë Shqipërisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

PERSONAZH/ Njihuni me mjeshtren Ardiana Handraj, “Artizania e Shqipes”!

Publikuar

-

Nga

Ardianën nuk e sheh asnjë herë duke pushuar, në dorë mban gjithmonë një çentro apo pjesë të kostumeve popullore që i punon deri në detajet më të vogla. Ardiana Handraj është një artizane nga Shkodra e cila bën punime me dorë. Pasioni i saj është punimi që i bën Shqiponjës duke e cilësuar atë si “Artizania e Shqipes”, emër me të cilin e njohin të gjithë.

Ardiana Handraj, artizane

Ardiana thotë se pasionin e saj e ka zbuluar që në moshën 7 vjeçare ndërsa shton se ka mbi 35 vite që merret me këtë punë.

Në fakt unë kam që 7 vjeçe që punoj me dorë, ndoshta duket e pabesueshme por atëherë e kam filluar për herë të parë.  E kam patur trashëgimi por nuk është vetëm ajo sepse e kam patur edhe dëshirë e pasion që e vogël.  Këto punimet ku unë jam fokusuar që është Shqija siç i themi ne ka 35 vite që e kam me shumë qejf. Unë ka 20 vite që punoj edhe me kostumet kombëtare dhe kur mërzitem ndonjëherë me to atëherë kaloj tek Shqipja sepse më duket sikur qetësohem. Të dy gjyshet e mia por më pas edhe tezet dhe hallat janë marrë me këtë punë dhe unë them se është pak edhe me gen. Vështiësi nuk mund ta quaj edhe pse ndoshta dikujt i duket ashtu por për mua është kënaqësi që e punoj“.-u shpreh për CNA.al Ardiana Handraj.

Emigrantët, të dashuruar pas simboleve kombëtare mbeten klientët më besnikë. Madje, shumë prej tyre e cilësojnë Ardjanën si “Artizanen e Shqipes”, duke iu referuar Shqiponjës në veshjet e saj.

Klientët e parë që i vlerësoj dhe falenderoj patjetër që janë shqiptarët që jetojnë në shtetet e tjera sepse këtu mua më vjen shumë keq që nuk e vlerësojnë Shqipen që është simboli ynë kombëtar. Unë e dua shumë Shqiponjën dhe e punoj me shumë dashuri dhe kudo ku kam shkuar në aktivitete më kanë quajtur artizania e Shqipes. Deri edhe tek maskat tani për pandemi kam arritur që ta punoj Shqipen.  Në Mal të Zi kanë publikuar gazetat Shqipen time dhe unë jam surprizuar sepse atje është vend i huaj sido që të jetë. Para dy vitesh u bë Sofra e Dukagjinit në Neë York. Organizatorit të atij aktivitet i kam punuar 18 xhubleta  dhe 13 kostume burrash për 20 ditë. Një ditë përpara aktivitetit i ka patur gati. Xhubleta merr shumë kohë por unë nuk e di ku e gjeta atë kohë dhe as mua nuk më besohet sot që i shoh se si i kam punuar vetë“.-thotë Ardiana Handraj.

Xhubleta, kostum femrash 

Vlera në treg nuk është edhe shumë e madhe e këtyre punimeve që unë bëj thotë Ardiana sepse nuk është materiali i dikurshëm sepse po të jetë ai shkon edhe 1500 euro apo 2000 euro kurse me këtë material që është nuk mund të marrë më shumë se 350 mijë lekë të vjetër. Normalisht që pëlqehen dhe ka porosi por edhe në ato raste kur sheh se ka pak heiztim përveç porosisë që kanë artizania shkodrane thotë se i jep edhe ndonjë gjë tjetër dhuratë vetëm për t’i nxitur dhe për t’i bërë që klientët të ndjehen mirë. Kam dëshirë që t’i ushqehet fëmijës xhubleta, Shqipja apo të tjera dhe ato ta dinë që i kanë patur gjyshet e tyre, nënat dhe t’i kenë sot edhe vetë fëmijët apo të rinjtë, ta kenë pra si ushqim traditën, thotë Ardiana.

LEXO EDHE:  “Shkodra bombë me sahat”/ Ademi i përgjigjet Ramës: Dështove në menaxhimin e situatës

LEXO EDHE:  Voltana Ademi në Postribë: Kjo zonë ka potenciale për zhvillimin e turizimit

Ardiana bën edhe një mbulesë që më shumë dikur e kanë preferuar korçarët. Në Shkodër kanë qenë dy tri gra zonja tipike që e kanë punuar kurse në Malësi të Madhe absolutisht që jo. Për artizanen tonë është i 36-ti vit që e punon dhe e mban mend dhe nuk kam nevojë as ta shohë fare dhe ndoshta dikush mund të çuditet.

Çentroja e Korçës

“Unë që punoj pak shpejt për një ditë e mbaroj një çentro të madhe ndërsa një komplet çentro i do tri ditë dhe nuk ka vlerë monetare sepse nuk e vlerësojnë, por unë e bëj për pasion. Unë përdor edhe rrjetet sociale”.-u shpreh artizanja shkodrane. 

Rrjetet sociale janë shumë të rëndësishme. Ardiana ka një llogari në Instagram por më shumë punon me facebook. Ka shumë këngëtarë shqiptar që jetojnë në SHBA, Australi, Angli, Gjermani dhe shumë shtete të tjera. U është përkushtuar shumë atyre dhe ka kryer detyra që ndoshta nuk i kanë takuar sepse përveçse ia ka punuar porositë e tyre, ka shkuar më tej edhe duke i postuar.

Ajo që mbetet problem është se për momentin nuk ka asnjë person që mund ta trashëgojë. Kishte nusen por ajo iku jashtë Shqipërisë. Ajo filloi dhe arriti të mësonte dhe nisi të ndihmonte vjehrrën e saj por u detyrua të lërë Shqipërinë. Duke mos patur dikënd që t’ia trashëgojë Ardiana ka marrë një nisëm dhe shpreson ta realizojë në shtator. Ka dëshirë që të marrë një grup të rinjsh vajza dhe djem dhe një orë në ditë dua t’ia kushtojë atyre. Ky kurs për qendistarinë do të jetë falas vetëm e vetëm që t’ia injektoj si ushqim punën e dorës dhe traditën dhe ta njohin se si bëhet dhe ta mësojnë që kjo traditë të mos humbasë.

Gjatë pandemisë kur shumë kush nuk ka punuar falë Zotit unë kam patur punë dhe nuk mund ta mohoj. Është shitur shumë maska me Shqipen që kam bërë. Unë e bëra thjeshtë për promovim fillimisht se nuk kisha çfarë të bëja por u pëlqeu dhe kisha kërkesa shumë. Ka qenë një detyrë e vështirë sepse u dontë gjithë ditën të qepja , në dark i laja dhe në mëngjes pastaj i hekurosja dhe dizinfektoja dhe më pas bëja shpërndarjen e tyre. Kam bërë vetëm nga dy-tri orë gjumë gjatë kulmit të pandemisë. Deri tani kam shpërndarë 8700 maska të bëra me dorë. Disa prej tyre edhe i kam falur sidomos për pensionistët apo ata në nevojë sepse një maskë një mijë lekë ishte shtrenjtë. Sa blen një maskë pensionisti mund të blejë një bukë“, shprehet artizania Handraj.

Në fund ka një mesazh për të gjithë artizanët:

Mesazhi që kam është që të punojmë gjithë bashkë dhe të kemi harmoni me njëri-tjetrin dhe kam një thirrje të vogël“, përfundon artizania Ardian Handraj./CNA.al

LEXO TE PLOTE